Noizy, Gold Ag, Meda, Kobresha, bashkohen në një… film

Intervista - - JAVA VIP -

Ajo që i bashkon është puna për një projekt artistik. “Zora” quhet projekti më i ri, filmi që ndër të tjerë bashkon emra të njohur këngëtarësh si: Noizy, Gold Ag, Meda, Kobresha… Ky do të jetë filmi i parë ( pas xhirimeve të një dokumentari të huaj i cili ende nuk është transmetuar) në të cilin merr pjesë Noizy, por sigurisht që jo i fundit, siç thotë edhe ai vetë. Ne pamë trailerin e filmit dhe duket se do të jetë i një natyre alla “Njeriu me shenjë” pasi shumë skena flasin për një film të gjinisë aksion, të cilin të gjithë do të mund ta shohin në kinematë shqiptare në fund të muajit tetor. Deri atëhere, mund ta “thyeni urinë” duke parë edhe ju trailerin e klipit në këtë link: http:// www.youtube.com/watch?v=w9m4oYblX8&app=desktop

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.