Ç’po më shohin sytë?!

Intervista - - SPECIALE -

Mos shkoni në plazh… të dehur!

Ky ishte titulli i parë që na shkoi në mendje kur pamë këtë foto. Që është pa mendje, kjo duket qartë, madje dyshojmë se objekti në fjalë ( pra, mendja) i mungon këtij personit që ka marrë këtë “pozën” alla Majli Sajrës…

Ndalohen takat në plazh!

Pronarët duhet të mendojnë seriozisht për vendosjen e një tabele të tillë në plazh. Nuk e dimë se kujt (eh, kujt) do t’i shkonte në mendje të shkonte në plazh me taka e përveç kësaj, të futej brenda në det me taka, e përveç kësaj, të bënte një foto me vetëkrenari të tipit: “Jam perfekte!”. Epo, për këtë, s’kemi fjalë

Kujdes, kur “varroseni”

në rërë…

Nëse është e vërtetë ajo legjenda alla shqiptare që kur të bien jashtëqitjet e zogjve të ndryshëm ( jo të Tunës, besojmë ) ke fat, atëhere ky është një nga njerëzit më me fat në botë. Gjithsesi, duhet t ë keni kujdes në përgjithësi, çfarëdo që të bëni, merrni par a s ys h pasojat . Megjithëse, jashtëqitjet e pulëbardhave, s’të bëjnë përshtypje, si pasojë serioze…

Po hiqini shapkat, more…

Djal i , me s i g u r i , k a q e n ë d i s i i shpërqendruar që nuk i ka hequr shapkat ndërsa merrte rreze dielli, se, që shapkat janë me vrima, besojmë se i ka parë. Gjithsesi, ia vlen të përmendet se ai e ka thyer tendencën e shapkave me gisht

Gjysmë çokollatë,

gjysmë vanilje

Përveç faktit që kushdo që e ka bërë këtë foton, është një gjeni i vërtetë, duam t’ju themi edhe një fakt tjetër. Nëse shkoni në plazh me pantallona të gjata dhe të nesërmen vendosni t’i vishni të shkurtra, sigurohuni të mos dilni në publik pa u nxirë mirë nga këmbët!

Për aq kohë sa toka mban lloj e soj

njerëzish, çudirat kudo do të vazhdojnë me furi. Ne po ju sjellim pak argëtim, kurse ju, mjafton të

shihni fotot dhe të qeshni J

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.