Truket e pushimeve!

Intervista - - SPECIALE -

Kur bie fjala për trukime, gjëja e parë që na shkon në mendje janë ndeshjet e futbollit, POR JO! Këtë herë, trukimi nuk është diçka kaq negative. Lexoni, mësoni dhe praktikoni.

Dua të futem në det, po ku t’i lë gjërat me vlerë?!

Një nga problemet e të gjithë gjatë kohës që jeni në plazh, është ai i lënies së gjërave me vlerë si: Çelësat e shtëpisë, paratë e telefoni në një ambient aq të hapur, pa i vjedhur ndokush. Ne po ju paraqesim dy demonstrime shumë të thjeshta që gjithsecili mund t’i përgatisë individualisht, në mënyrë që “t’i mbroni” gjërat tuaja nga duart tepër të gjata! J

Panolinoja thesar!

Ky truk është sa i lezetshëm, aq edhe qesharak! Kujt i kishte shkuar në mendje se një panolinë që të gjithë e dimë për çfarë përdoret, mund të kthehet në “miniheroin” tuaj të pushimeve?! Truku nuk ka nevojë për shumë instruksione. Mjafton të fusni gjërat me vlerë në të dhe ta lini panolinën disi të ekspozuar. Me këtë, ndoshta s’guxojnë as t’i afrohen çadrës tuaj e jo më të marrin diçka! : P ( na falni, nëse ndërkohë jeni duke ngrënë : p)

Krem plazhi, por jo

krem plazhi!

Ja, një truk se si të mbroni gjërat tuaja me vlerë. Merrni një shishe nga ato të kremit të plazhit, boshatiseni, priteni dhe lajeni mirë. Në momentin kur do të futeni në det, nuk është nevoja që dikush të bëhet roje, mjafton të lini “kremin e plazhit” diku në shezlong dhe të vazhdoni punën tuaj. Besojmë se askush nuk e lakmon kremin tuaj të plazhit!

Refleks falas!

Nëse e keni ngjyrën e flokëve të hapur dhe dëshironi të bëni ndonjë ndryshim të vogël, këtë verë (dhe falas :p) mjafton të merrni me vete në plazh disa limona. Fillimisht, nisuni herët për në det, nëse nuk doni t’ju ngatërrojnë me shitësit e limonave : p. Prisni derisa dielli të ketë arritur pikun e tij në drekë dhe lëngun e limonit aplikojeni në flokun tuaj. Diell+ limon= refleks floku natyral!

Rërë, rërë gjithandej!

Po më djeg kurrizi dhe... po më djeg tani!

Çdo gjë e bukur, ka një taksirat, thotë një shprehje e vjetër shqiptare. Ndërkohë që ju shikoni me admirim ngjyrën tuaj të lëkurës më të nxirë se kurrë dhe mendoni se keni arritur një rekord të ri nxirjeje, mendoni pak edhe për efektet anësore. Të gjithë i dimë vuajtjet që heqim në plazh kur na djeg kurrizi. As mos e çoni nëpër mend ta lini plazhin përgjysmë e të shkoni në shtëpi të lyheni me kos. Këto janë metoda që i përkasin shekullit XIX. Mjafton të bëni disa ( shumë : p) kuba akulli me aloe vera dhe t’i mbani në frigoriferin tuaj të vogël që e keni gjithnjë me vete në plazh. Kështu, nëse kurrizi juaj vendos t’ju djegë në moment, aty në det, ju i kundërpërgjigjeni më së miri!

Ju nuk mund ta mohoni se kur mbaroni plazhin dhe shkoni në shtëpi të bëni dush, vazhdoni të keni rërë në trup. Gjithashtu, nuk ka gjë më të bezdisshme se kur dëshiron të lëvizësh nga plazhi dhe rëra vazhdon të jetë e ngjitur në trup duke ju bërë shoqëri gjatë gjithë rrugës për në destinacion. Rëra, sigurisht që është e mirë, por ndonjëherë, e tepron! Për ta shmangur këtë tepricë, ju duhet vetëm pudër bebeje. Ajo heq gjithë lagështinë dhe bashkë me të, ikën edhe rëra e ngjitur në trup, shumë lehtë dhe pa mundim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.