Promocion në Loto “6 nga 39”: “Milionerë për një vit” dhe shumë çmime të tjera

Intervista - - TURIZËM -

Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, vjen tashmë edhe më pranë të gjithë shqiptarëve përmes një promocioni t ë ri, shumë i nteresant. Gjatë t ë gjithë muajit Gusht, lojtarët e Loto “6 nga 39”, përpos çmimeve të shumta, do të kenë mundësinë të fitojnë edhe nga 200 mijë lekë ( të vjetra), secili, vetëm përmes një telefonate. Promocioni i ri fillon me datë 4 Gusht dhe përfundon ditën e fundit të muajit, të dielën e 31 Gushtit.

Por, si do të funksionojë promocioni i ri në Loto “6 nga 39”?

Të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Loto mund të bëhen pjesë e promocionit “Fitues çdo të Diel” duke telefonuar drejtpërsëdrejti në stu- dion e Loto “6 nga 39” gjatë hedhjes së shortit të ditës së diel, në numrin pa pagesë 0800 0639.

Dy telefonuesit e parë do të fitojnë nga 200 mijë lekë (të vjetra) secili. I vetmi kusht që duhet të plotësojnë telefonuesit është që të kenë një biletë të Loto “6 nga 39” me të paktën dy parashikime të vlefshme për një nga shortet e javës përkatëse. Nuk ka rëndësi nëse bileta e vlefshme është për shortin e ditës së enjte, apo për shortin e ditës së diel. Mjafton që të jetë një biletë e vlefshme me të paktën dy parashikime për shortet e javës përkatëse.

Verifikimi i biletës së vlefshme do të kryhet drejtpërsëdrejti në stu- dion e Loto “6 nga 39”. Telefonuesit do të japin numrin e biletës së tyre dhe pasi të kryhet verifikimi përkatës, telefonuesi do të shpallet fitues. Çmimet e fituara do të tërhiqen më pas në zyrat qendrore të kompanisë Lotaria Kombëtare, në kryeqytet.

Por promocioni i Lotarisë Kombëtare nuk përfundon me kaq. Surpriza më e madhe do të vijë në shortin e datës 4 Shtator, ku një nga lojtarët e Loto që do të dorëzojë më shumë parashikime gjatë muajit Gusht, do të fitojë çmimin e madh “Milioner për 1 vit”. Një nga lojtarët fatlumë do të marrë nga 1 milion lekë ( të vjetra) në muaj, çdo muaj, për një vit resht. Mënyra për të marrë pjesë në këtë promocion është tepër e thjeshtë: Lojtarët duhet të ruajnë të gjitha biletat që kanë luajtur gjatë muajit Gusht dhe më pas duhet t’i dorëzojnë ato në zyrat qendrore të kompanisë Lotaria Kombëtare. Fitues do të shpallet lojtari që do të ketë numrin më të madh të parashikimeve.

Kujdes, nuk ka rëndësi numri i biletave të dorëzuara, por numri i parashikimeve. Një biletë me 12 parashikime të vlefshme, do të numërohet 12 herë. Gjithashtu, një biletë e plotësuar për disa shorte radhazi, do të numërohet për aq shorte sa është luajtur.

Promocion i ri në Loto “6 nga 39”: “Milioner për një vit” si dhe nga dy fitues me nga 20,000 Lekë (të reja), secili, çdo të diel, përgjatë të gjithë muajit Gusht.

Lojtarët mund të dorëzojnë biletat e tyre çdo ditë të javës, e hënë në të premte, nga ora 09: 00 deri në 17: 00, në zyrat qendrore të Lotarisë Kombëtare.

Afati i fundit për dorëzimin e Biletave të luajtura gjatë muajit Gusht është deri më datë 3 Shtator 2014. Në shortin e datës 4 Shtator do të shpallet edhe fituesi i promocionit, i cili do të marrë çdo muaj, për 12 muaj resht, shumën e një milionë lekëve të vjetra.

Përveç promocioneve fantastike, të gjithë mund të luajnë çdo ditë të enjte e të diel edhe për Jackpotin, i cili po rritet pas çdo shorti, si dhe për shumë çmime të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.