Hoze Luisi shkon në shtëpinë e Alehandros

Intervista - - TELENOVELA -

Duke ikur me makinë Hoze Luisi dhe Refugio bëjnë aksident dhe bien nga shkëmbi. Loreto informon Pedron se Hoze Luisi dhe Refugio kanë vdekur. Edhe një herë tjetër, Monserrati ia thotë në fytyrë Alehandros se e vetmja gjë që ndjen për të është urrejtja. Monserrati shqetësohet kur Maria i thotë se do të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Maria i ofron ndihmë Monserratit për t’u arratisur dhe kjo e fundit pranon…

Maria e ndihmon Monserratin të arratiset natën, por e bën që t’i betohet se nuk do t’i tregojë askujt se e ka ndihmuar ajo. Maria bie dakord me Juventinon që ta çojnë Monserratin në një kasolle të bnraktisur, por Maria nuk e di se Juventino ka vendosur ta përdhunojë Monserratin…

Alehandroja e siguron atë Anhelmon se nuk i intereson që Monserrati e urren, ai do ta mbajë gjithmonë pranë vetes. Graciela i kërkon Jozefinës ta lërë të qetë Dimitrion, por ajo i thotë se ka shumë cilësi të mira dhe se nuk duhet ta paragjykojë. Rozario dhe Hoze Luisi arrijnë në fermën e Alehandros. Ky e fundit, pa e ditur se kush është, e pyet nëse ai është Antonio Olivares dhe Hoze Luisi thotë se po. Alehandroja përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me Monserratin…

Jozefina i propozon Dimitrios që të martohen në fshehtësi dhe t’ua tregojnë të tjerëve vetëm pasi ta kenë bërë fakt të kryer. Monserrati dhe Alehandro janë ulur për të ngrënë darkë kur brenda futet Hoze Luisi. Monserrati shokohet. Ajo e takon në fshehtësi Hoze Luisin, ata puthen dhe planifikojnë si do të arratisen së bashku…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.