Adrijani për Florianin: “Po rritet djali”

Intervista - - JAVA VIP -

E mbani mend Florin e vogël, atë që ngriti peshë publikun me zërin e tij me këngën “Ngjyra e kuqe”, bashkë me Adrijan Gaxhën? Ishte pikërisht ky i fundit që vuri re talentin e tij dhe u tregua më i shkathëti për ta bërë pjesë të bashkëpunimeve të tij, të cilat rezultuan shumë të suksesshme dhe në favor të “zbuluesit” të këtij talenti. Bashkëpunimi mes t yre nisi me “Ngjyrën e kuqe” dhe po vazhdon ende sot. Në këtë mënyrë, po rritet edhe suksesi i Florianit i cili tashmë është kthyer në një ndër këngëtarët e preferuar të publikut. Bashkë me suksesin është rritur edhe vetë Floriani. Madje, këtë e thotë edhe Adrijani, i cili shprehet: “Po rritet djali” dhe ne nënkuptojmë pjesën tjetër, që Adrijani nuk e ka thënë hapur, se meritat i takojnë atij, por edhe se bashkë me Florianin, po rriten edhe të ardhurat e të dyve, por shumë më shumë, të mentorit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.