Krahët robotikë që mund t’ju ndihmojnë në punë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Këta krahë, nuk shërbej në për t ë zëvendësuar krahët që keni humbur, por për t’ju dhënë krahë “shtesë”, që mund t’ju ndihmojnë. Shkencëtarët në Universitetin e Masaçusetsit i kanë krijuar këta krahë për t’ju ndihmuar të bëni punë që normalisht janë të pamundura ose shumë të vështira. Krahët robotikë janë dizenjuar për t’ju ndihmuar në situata kur krahët tuaj janë të zënë. Ja, një shembull: Ju merreni me ndërtim dhe duhet të vidhosni diçka në tavan. Në këtë rast, krahët mund të ndihmojnë duke e mbajtur objektin. Sistemi është i përbërë nga dy krahë robotikë të lidhur me kurrizin tuaj dhe që peshojnë 4,5 kilogramë. Në vend që t’i kontrolloni ju krahët, ato “shikojnë” lëvizjet e trupit tuaj dhe vendosin çfarë të bëjnë. Përveç këtyre krahëve, disa shkencëtarë kanë shpikur edhe një palë krahë të tjera që mund të vendosen në bel, për të mbajtur objekte, nëse duart tuaja janë të zëna.

Këta krahë mund të përdoren edhe si këmbë: Ata janë shumë të fuqishëm dhe mund të mbajnë peshën e përdoruesit.

Robotët që punojnë me muskuj

Disa inxhinierë në Universitetin e Ilinoisit kanë krijuar disa robotë biologjikë që ecin me muskuj dhe që kontrollohen me impulse elektrike. Ky grup shkencëtarësh ka krijuar robotë 3- dimencionalë që ecin në saje t ë një muskuli dhe që janë më të vegj ë l s e nj ë centimetër. Frymëzimi për muskulin e r obotëve është marrë nga muskujt e nj e r i ut dhe ai ësht ë i l i dhur me nj ë kockë. Robotët mund të ecin me shpejtësi të ndryshme, duke ndryshuar impulset elektrike.

Roboti përdor mjetet rrethanore për të zgjidhur probleme

Robotët me inteligjencë artificiale e konsiderojnë mjedisin si një pengesë të madhe, por ky robot përdor mjetet rrethanore që gjenden rrotull tij për të zgjidhur problemet. Për shembull, ky robot mund të përdorë dërrasa druri si ura, për të kapërcyer një gropë, ose si levë, për të ngritur objekte të rënda. Në këtë rast, roboti e dinte se ishte dërrasa aty dhe si t a përdorte atë, por shkencëtarët duan të kriojnë një robot që mund të gjejë vetë objekte dhe t’i përdorë ato.

Muskul Robot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.