PYESni njëri-TjETrin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Çfarë ndjeni kur shikoni djalin e Fullanit që fshin djersët me 500 euro?

- Të tjerët nuk kanë bukë, nuk marrin asistencën. Petrit Cota.

- Të gjithë e kanë futur lugën në poçin me mjaltë të bankës. Lapsi zuri këtë, me lugë të vogël. Besim Baçova

- Shumë mirë e ka. Edhe unë po të isha, ashtu do bëja. Në Shqipëri jemi, s’kemi pse habitemi. Tani Vinçenza.

- Këtij i ka ra Zoti me garuzhde! Fatjon Mjeshtri. - Pse nuk e fusin brenda? Fatmiri. - Asgjë nuk ndihet, është për të ardhur keq. Sot Shqipëria ka miliarda e kush pyet me çfarë reklamohet ai? Ishin të zonjat të gjitha partitë politike. Këto gjëra bëhen për të marrë Banken PS- ja, që paraja të jetë sipas qeverisjes. Mali Fusha.

- Si thoni ju, a e paragjykojnë më shumë femrat njëra- tjetrën, apo janë meshkujt ata që i paragjykojnë? Ku paragjykohen më shumë, në çfarë drejtimi? X anonim.

- Femrat paragjykojnë njëra-tjetrën, duke filluar që nga veshja e deri te gjërat më intime. Oqeani Barrakuda.

- Femrat shajnë njëra- tjetrën. Beke Sarandë.

- Ku dallohet femra e përdalë nga femra normale, sepse nga e veshura që kanë kohët e fundit, unë nuk i dalloj më. Më thoni ju kam të drejtë, apo gaboj? Xhimi.

- Po shih hallin tënd, aman, se nuk e tregon fustani nderin. Se, që thua ti, Xhimi, njoh ca “murgesha” unë që kishin pak si dhimbje barku e kur shkuan te doktori morwn vesh që ishin shtatzëna. Zoti na ruajt mbase me “frymwn e shenjtë” ka ndodhur ai muhabet, po të betohem që nga veshja, nuk dukeshin fare të përdala. Sonila Sharavolli.

- Shumë e vërtetë kjo që thotë Sonila Sharavolli. Renato Tafa.

- Ke shumë të drejtë se nga veshja pothuajse janë të tëra të përdala. Zoti na ruajtë po u ka dalë sheshit grave dhe nuk kanë pikë lezeti, na e shpifwn. Shofim format e bythëve sa një rrotë makine se veshin edhe fustane të holla të tejdukshme. Ervina Pallo.

- A ka ndonjë politikan apo fondacion këtu që mbron shtresën e varfër, sepse unë nuk njoh të tillë? Maria.

- Maria, ke mbaruar ndonjë shkollë apo klasen e parë apo tallesh me ne? Fabio Dervishi.

- Në fakt, vetëm një njeri i varfër e ndan kafshaten me shtresen e varfër. Henri Deejay.

- Ata mundohen të ndihmojnë xhepat e tyre. E.

- Këtu të gjithë mbrojnë veten, të gjithë mundohen të përfitojnë sa më shumë për familjet e tyre, se për të varfërit nuk mendon askush. Vjollca Cumraku.

- Këtu ku jetoj unë ndihmohen shumë shtetet e varfëra. Në Shqipëri janë ndihmuar jetimet kur ishte PD ose gruja e Saliut. Kush pyet sot, njerëzit u lemerisen iken në Botë për buken, se do kishin vdekur si dhe nga krimet. Edhe ato ndihma që vijnë, mendoj se i përlajnë për vete. Mali Fusha.

- Sa të pavarur ndiheni në familje dhe a keni problem të shpreheni lirshëm për çdo lloj teme me ta? Bora.

- Unë, si njeri, ngaqë shprehem lirshwm në disa raste nuk ndihem shumë i pavarur, por ka raste që e them dhe nuk më frikëson aspak reagimi i tyre, edhe pse jam vetëm 13 vjeç. Çdo gjë e them siç më vjen, të mendojnë ç’të duan. I dua shumë, por unë nuk e mbaj dot përbrenda atë që kam. Kristi.

