Më rrënoi, për një KaMEriErE!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vijon nga numri i kaluar)

Më ndihmoi edhe pak fati se ajo atë ditë nuk kishte ardhur në punë sepse më kishte marrë në telefon e më tha se ishte me grip. Pa e njoftuar, unë u nisa e shkova te shtëpia e saj. Trokita dhe më doli e ëma.

- Hajde! Oh, sa mirë bëre që erdhe, se ne të duam shumë. - më tha ajo vetëm për të më thënë se sa shumë më vlerësonte, por unë e mora si pikënisje për të zbuluar atë që doja.

- Faleminderit, po unë një njeri i thjeshtë jam, s’ka nevojë për gjithë këto gjëra.

- Jo, e ke gabim, ti për ne nuk je njeri i thjeshtë, ti po na mban frymën gjallë. Kishim kohë që nuk jetonim kaq mirë sa tani që vajza ime punon te ti. Ajo është shumë e rregullt. Ja, edhe sot që ishte pak pa qejf tha se do vinte nja 3- 4 orë në punë se nuk donte t’ju pengonte punën.

T’i thosha se ajo nuk kishte ardhur fare në punë, nuk doja ta mërzisja, sepse mendova se vajzë e re dhe do të kishte një të dashur. Pastaj, u ula dhe pashë se sa të bukur e kishte shtëpinë.

- Ja, si na e ka bërë shtëpinë vajza me të gjitha të reja. Është një vajzë e mrekullueshme, asnjë lek nuk harxhon, të gjitha për ne i ka.

Në atë çast kuptova se ku shkonin lekët e mi, mirëpo unë mendova se më vidhte mua. Në këto mendime, troket dera dhe futet brenda vajza. Ajo ngriu në vend kur më pa, mirëpo unë, si zemërmirë që jam, nuk doja t’ia thoja para nënës së saj. Pas nja 10 minutash i thashë se doja të dilja e të më përcillte. Ajo pranoi, edhe pse akoma nuk e kishte marrë veten. E ftova të uleshim t e një kafe aty pranë.

- Pse i ke gënjyer prindërit?

- Më shumë më vjen keq që i mësove gjërat në këtë mënyrë. Ne kishim kohë që do ta thonim, tani që dhe unë jam shtatzënë...

- Ej, prit pak, si the? Ne? Shtatzënë?

- Po pra, unë dhe Mimoja...

- Mimoja? E ke fjalën për tim shoq? Po ç’lidhje ka ai me shtatzaninë tënde?

- Ti e di që ai është babai... Prandaj ke ardhur këtu, që t ë marrësh hak ndaj meje...

- Ej, unë nuk dija asgjë, por mendoja se më vidhje lekët se kishe kompletuar shtëpinë, por... - nuk mundesha të flisja më. Edhe ajo e kuptoi se gaboi, por nuk kishte këtë hall. Ajo kishte kohë që donte që unë ta merrja vesh. Unë, nuk po e merrja dot veten... Më ra si të fikët dhe kur u zgjova, pashë se i sha t e shtëpia e saj. Meqenëse kishim qenë afër shtëpisë së saj, ajo më kishte futur aty, kur më kishte rënë të fikët. Për çudi, aty erdhi edhe im shoq. Ata e kishin lajmëruar, por dihej se ai do të kish qenë aty afër, aq shpejt sa erdhi...

- Zhdukuni! - ishte e vetmja fjalë që më doli nga goja.

Burri më mori, më futi në makinë e më çoi në shtëpi. Ia tregova të gjitha vjehrrit dhe vjehrrës. Ata u shokuan. Im shoq, pa pikën e turpit, u tha:

- Këto gjëra ndodhin kudo në botë. Mos u mërzisnin aq shumë. Unë do të rregulloj çdo gjë.

- Zhduku nga shtëpia jonë! - i tha vjehrri. - Nuk ma mbush dot mendjen me këto budallallëqe, po zhduku!

Ai iku dhe kështu filloi rrënimi im. Lokali u mbyll sepse nuk kishim si ta organizonim më. Ai iku, bashkëjeton me të e kanë një djalë të vogël. Unë tani jetoj me një rrogë shitëseje dhe me pensionet e vjehrrit e vjehrrës, sepse nuk kam ku shkoj. Kam provuar ta shes vilën dhe të blej dy hyrje që të paktën të mos mbaj prindërit e tij, por më dhimbsen se, tek e fundit, ata nuk kanë faj. Më duan e më ndihmojnë me sa kanë mundësi e sidomos me fëmijët. Ai i takon ndonjëherë kur unë nuk jam në shtëpi. Nuk kam nevojë t’ia ndaloj se e di se edhe ata i merr malli për të se e kanë fëmijë, por shoh se nganjëherë ata duan ta kenë në shtëpi e të rrinë gjatë gjithë kohës me të.

Tani për tani, nuk kam si të dal nga ky fukarallëk, por besoj se do të vijë dita që edhe unë të bëhem më mirë se ç’isha, por po ju them asnjëherë mos i besoni verbërisht, askujt! Askujt!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.