Mahiri zbulon se Turguti është Adjutanti

Intervista - - TELENOVELA -

Mahiri takohet me Feriden dhe i thotë se nuk është e drejtë që për hir të tij, ajo të fejohet me dikë tjetër. Feridja përpiqet ta bindë se kjo fejesë është e vërtetë dhe se ka zgjedhur një burrë të cilin familja e saj mund t’ia pranojë. Mahiri i thotë se e ka zhgënjyer shumë dhe largohet, duke hequr dorë përfundimisht prej saj.

Sinani e gjen Feriden duke qarë dhe e pyet nëse po qan për Mahirin. Ajo i thotë se Mahiri është dashuria e saj e përjetshme. Sinani i thotë se koha kalon dhe i shëron plagët...

Jasini i tregon Mahirit se Nexhdeti e di se kush është Adjutanti dhe se ai ka gjetur tashmë pikën e dobët të Nexhdetit, që do ta bëjë atë patjetër t ’ua t regojë atë emër. Jasini i t regon se dashuria e jetës së Nexhdetit është Ajteni. Mahiri acarohet dhe e pyet Ajtenin nëse është e vërtetë se ajo po jeton me Nexhdetin. Ajteni e pranon dhe i thotë se Nexhdeti është treguar shumë i mirë me të dhe se tani, ai është si vëllai i madh i Nurtenit. Mahiri i kërkon të largohet, por ajo i thotë se kishte mbetur krejt e vetme në këtë jetë sepse burri që ajo dashuron është i dashuruar me dikë tjetër dhe se Nexhdeti është e ardhmja e saj. Mahiri i thotë se do ta vrasë Nexhdetin, por Ajteni i thotë se i ka marrë gjithçka në jetë, por Nexhdetin nuk do të mund t’ia marrë dot.

Kerimja dhe Mehmeti janë krenarë për festën e fejesës dhe e konsiderojnë atë si një sukses.

Në shtëpinë e Mahirit, Songuli, Ilknuri dhe Safija janë të shqetësuar për mungesën e Bulentit, që po ndikon keq te Nazifi i vogël dhe për mungesën e lajmeve nga Orhani.

Jasini dhe Mahiri vendosin të gjejnë mënyrën për të folur me vrasësin e Baharit, për të zbuluar ndonjë gjë prej tij.

Në shtëpinë e Mahirit gëzohen për daljen e tij nga burgu. Mahiri i premton së ëmës se do ta gjejë të vëllain dhe do ta sjellë në shtëpi. Osmani e kërcënon Jasinin se do t’i tregojë Mahirit për lidhjen e tij me Songulin. Jasini takohet me Songulin dhe i thotë se nuk mund t’i thotë vëllait të saj se ai është i dashuruar me të...

Turguti ka punësuar si shërbyese në shtëpi një grua që do të kërkojë kudo për të gjetur kopsën, prova e vetme që mund të vërtetojë fajësinë e tij.

Turguti i tregon Ferides se ai është prokurori i çështjes së Baharit dhe se do ta bëjë fajtorin të vuajë për atë që i ka bërë mikes së saj. Në gjyqin që zhvillohet, vrasësi thotë se e ka vrarë Baharin për ta vjedhur, por Feridja thotë se ai po gënjen dhe i kërkon gjykatësit të shënojë gjithçka që thotë ajo. Feridja t r egon për skenën e vrasjes dhe thotë se nëse ai kishte shkuar për të vjedhur, pse priti derisa shkoi Feridja dhe deshi të vriste edhe atë gjithashtu? Pse nuk vodhi dhe të zhdukej? Ajo deklaron se kjo është një vrasje e qëllimshme dhe jo për vjedhje. Feridja thotë se nuk ka fakte për ta vërtetuar këtë, por do t’i gjejë shumë shpejt dhe i kërkon gjykatësit të mos e mbyllë këtë çështje. Gjykatësi e shtyn gjyqin. Jashtë sallës, Turguti i thotë Ferides se do të hetojë ai që ta gjejë arsyen se pse ai burrë e vrau Baharin. Ai e pyet nëse Feridja ka besim tek ai dhe Feridja i përgjigjet se t ashmë s’ka besim t ek askush.

Mahiri e pyet Jasinin se pse nuk u ul të hante kur e ftoi Safija. Ai i thotë se është vëllai i tij, ndaj edhe motrat e tij, janë motrat e Jasinit gjithashtu... Jasini bëhet nervoz.

Ajteni futet të kontrollojë në dhomën e Nexhdetit dhe përpiqet të mësojë nga shoferi se kur ai do të kthehet në shtëpi.

Mahiri dhe Jasini rrëmbejnë vrasësin e Baharit dhe kur Feridja shkon për ta takuar të burgosurin, mëson se dikush ua ka prerë rrugën makinave të burgut dhe e ka rrëmbyr atë. Feridja e kupton se kjo është vepër e Mahirit...

Mahiri e kërcënon vrasësin se nëse nuk u tre- gon sa më shpejt se kush e ka urdhëruar të vrasë Baharin dhe se kush është Adjutanti, ata nuk do t’i japin ilaçin e diabetit dhe se brenda dy orësh, do të vdesë.

Safija i kërkon Ilknurit të shkojë të kontrollohet te mjeku sepse është shumë e zbehtë dhe sepse barku nuk po i rritet... Feridja shkon në shtëpinë e Mahirit, për ta kërkuar. Ilknuri e pyet se si ka guxim dhe kërkon vëllain e saj kur i ka thyer zemërn atij me fejesën e saj... Safija e qorton.

Feridja përballet me Jasinin dhe e qorton se si e lejon Mahirin të bëjë gjëra të tilla, duke nënkuptuar rrëmbimin e të burgosurit. Jasini i thotë se nuk e ka takuar Mahirin tani që ka dalë nga burgu dhe ikën, por Feridja e ndjek nga pas dhe arrin të shkojë në vendin ku mbahet vrasësi. Ajo shikon nga dritarja se si Jasini dhe Mahiri e kërcënojnë të flasë, përndryshe do të vdesë. Ai u thotë se urdhërin për të vrarë Baharin e ka dhënë Adjutanti, por ai nuk e di se kush është ky. Ai u tregon se Adjutanti ka një të dashur bjonde që ka thënë se Adjutanti e ka vrarë Sulejmanin dhe ata të dy e bëjnë gjithçka bashkë.

Feridja përballet me Mahirin dhe e qorton për mënyrën që ka zgjedhur për të vënë drejtësi. Mahiri i thotë se ata të dy janë të huaj tashmë dhe do të takohen në gjykatë, kur ai ta sjellë Adjutantin para saj!

Jasini e çon vrasësin në spital dhe i thotë infermieres të raportojë në polici, pasi ai është një i arratisur nga burgu.

Ajteni shkon te Mahiri dhe i thotë se Adjutanti do të takohet me Nexhdetin. Mahiri dhe Jasini shkojnë në vendin e takimit dhe shohin të vijë në fillim Nexhdeti, pastaj Jilani dhe në fund... ata shohin të vijë Turguti. Mahiri dhe Jasini shokohen kur mësojnë se: Adjutanti është Turguti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.