- Cili nga shtetet e huaja mendoni se është vërtet aleat miqësor i Shqipërisë? Nardi.

- Ne jemi gur shahu për ta, na përdorin për qëllimet e veta dhe ne s’kemi vërtet aleat. Svetlana Mirkovic.

- Afganistani, Bangladeshi. Landi Selanik. - Turqia. Tansel Tafili. - Jo, asnjë, na përdorin e na hedhin në det. Geraldo Duda.

- Shqiptari. Noli Rama.

- Si do të reagonit nëse ju ngacmon një maniak në rrugë? Bora.

- Në qoftë se një maniak do më ngacmonte rrugës, unë thjeshtë do shihja drejtimin tim. Nëse do ta tepronte do t’i bërtisja dhe ndërkohë, edhe do kërkoja ndihmë. Nëse do të më sulmonte, do ta sulmoja. Fuck all maniacs. Kristjani.

- Këtu çdo ditë dëgjon për krime në familje. Çfarë po ndodh me vendin tonë? Nuk është parë e dëgjuar të ndodhin kaq shumë vrasje në një vend kaq të vogël. Ju, si mendoni, përse ka kaq shumë krime këtu, cilat janë ar- syet e shtimit të tyre? Bashkimi.

- Dhe sot që po lexoj këtë koment, ndodhi një grabitje mu në pikë të mëngjesit, me ditë. Gjithë njerëz rruga dhe pa të keq vijnë hajdutët në argjendari dhe godasin pronaren dhe largohen. E tmerrshme ku do ti rrisim fëmijët ne. Këtu je më keq se me qënë në Kuben e vjetër ku krimi ishte rrugës dhe hapur fare. Arsyet janë të qarta, nuk ka shtet, ska siguri kjo është e gjitha. Emiljana.

- Arsyeja është se sundohemi nga politikanë të paaftë kjo është e gjitha. Më mirë të na pushtojë ndonjë shtet tjetër që të kthehemi në njerëz. Xheni.

- Mendoj se duhet bërë një protestë për turizmin këtu, që çdo gjë e ofrojnë me euro, kjo nuk më duket e drejtë. Ne kemi lekun shqiptar, përse duhet të jenë të gjitha hotelet apo blerjet të llogaritura me euro? A ju duket e drejtë kjo gjë? Albina.

- Keni të drejtë Albina me këtë çështje që keni ngritur. Ca bëhet kështu, çdo gjë me euro dhe pastaj thonë pse ikni nga vëndi juaj bëni pushime këtu. Duhet të merret ministria e turizmit me këtë gjë dhe tu vëri gjoba atyre hoteleve që kanë këto lloj tarifash. Këtë gjë ta bëjnë me të huajt dhe me vlerën njësoj si me lekë jo t’jua hedhin. Klara.

- Në qoftë se do të merrnit vesh që shoqja juaj e ngushtë flirton me të fejuarin tuaj, si do të vepronit? Meri.

- Do i uroja gjithë të mirat sëbashku. Hume Cana.

- Edhe unë do i uroja gjithë të mirat bashkë me të fejuarin. Fla Vja.

- Do i çoja në Tropojë e do ti bëja një xhiro me trapin e Valbonës haha. Linda Anastasi.

- Është tmerrësisht e vështirë, e paparashikueshme çmund të bëja. Ervina Pallo.

- Në djall të dy. Vjollca Cumraku.

- A ju duk e drejtë mbyllja e tregut te Stadiumi Dinamo apo jo? A nuk mendoni se shteti po e varfëron gjithnjë e më shumë këtë popull? Bashki- mi.

- Po nuk u bënw ca ndryshime në Shqipëri, ne s’kemi për të ecur kurrë përpara, kështu që mirë kanë bërë, edhe pse mund të më quani mizore me këtë që po shprehem. Çfarë tregu? Çdo gjë me kimikate, nuk jemi kafshë. Duhet të kemi treg të kontrolluar siç e ka gjithë bota jo kështu si kafshët. Anila.

- Mua më duket më me vend të hapen shtëpi publike, sesa të bredhin rrugëve këto të përdalat. Ju, si e shikoni këtë gjë, a duhet ligjëruar një gjë e tillë edhe në vendin tonë, tashmë? Eltoni.

