Valbona Halili: Në pritje të fëmijës sim të parë

Intervista - - MUZIKE -

Edhe pse kishte kohë që u mungonte televizioneve muzikore me klipet e saj, perla e muzikës popullore shqiptare Valbona Halili, vjen fuqishëm me dy klipe të reja, “S’ka kufi kur flet dashnia” dhe “Tata”, me pjesëmarrjen e aktorit të mirënjohur Muharrem Hoxha. Videoklipi “S’ka kufi kur flet dashnia” është një klip mjaft interesant dhe një nga këngët më të bukura popullore të ardhura deri më tani në këtë verë të nxehtë. E ndërsa po flasim për prurjet e reja të këngëtares në muzikë, Valbona ka edhe diçka tjetër të rëndësishme dhe të bukur për t’i rrëfyer publikut të saj: Ajo tregon për lexuesit tanë se është katër muajshe shtatzënë dhe mezi po e pret ardhjen në jetë të frytit të dashurisë me bashkëshortin e saj, Arturin!

Fabjola Kuburi: - Përshëndetje Valbona! Si po i kalon këto ditë vere?

Valbona Halili: - Përshëndetje! Ja, ku u ritakuam përsëri... Të them të drejtën, këto ditë vere, edhe pse jo t ë nxehta, j anë goxha të ngarkuara me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, po shijoj lançimin e dy klipeve të reja...

- Meqë jemi këtu, pse kjo mungesë në ekranet muzikore shqiptare?

- Kam munguar me klipe, por nuk kam qëndruar larg muzikës. Muzika është jeta ime dhe nuk mund të rri larg saj. Kam qenë e ftuar në koncerte të panumërta dhe jam shumë e kënaqur nga angazhimi im në to.

- ...dhe si ndodhi që erdhe jo me një, por pikërisht me dy klipe njëkohësisht?

- “S’ka kufi kur flet dashnia” është bashkëpunim me këngëtarin e talentuar Blerim Gashi, dhe një prodhim i Musical TV. Kjo kënga ka kohë që ka qenë në audio dhe menduam t’i realizonim edhe një klip. Kënga ka edhe një fabul shumë interesante, ata të dy i këndojnë dashurisë mes dy të rinjve shqiptar, ku djali në këtë rast është nga Kosova dhe vajza nga Shqipëria. Kështu lindi edhe titulli shumë domethënës i këngës: “S’ka kufi kur flet dashnia”. Klipi “Tata” është një realizim i Max Production, kënga me tekst të Jorgo Papingjit dhe me kompozim të Edi Balilit, duke mos harruar pjesëmarrjen e aktorit të mirënjohur Muharrem Hoxha.

- Nuk ishte e vështirë të realizoje dy klipe njëri pas tjetrit?

- Nuk diskutohet që ka pasur vështirësi sepse çdo punë që të realizohet me sukses kërkon përkushtim e si rrjedhim, ka edhe lodhje. Rëndësi ka që në fund, rezultati të jetë i kënaqshëm, ashtu siç ndodhi edhe me këto klipe. U lodhëm, por kjo punë dhe lodhje u finalizua me sukses.

- Kjo do të t hotë që je e kënaqur nga bashkëpunimi me këngëtarin kosovar?

- Shumë e kënaqur, jo vetëm nga Blerimi, i cili është një këngëtar i kompletuar profesionalisht, por edhe nga të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, Musical TV, realizuesit e këngës e të klipit. Besoj se kemi bërë një punë të mirë!

- Çfarë nuk do të harrosh për shumë kohë nga xhirimet e këtyre klipeve?

- Realisht, jam shumë e kënaqur nga serioziteti që iu kushtua realizimit profesional të këtyre klipeve. Duke pasur këtë parim në punë, nuk mund të kem në kujtesë situata të pakëndshme, por vetëm të kënd- shme.

- Të kalojmë pak në planin sentimental... Sa e lumtur është Valbona me dashurinë e saj?

- Është e vërtetë që dashuria ka vite që ka trokitur në jetën time dhe është tashmë krahu im i djathtë në gjithçka që bëj. Jam e lumtur dhe lumturia ime e ka emrin Artur.

