10 tipe burrash që do të takoni këtë verë...

Ata janë joshës, shumë joshës... Tëhidhemnësulm,apojo?

Intervista - - INTIMITET -

1. Shitësi i plazhit

Në plazh më tërheqin gjithmonë ëmbëlsirat që shiten në breg të detit. Ky djalë, për shembull, e ka lëkurën ngjyrë karamele dhe një buzëqeshje po aq verbuese sa një dritë fari. Ai ndalet çdo dy- tre minuta pranë peshqirit të plazhit ku jam shtrirë unë, bën një shaka dhe pastaj ikën prapë. Për ta bërë për vete, mjafton kjo frazë: “Sidoqoftë, shitja e ëmbëlsirave është një sport më vete. Çfarë muskujsh!”. Nga një kompliment të vogël çdo ditë dhe lidhjet forcohen. E vetmja e keqe është se, duke biseduar përditë dhe duke blerë ëmbëlsira, linja ime fillon të vuajë...

2. Roja e plazhit

(baywatch)

Dakord, është klishe, por kjo nuk pengon t a shoh ngjyrën e kuqe të mbathjeve të tij si një fillim korride. Ai zhvendoset në “tufë”, ka një nxitim në pamje sikur çdo njeri të ishte në rrezik jete dhe kjo është s- e- k- s- i. Ai merr medaljen si “trupi më i nxirë dhe të pasmet më të bukura të plazhit”.

Teknika ime: Unë kaloj paksa vijën e “ndalimit të larjes”, në mënyrë që ai të fishkëllejë me bilbil. Ai lëviz krahët në ajër, unë bëj sikur nuk kuptoj asgjë. Atëhere ai niset në drejtimin tim, për të më paralajmëruar nga afër. Është momenti i duhur për të filluar bisedënjoshje... ose për të marrë një mësim të mirë nga ai. Herën tjetër, po u mbyta, u mbyta. E keqja e vetme: Konkurrenca është e fortë... vetëm në plazh du- het të ketë afro 750 vajza si Pamela Anderson...

3. I djeguri nga dielli

Ky djalë është shumë i bardhë ditën e parë të pushimeve dhe mund të arrijë ngjyrën e kuqe flakë vetëm brenda një pasditeje, tamam si një aragostë. Një kontakt sysh mjafton për t’i dhënë të kuptojë se unë e ndaj dhimbjen me të. Lëkura e tij e kuqe po rripet dhe nuk do ta prek me dorë, se irritohet. Mbase në dimër ai është simpatik. Nëse dua të filloj bisedën me të, i jap një krem qetësues për lëkurën (Bepanthen). Ai, patjetër, do të preket nga kjo përkujdesje.

4. Donzhuani

Sporti i tij i preferuar? Joshja! Në verë, ai i shpalos në maksimum kapacitetet e tij. Plazhi, rruga, apo klabi, çdo hapësirë është një terren loje për të. Është donzhuani i kohërave moderne. Ai më thotë: “E di ti që je një nga diejt e galaktikës sonë?”. Është më mirë të largohesh sa më shpejt prej tij! Është e vërtetë se për t’u njohur me dikë, duhet të flasësh, por ai flet kot më kot dhe kjo është e padurueshme. Nga ana tjetër, mbase edhe Viktor Hygoi bënte t ë njëjtën gjë në moshën 20 vjeçare... Mbase ia vlen të buzëqeshësh dhe të dëgjosh citimet e tij të nxjerra nga interneti...

5. Ai, me rroba

banjoje slip

Ngjan sikur të ketë lindur me to! Këto rroba banje i shkojnë vërtet shumë. Burri me slip është ekuivalenti i vajzës me bikini: Seksi. Përveç kësaj, ato janë edhe praktike dhe, meqë të dy kemi ftohtë te të pasmet në momentin e futjes në det, zhytemi me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë. Nëse dua të zë një burrë të tillë në rrjetat e mia, e imagjinoj sikur të jetë veshur me kostum dhe i flas duke e parë drejt e në sy. Nuk duhet ulur kurrë vështrimi. Kurrë!

