INTERVISTA NË PLAZH

Kush është për plazh?! - Në vend të reportazhit - (CHAPTERII) (TRIP-I VAZHDON)

Intervista - - SPECIALE -

... dhe aventurat vazhdojnë. Plazhi nuk ngelet me aq, fundja të rinjtë kanë kaq shumë energji saqë… rrinë gjithë ditën në shezlong duke ekspozuar format dhe zor se lahen dy a tri herë në det! Hehe, këtij i thonë plazh e kaluar plazhit! Për not, nuk bëhet fjalë, gocat janë tepër delikate për të notuar. Pasi të dyja palët ia kanë arritur qëllimit kryesor të pushimeve të tyre; të gjuajnë e të gjuhen, pasi gocat kanë bërë që t’i ngacmojnë gjithë çunat që ndodhen rreth e qark ( ata singëll ose jo : P) dhe pasi çunat s’kanë lënë gocë pa ngacmuar që nga ato adoleshente e deri te mesogratë, çunat i lutin vajzat që të futen në det se “uji është i ngrohtë” ( terminologji e shpikur nga shqiptarët)! Më në fund, gocat “zbresin” nga shezlongu i tyre i madhërishëm për t’u futur në det ( për disa minuta), më shumë për t’u ankuar, sesa për t’u kënaqur.

Pas ecjes me delikatesë, përtesë ( e jo vetëm), gocat më në fund mbërrijnë në destinacion... Çfarë kuptuat ju? Për bregun e parë e kishim llafin; po, po, atë të parin fare! Bregu i shkretë, kthehet në pasarelë modelesh ( ç’modele se!) e fotografësh djem. Poza nga më të ndryshmet ( vetëm duke i parë, të shkon në mendje të botosh një libër me 1001 instruksione si mund të pozojmë në bregdet…), pa harruar ato klasike në formë S- je për një ekspozim sa më të përkryer të formave ( qoftë edhe inekzistente) dhe pozimin e famshëm prej buzë- patoku…

Pas 537183920646730 fotove, pas 1001 klithmash se uji është i ftohtë, pas 2001 çjerrjesh gërricëse ndaj çunave që i ngacmojnë me stërkala uji, gocat futen në det PËRFUNDIMISHT! Me një kujdes maksimal se mos prishin make-upin e vendosur në fytyrë që para nisjes (pastaj, të gjithë e dimë se si duken), me syzet e diellit firmato, mundë- sisht me logot e ndryshme aty ke bishtat, që të gjithë ta shohin se janë firmato ( se janë të bukura, se jo, kjo s’ka rëndësi…). Ka nga ato më delikatet që ende nuk kanë mësuar të notojnë dhe rrinë në krahët e shokëve (këta të fundit, më të lumtur se kurrë), ndërsa të tjerat, që e kanë të dashurin aq xheloz, sa nuk u lejon as t’i shohin çunat ( ama i lejon të shkojnë me ta në plazh!), rrinë të lumtura e krenare në krahët e shoqeve të tyre.

Pasi ndonja çerek ore në det, gocat dalin se duhet të marrin rreze dielli (sërish), ndërsa çunat, të lumtur e moskokëçarës, vazhdojnë të shijojnë ujin. Kështu kalon paradit-

Që ua keni vënë zjarrin plazheve, që jeni larë të gjithë në shkuma parti : P, që janë mbledhur gjithë zjarrëfikëset e Shqipërisë andej nga Jugu, këtë e kemi marrë vesh të gjithë ne… Ç’t’u bëjmë ne check- ineve, fotove, Instagramit! Tani, ( fund) javë e re, risk i ri, themi ne të “Intervistës”, kështu që harrojini aventurat e javës së kaluar dhe bëhuni gati të lexoni ca gjëra të lezetshme

“qajnë hallin” e tyre kryesor, u rrëfejnë bashkëfolëseve që së fundmi, krejt rastësisht, kanë filluar të pëlqejnë ndonjë shoqen e tyre ( këtë e zbuluan gjatë kohës së meditimit në plazh)...

Dhe, si mund t ë shijohen pushimet pa qenë aktivë në rrjetet sociale çdo 15 minuta, duke postuar statuse e foto?! Epo, tani, ka diçka që nuk shkon në këtë mes... Nëse do të ishit të gjithë kaq të kënaqur e kaq të zënë sa thoni nëpër foto, do t’i braktisnit pak këto rrjetet sociale… Ah, se harruam dhe diçka tjetër. Kemi një këshillë për ata që janë më me pak fat dhe mund të shkojnë në plazh vetëm dy ditë, por të bëjnë foto sa për një muaj: Ruajini fotot për vete! Mos postoni herë pas here fotot që i keni bërë brenda një dite, duke bërë sikur jeni në atë vend çdo ditë të verës. Ndoshta dikush, dikur, e di që jeni në shtëpi, në punë ose në ato kafet e mbipopulluara… Ne, për ju mendojmë! ja, derisa vjen orari i bekuar i drekës, orari në të cilin të gjithë janë vetvetja ( më në fund, ushqim! : D). Çunat, pak të mërzitur nisen drejt restorantit, me ato çantat klasike Louis Vuitton, Gucci, Prada me shapkat me gisht dhe me gocat të cilat, duke ecur, ankohen për sasinë e rërës në plazh ( le ta heqë dikush!), se u futet në shapka dhe i bezdis (ç’na u kujtua Princesha dhe bizelja!…). Më të krekosura se kurrë mbërrijnë në destinacion gocat, duke menduar për ushqimin, ndërsa çunat… eh, çunat (eh, portofoli i tyre, thuaj!)!

Pas drekës, shkohet nëpër dhoma për të pushuar ( pas ditës së lodhshme…), çunat më vete e gocat më vete. Të parët ndoshta vërtet pushojnë e flenë, ama gocat jo! Tani, fillon telenovela, fashion shovv, nxirren rrobat e tjera të banjos ( kurrsesi nuk mund të shkosh në plazh në të njëjtën ditë, me të njejtat rroba banjoje!), mendohet çfarë do vishet në darkë, ndonjëherë edhe provohen me rradhë gjithë rrobat në valixhe...

Pas “pushimit” të drekës, vjen pasditja në plazh, ku e vetmja gjë që ndryshon është ngjyra e qiellit ( dhe rrobabanjot e gocave, sigurisht : p). Pasditja është më e lezetshme, më romantike : p. Nëse jemi me fat, ndonjë nga gocat ka marrë me vete edhe ndonjë libër për të lexuar. Diku ndodhet një çun e një gocë që bisedojnë për probleme të rëndësishme: “Cilat janë kafet më të mira në Bllok?”, “Pishinat më t ë bukura në Ti r a në?”, “Çfarë bën ajo me atë të dashur që ka t ani?!”… Pastaj, çunat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.