Dhurata Ahmetaj: Paraja, luksi dhe jeta e natës…

Intervista - - MUZIKE -

Të gjithë po flasin për të dhe për al bumin e ri “Dhurata”. Shumë e shohin e shumë pak e njohin, sepse imazhi prej femre superseksi të lë shumë vend për imagjinatë. Femrat janë kurioze të dinë për sukseset edhe prapaskenën e sukseseve të saj. Klipet edhe këngët të gjithë e dimë që kushtojnë shumë, megjithëse Dhurata po merr këto kohë frytet e punës së saj. Në këtë intervistë, si në pak intervista të tjera, ajo shprehet pa kursime rreth marrëdhënies së saj me paratë, famën edhe suksesin. Më tepër për Dhurata Ahmetajn, ju ftoj të lexoni këtë intervistë…

Rita Rrjolli: - Pse albumi yt i parë t i t ullohet “Dhurata”?

Dhurata Ahmetaj: -E para, kjo duhet të jetë dhe është e menduar të jetë një dhuratë për përkrahësit e mi, të cilët asnjëherë nuk më kanë lënë keq dhe të cilët gjithmonë më mbështesin. Së dyti, kjo do të jetë një dhuratë për gjithë industrinë e muzikës: Një ndryshim, një femër atraktive me këngë atraktive, që synon ndryshim pozitiv. Të gjitha këto kanë rezultuar që vetë albumi të titullohet si emri im “Dhurata”.

- Sa këngë do të ketë dhe ndër to, sa janë klipe?

- Këto do të jenë befasi për publikun. Nuk mund të zbuloj asgjë. Prandaj, prisni dhe vetëm shikoni.

- Cila është e veçanta e albumit?

- Është albumi im i parë dhe është po ashtu hapi më i madh në karrierën time. Është një ndryshim i madh që do të sjell në skenën e muzikës, që shpresoj ta realizoj, por që gjithmonë varet nga përkrahësit e mi.

- Dhurata, le të flasim pak për përditshmërinë tënde… Dhurata më e shtrenjtë edhe më e lirë që të kanë bërë?

- Apartamenti nga babai është më e shtrenjta dhe më e lira, një dhuratë nga Loni.

- Cila është dhurata më e çuditshme që ti i ke bërë dikujt?

- Nuk e di. Dhuratat e mia janë si unë, shumë normale dhe të bukura.

- Disa bëjnë shpesh dhuratë t ë brendshme seksi… Ti, i ke bërë ndonjëherë dikujt? - Asnjëherë. ( Qesh) - A je dakord me shprehjen “Femrat, më shumë se një mashkull, duan një kartë krediti”?

- Po pajtohem plotësisht, por nuk mendoj se të gjitha femrat janë njësoj. Për mua, karta e kreditit të një mashkulli është e barabartë me zero. Varem nga vetvetja dhe do të jetë gjithmonë kështu.

- A mund të quhesh milionere? - Ndoshta... - Në këtë moment, sa euro ke në portofol?

- Nuk mbaj kesh, kam shumë stoli në vlera t ë mëdha dhe karta krediti me të cilat kryej shërbimet e nevojshme.

- A ka investuar dikush ndër vite për këtë pasuri tënden?

- Babai, të cilin e dua shumë.

- Mes një biznesmeni të shëmtuar dhe një kamerieri simpatik, kë do të zgjidhje? - Kamerierin simpatik. - Meshkujt me të cilët ke dalë, numërohen me gishtat e një dore? - Po. - Flitet se Dhurata i ka f i ksim DJ- t … Është e vërtetë që nëpër klube, flirton me ta?

- Informacion i gabuar ky, përkundrazi, më pëlqejnë rojet dhe berberët.

- Më thuaj propozimin më të bukur që të kanë bërë?

- Nuk ka pasur aq meshkuj të guximshëm sa të më propozojnë. ( Qesh)

- A je femra romantike që do lule e çokollata? - Po, pa diskutim. - Dhurata, paratë më së shumti i shpenzon për…

- Për investime rreth karrierës sime muzikore dhe për dukjen nëpër koncerte e videoklipe.

- Kur kalon rrugëve, u fal lekë lypësve? - Po, u jap shpesh. - Makina jote është e markës…

- Nuk kam makinë, por kam 35 shoferë personalë. Ata j anë shoferët e kompanisë Taxi Beki, të cilët i falënderoj shumë. ( Qesh)

- Fakti që je e bukur dhe seksi, të ndihmon për të pasur një jetë më të lehtë?

- Po, shumë e vërtetë. Aq sa... Të mos vazhdoj më tutje... E kuptoni vetë.

- A mendon se bukuria jote nuk do ishte asgjë, nëse do të mbaje syze optike?

- Ndoshta do të dukesha më seksi. ( Qesh)

- Do të bëje diçka operacion plastik?

- Po, nuk mendoj se është ndonjë gjë shumë e madhe kjo, aq sa portretizohet dhe flitet nëpër media e nëpër shoqëri.

- Sa ditë mund të rrish pa shkuar në parukeri?

- Varet nga situata, por unë nuk kam parukiere, kam frizerin tim personal, Fitim Berishën nga Vogue.

- Kur shkon, sa gjatë rri duke u marrë me veten?

- Sipas nevojës, renditen edhe orët. ( Qesh)

- Numri i fustaneve që ka në garderobë Dhurata Ahmetaj?

- Pa limit. Të them të drejtën, kurrë nuk i kam numëruar.

- Raporti i takave edhe atleteve?

- Kam shumë, ndoshta mbi 200- 300 palë.

- Fama dhe luksi janë të l i dhura ngushtë… Çfarë nënkupton t i me luks?

- E kanë një gjë të përbashkët këto dy terminologji dhe përkufizime. Unë mendoj se janë të njëjta: Luksi është famë dhe fama është vetë luks. - Diçka të fundit... - Ju dua!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.