Mi i klonuar nga gjaku

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Disa shkencëtarë në Japoni kanë klonuar një mi nga gjaku e një miu tjetër. Me këtë metodë, shkencëtarët mund të klonojnë shumë kafshë nga një kafshë e vetme. Kjo është e rëndësishme, sepse mund të na ndihmojë për të klonuar kafshë si lopa ose delja, që prodhojnë qumësht. Metoda që përdorej më përpara ishte më e dhimbshme dhe në shumë raste, një nga kafshët ngordhte, por kjo metodë është e parrezikshme. Për këtë eksperiment, shkencëtarët morën 10-15 mililitra gjak nga bishti i miut dhe përdo rën bërthamën e një rruaze të bardhë të gjakut për klonimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.