- Me sa kemi dëgjuar, ti je shtatzënë... Është e vërtetë?

- Po, është e vërtetë që jam shtatzënë prej katër muajsh dhe mund të them që është një ndjesi fantastike, që nuk mund ta përshkuaj me fjalë. Edhe pse në pritje, tashmë gjithçka e lidh me mëmësinë dhe ndihem mrekullisht mirë.

- Ky është një lajm shumë i mirë dhe ne të urojmë gjithçka të bukur e të lehtë gjatë kësaj shtat- zanie. Ti, ke qejf të bëhesh me djalë apo me vajzë?

- Oh, nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, rëndësi ka fëmija që do të vijë në dritë, të rritet plot shëndet dhe të mos i mungojë dashuria, ndonëse është e sigurtë që do të ketë 110 për qind dashuri rreth tij.

- Ti ke bashkëpunuar me shumë producentë dhe kompozitorë në këto vite të karrierës tënde. Bashkëpunimi me cilët prej tyre ka qenë më i rehatshëm?

- Siç e the edhe ti, kam bashkëpunuar me shumë kompozitorë, autorë tekstesh, producentë dhe ata me të cilët kam bashkëpunuar e uroj të bashkëpunoj edhe në të ardhmen, janë Rozana Radi, Alban Furtuna, Shpëtim Saraçi dhe Edi Balili. Janë të mrekullueshëm!

- Muzika, për ty, është më shumë e bukur apo e vështirë?

- Është shumë e bukur dhe të jep jetë, por si çdo punë apo profesion, ka vështirësitë e saj. Bota e muzikës në ditët e sotme, është shumë konkurruese dhe ka bërryla, prandaj bëhet pak e vëshirë, por kjo nuk ka pse të ndalojë një profesionist të vërtetë, një artist të kompletuar. - Po xhelozi, a ka në muzikë? - Mund edhe të ketë, por unë nuk e kam ndjerë dhe nuk besoj ta ndjej ndonjëherë. Çdo këngëtar apo këngëtare ka adhuresit e vet dhe nëse punon me dashuri e përkushtim, arrin të shijosh frytet e punës, ndaj nuk ka pse të ketë xhelozi. Çdo njeri ka vendin e tij dhe është publiku ai që vlerëson profesionalitetin, çfarë është në nivel të lartë të realizuar dhe çfarë jo.

- Je ndër këngëtaret më të kërkuara nga publiku në gëzime familjare. A ndihesh e privilegjuar?

- Ndihem madje shumë e privilegjuar sepse është kënaqësi më vete të këndosh dhe të shikosh gëzim te familjet shqiptare, qofshin ato brenda apo jashtë kufijve. - Çfarë të lodh më shumë? - Edhe pse kam vite që e bëj këtë gjë, lëvizjet dhe udhëtimet më lodhin goxha. Jam mësuar tashmë dhe të japin edhe ato kënaqësi, por janë të lodhshme, gjithsesi... - Dhe... çfarë të çlodh? - Falënderimet dhe duartrokitjet e publikut e lehtësojnë lodhjen. Janë të pakrahasueshme, vërtet!

- Kur largohesh, të merr malli për shtëpinë, për shoqërinë që nuk i kushton dot vëmendjen e duhur?

- Është përjetim i ndryshëm te njerëz të ndryshëm. Realisht, kur largohem, më merr malli shumë për gjithçka që kam këtu, sidomos kur më duhet të qëndroj më tepër nga ç’kisha planifikuar, por tashmë unë e bëj prej vitesh këtë jetë dhe jam mësuar.

- Cilat janë ngjyrat që të personifikojnë?

- E kuqja dhe bluja më pëlqejnë shumë.

- A i kushton rëndësi estetikës, kurimit të imazhit? Sa kohë të merr?

- Jam këngëtare dhe si e tillë duhet të kuroj imazhin tim dhe stilin e të veshurit. Mundohem të jem e sinkronizuar me veshjet e reja dhe me shijen time. Sipas mënyrës sime, i kushtoj rëndësinë e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.