Babai më goditi, unë e çova në burg!

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Nuk durova dot më dhe fillova t’i bërtisja e t’i shfryhesha i për të gjithë këtë që po na ndodhte, por ai nuk dëgjonte. U ngrita dhe l ajmërova policinë. Komshinjtë që kishim afër u mblodhën para derës për të na ndihmuar, ndërsa ai përfundoi në rajon, duke u dënuar për atë që na kishte bërë... Nuk mund ta duronim më një situatë të tillë. Donim që të largohej një herë e mirë nga shtëpia dhe nga jeta jonë! Ai nuk meritonte faljen e asnjërit prej nesh, nuk mund të kishim më besim te fjalët e tij dhe te gjërat që ai bënte. Donim që të na kthehej qetësia dhe siguria, gjëra që me atë nuk i kishim. Për këtë arsye, ime më mori një tjetër vendim të rëndësishëm për ne dhe për veten e saj. Vendosi të ndahej nga ai dhe të jetonim të tre, ashtu siç e meritonim, pa patur frikën se çdo ditë ai do të vinte i dehur. Duke parë se nuk do të kthehej më ashtu siç ka qenë, një njeri i përgjegjshëm për familjen dhe veten, më dukej një vendim i drejtë, ai i marrë nga mamaja ime. Kishim kohë që nuk ishim një familje e bashkuar dhe po filloja të mësohesha me këtë fakt. Dënimi që kishin vendosur për të ishte gjashtë muaj dhe gjatë kësaj kohe, asnjëri nga ne nuk e mori mundimin të shkonte për ta parë, ishte kthyer në një të huaj që nuk na interesonte edhe po të ishte keq. Pas daljes nga burgu, ai filloi të na kërkonte, donte të rregullonte gjërat që ishte ai vetë që i kishte shkatërruar dhe për këtë, ishte i vetëdijshëm, por edhe ai e dinte që tashmë ishte tepër vonë. Vëllai im dhe unë refuzonim ta takonim qoftë edhe për pak. Na duhej kohë e gjatë që të mernim përsëri veten nga gjithë ato skena dhe situata të tensionuara. Divorci ishte një tjetër çështje e papritur për të. Ai nuk donte që kjo të ndodhte, kërkonte me ngulm që të kthehej përsëri, por kjo nuk ndodhi. Prindërit e mi nuk ishin më ai çifti i lumtur dhe shembulli i dashurisë për ne, nuk doja ta shikoja më kurrë time më duke qarë për shkak të sjelljeve të dhunshme nga ana e tij. Divorci përfundoi brenda pak muajve, edhe pse kundër dëshirës së tij. Asgjë nuk na lidhte më me të. Kishte ardhur koha që të ngriheshim përsëri në këmbë nga gjithë kjo situatë. Përpjekjet e tij për të na parë dhe interesi që tregoi për ne, ndodhi shumë vonë. E rëndësishmja e gjithë kësaj, ishte se pa atë, jeta jonë filloi të rindërtohej sërish, unë përfundova shkollën, një gjë shumë e rëndësishme për mua, ndërsa ai, duke parë se çfarë humbi nga e gjithë kjo, vendosi të vizitohej dhe nisi një trajtim. Sot, mamaja ime jeton e lumtur duke më patur mua dhe tim vëlla pranë në çdo moment. Tani që e kujtoj, mes gjithë skenave jo të këndshme që kemi përjetuar, dita që goditëm njëri-tjetrin do të jetojë me mua përgjithmonë. Unë e di që edhe ai pendohet sot për gabimet e tij që nuk kanë falje dhe çfarë është më e rëndësishmja, përpiqet të fitojë sërish respektin tonë, por kjo përpjekje do shumë kohë. Ndërkohë, ndjenjën e urrejtjes që kam për të, vazhdoj ta ndjej akoma...

(Vijon nga numri i kaluar)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.