6. Sërfisti

Ah, klani i mbyllur i sërfistëve! Sapo i sheh ata në grup, ta bën zemra tak. Nëse do të kishte një CV, ky djalë do t ë shpallej drejtori i përgjithshëm i plazheve. Zakonisht, vajzat që theken në diell duke u rrotulluar sa para- prapa mbi rërë, nuk i pëlqejnë, por atë buzëqeshje që ka në fytyrë kur del nga uji, ma ka drejtuar mua, apo jo? Ky Apollon nuk është i arritshëm në plazh, ai shkon aty vetëm për të kalëruar dallgët. Atëhere, pres dark- ën, vishem bukur, jam e freskët, e natyrshme dhe ulem afër një zjarri në plazh, ku ai ka vajtur. Obobo, sa vajza qenkemi rrotull këtij zjarri!

7. Barmeni

Ai është perëndia e mohitos (lloj koktejli), xhongleri i shejkerit ( gota ku përgatiten koktejlet). Ai e njeh mirë j etën e natës dhe mishëron përcaktimin e djalit “cool”. Sigurisht që na pëlqen një djalë i tillë i shkathët, që ka mbi 800 miq në rrjetin e tij. Unë kërcej si një pinguin me këngën e fundit të Rihanës dhe mendoj se talentet e mia si kërcimtare i bëjnë përshtypje. Ndërmjet dy diskutimeve, ulem në bar dhe pres të kem pirë afro 4 koktejle për t’i drejtuar fjalën. Pasi jam dendur me mohito, shqiptoj ndonjë frazë që më bën të dallohem nga masa: “Një qumësht me kakao, të lutem!”. Është e lehtë të të gjuajnë kur je ulur pas barit. Thua të jetë kaq seksi edhe i veshur me tuta?

8. Seksi i plazhit

Ky mashkull burrëror dhe narcist, mendon se është i zoti i plazhit. Ai e ka trupin gjithë muskuj, të depiluar, të nxirë me solar dhe e vetmja gjë që pret gjatë gjithë vitit, është të dalë në plazh. Vetëm se, Mister Bota, më zë diellin. I palëvizshëm para peshqirit tim, ai më zhyt në errësirë. I them: “Ju lutem, mund të zhvendoseni pak?”. Një gjë është e sigurtë, unë nuk

rrezikoj t’i pëlqej, sepse e ka mendjen të vështrojë muskujt e tij, se mos i janë zbutur... Unë vetë jam sportive dhe kam njëfarë respekti për këtë t r up plot muskuj. Nëse ai do të mendonte pak, do t’i ngjante skulpturës “Mendimtari” të Rodinit. Po t’i propozoja kremin tim të diellit me xixa, do të vinte tek unë?

9. Lexuesi i palodhur

I palëvizshëm, me bermuda, ai merr një qëndrim të relaksuar, me këmbët e kryqëzuara mbi shezlong. As fëmijët që ulërasin, as topat që i bien pranë, nuk e bëjnë të heqë dorë nga libri i tij me 600 faqe. Çdo pasdite, unë vë re peshqirin e tij mbi shezlong. Po, ai duket tip i mërzitshëm, por kur e shoh nga afër, vë re që është simpatik. Lexoj titullin e librit që i pëlqen aq shumë dhe shkoj në librari për ta blerë. Meqë atij nuk i pëlqen të ndryshojë zakonet e tij, ulem në nesërmen, në të

njëjtin vend, në të njëjtën orë, afër peshqirit të tij dhe nxjerr në pah librin që kam blerë.

10. Miu i qytetit

Këtë vit, ai nuk shkon dot me pushime dhe ka mbetur i bllokuar në zyrë. Ai i ka mbushur rrjetet e mia sociale me fotot e tij: Me një foto në Instagram ku është duke pirë një koktejl vetëm, apo në një klab me shoqërinë. Sikur të ketë marrë përsipër një mision, ai do t’u provojë 436 miqve të tij se di të zbavitet edhe në qytet. Ai është kudo në smartphone- in tim, më ka shkarkuar baterinë dhe bën të më tingëllojë celulari çdo 30 sekonda. Megjithatë, jam e sigurtë se do ta ritakoj në fund të pushimeve. Për më tepër, ai nuk ka ndryshuar. Pas çmendurisë së pushimeve, është mirë pak stabil i t et, aq sa do t ë kishe dëshirë ta falënderoje. Për ta joshur, mjafton t’i bësh “like”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.