I bën pushteti të pangopur me para apo të pangopurit synojnë pushtetin?

Intervista - - AKTUALITET -

Marko Zeneli

Pushteti i madh që kanë, i bën të pangopur për para. Se, Fullani, po të kishte një rrogë të vogël, do bënte kështu? Gjithmonë vjedhin e vjedhin, derisa një ditë Zoti lart i sheh që bëjnë maskarallëqe në kurriz të popullit dhe i zë poshtë me gjithë “punën” e tyre.

Josana Doda

Qëndrojnë t ë dyja këto që keni bërë ju, por më shumë them se të pangopurit nuk ngopen me pushtet sepse edhe vetë pushteti nuk ka një kufi me ligje këtu, që mund të ngopesh.

Lumturije Bajrami

Në r astin e Partisë Socialiste, këta janë të rinj dhe të pangopur për pushtet sa erdhën. Duhet të hanë njëherë mirë, pasandej të mendojnë për popullin. Ndërsa PD- ja, gjatë kësaj kohe po varfërohet dhe, kur të vijë në pushtet, do synojë sa më shumë drejt tij, që të pasurohet. Pra, kurrë ndonjëherë nuk do të ngopen me para.

Brisilda Karriqi

Problemi këtu është se të mëdhenjtë nuk ngopen kurrë me pushtet. Mjafton të shkosh në spital dhe sheh gjithë ata mjekë që nuk ngopen kurrë duke marrë. Barkmëdhenj dhe lekistë kanë mbetur historikisht.

Vesel Olloni

Qëndrojnë të dyja, por kemi shumë të vegjël që synojnë pushtetin. Ata duan të rriten dhe këtë e bëjnë duke vjelur sa më shumë nga qytetarët shqiptarë që nuk i mbron njeri.

Marsida Kaloti

Mendoj se i bën pushteti, se këta kanë harxhime marramendëse dhe këto harxhime marramendëse duan gjithnjë e më shumë pushtet. Pushteti të bën të pangopur kur nuk je i drejtë në punë, siç ndodh me këta tanët.

Lirie Bici

Këtu, në këtë vend ku ne jetojmë, të pangopurit nuk ngopen ndonjëherë, por më e keqja, sipas meje, vjen se këtu janë gjithë hallkat e pushtetit të pangopura. Leku të prish dhe këta mësohen keq. Prishen edhe vetë dhe harrojnë ata që janë keq, harrojnë popullin e shkretë që nuk ka ç’të hajë nëpër shtëpia se nuk e kanë më idenë se ç’do të thotë të vuash. Kot nuk thonë, i ngopuri nuk e kupton të pangopurin.

Bashkim Xhani

Ata që ka vënë Sala në pushtet, kanë qenë njerëz të vegjël dhe kanë synuar gjithmonë të bëhen si peshqit e mëdhenj. Por i vogli, a bëhet ndonjëherë i madh? Jo. Ndaj ata nuk u ngopën kurrë, sepse gjithmonë kanë qenë të vegjël.

Hermiona Çekrezi

Sipas meje, punë sot prishin të vegjlit që kërkojnë pushtet të madh. Ata duan të mësohen me të mirat e të mëdhenjve e luksin e tyre dhe marrin rryshfete duke shtypur më të vegjël se ata.

Engin Agallari

Të vegjlit që synojnë pushtetin. Zënë punë të vogla dhe ngjiten si milingonat derisa arrijnë majat. Fajin për këtë e kanë të mëdhenjtë që i lejojnë.

Enea B.

Të vegjlit synojnë të marrin pushtet, të mëdhenjtë synojnë ndonjëherë që të marrin edhe më shumë pushtet seç kanë, duke mbajtur t ë vegjël afër edhe… dreq o punë! S’i merret vesh…

Marta Golemi

I bën pushteti të pangopur. E mësojnë veten me të mira materiale dhe financiare. Kjo lind nevojën e të paturit gjithmonë dhe këtë, për pasojë, e arrijnë vetëm me anë të korrupsionit që nuk resht ndonjëherë.

Sara Zeqiraj

Të pangopurit gjithmonë kanë synuar, po synojnë dhe do të synojnë ( me sa duket), pushtetin. Ndaj edhe Shqipëria nuk do bëhet ndonjëherë…

Bajram Zeqiri

E ndjejmë mungësën e shtetit shqiptar në dekada.

Marsel Spahiu

Të mëdhenjtë që kemi ne e që i bën pushteti të pangopur. Aty çalon puna. Të mëdhenjtë që nuk po na lënë edhe neve të hamë!

Kristen Vlorë

Nuk kam një përgjigje konkrete për temë, por dua të them se ne kemi shumë të pangopur dhe më e keqja e tyre është se nuk ngopen kurrë… Besoj se i thashë të gjitha!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.