Kush është tradhtari i kohës sonë?

Intervista - - INTIMITET -

Sipas një studimi të kryer nga siti i takimeve jashtëmartesore Gleeden, ekziston një profil i caktuar i një burri që tradhton sot. Ja, kujt i ngjan ai...

Tradhtia është gjithmonë një subjekt që shqetëson njerëzit. Meqë vera është edhe stina kur ndodhin më shumë t radhti, shumë njerëz kalojnë në sitën e kontrollit edhe gjestet e ndryshimet më të vogla të partnerëve, për të kuptuar nëse ka ndonjë gjë të dyshimtë në sjelljen e tyre. Por, duhet thënë se në kohën e sotme, periudha e verës nuk është gjëja e vetme që mund të zgjojë frikën në gjirin e çiftit. Aktualisht, sitet e takimeve jashtëmartesore online janë në lulëzim të plotë dhe pikërisht njëri prej tyre ka bërë një sondazh për të përcaktuar tipin e tradhtarit të kohës tonë. Sondazhi është bazuar te pjesëtarët e sitit në fjalë dhe na ka dhënë shifra pothuajse të ngjashme me klishetë që kemi të gjithë për personat që tradhtojnë. Duhet thënë se, megjithëse kohët e fundit është shtuar shumë numri i grave të regjistruara në sit, kampionin për tradhëtinë e mbajnë burrat, me 59% të njerëzve t ë regjistruar. Gjithashtu vëmë re se nuk janë të rinjtë që kanë më shumë tendencë të tradhtojnë, sepse 51% e e tyre janë të moshës 35- 49 vjeç. Shumica e tyre janë persona që jetojnë në mjedis urban, në masën 85% me shkollë, gjë që shpjegon më shumë shifrën në vazhdim: 58% e burrave që gjejnë të dashur janë gati të shpenzojnë deri në 350 euro në muaj për marëdhëniet e tyre jashtëmartesore. Një goxha buxhet, pra, tradhtia mund të kushtojë shtrenjtë, në të gjitha nivelet! Megjithëse shumica e marrëdhënieve jashtëmartesore janë pa të ardhme, ose të paktën pa ndjenja, janë 32% e tradhtarëve që bien në dashuri me flirtet e tyre!

Si përmbledhje, ja, tipi i tradhtarit të sotëm: Një burrë i moshës 35-49 vjeç, që jeton në qytet, me portofolin plot... Ju, a njihni ndonjë të tillë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.