- Do bënit shumë mirë, se kështu do të pakësoheshin maniakët se na e shpifën. Gjithandej i shikon dhe janë shtuar shumë. Irena.

- Sigurisht që duhet ligjëruar siç e ka gjithë bota, kështu edhe janë të kontrolluara nga ana shëndetësore dhe nuk përhapen sëmundje. Klementi.

- Kush mendoni se është femra më seksi nga VIP- at tanë dhe që është origjinale, e paplastifikuar? Fatjoni.

- Është Anxhela Martini, origjinale, e thjeshtë, e bukur, e ngrohtë, natyrale të gjitha i ka. Është si shpirt. Garipi.

- Dikush më tha që populli shqiptar është shumë sherrxhi. A jeni dakord me këtë përcaktim? Neta.

- Gjak i pastër po, por as i nxehtë, as sherrxhi. Hasime Sona

- Gjaknxehtë po, sherrxhi jo. Henri Deejay.

- Sikur të thotë Ambasada Amerikane: “Jeni të lirë të shkoni, të qëndroni e punoni në Amerikë!”, çfarë mund të ndodhë vallë në Shqipëri? Klajdi.

- Do të boshatisej si vend, e sigurtë! hahaha. Eltoni.

- Unë nuk do të largohesha sikur të më ofronin florinj. S’ka si vendi yt, bukë e kripë e zemër të bardhë. Krime ka gjithandej dhe vështirësi, po jashtë shtetit, po ngele pa punë, ngele jashtë, pa shtëpi. Xhimi.

- Unë punoj në Greqi dy punë dhe nuk rri shumë orë me fëmijën tim, por kur asaj nuk i mungon asgjë, jam e lumtur. Po të isha në Shqipëri, bukë me vaj dhe kos do hante. Ju, si mendoni, çfarë është e drejtë, të kthehem në Shqipëri, apo të mendoj për rehatinë e fëmijes? Rena.

- Mendo për fëmijwn, e nderuar zonjë, sepse çdokush mund të gjykojë, por ti e di se pwr çfarë ka nevojë fëmija yt. Një ditë do të tw falwnderojë fëmija yt për zgjedhjen. Në Shqipëri ndoshta pas një 100 vjeçari tjetër do të bëhet më mirë, por tani për tani është për të qarë hallin. Sofia.

- Si ka mundësi që shumë femra tani më shumë i kushtojnë rëndësi paraqitjes duke bërë botokse, gjoksin, etj. sesa formimit profesional, inteligjencës? Mos vallë është faji i meshkujve që shikojnë më shumë paraqitjen? Vali.

- Një pjesë është faji i meshkujve, por edhe i medias dhe gjitha programeve kompjuterike që tashmë i bën dhe plakat shumë të reja. Femrat shohin njëratjetrën dhe ndihen si në konkurrencë. Elena.

- E bëjnë për inat të njëra- tjetrës, se ne nuk u kërkojmë të na servirin gjokse dhe buzë fallco. Mandi.

- Do të lidheshit me shokun e ngushtë të ish- të dashurit nëse jua kërkon një gjë të tillë? Dorina.

- Nëse do të shikoja që vërtet më dashuron, po, do të lidhesha. Ne kemi ngel, ruaju nga familja, ruaju nga shoqëria, ruaju nga publiku dhe askush nuk e vret mendjen se çfarë pësojmë kur ndihemi të braktisura. Nëse do më pëlqente, nuk më intereson, do të lidhesha dhe kaq. Sa mirë më dha shqelmin ai?! Atëhere, pse tw mos ia kthej dhe unë në të njëjtën mënyrë, por më keq, t’i marr shokun e ngushtë? Neda.

- Do preferonit të ishit milionerë edhe pse me kokën në rrezik, apo të varfër dhe të qetë? Eltoni

- Tani pasurinë të gjithë e duan, por më mirë i varfër dhe të jetosh i qetë dhe në paqe dhe me dashuri, sesa milioner dhe i rrezikuar gjatë gjithë jetës e me ankth. Kjo është preferenca ime. Kristi.

- Do të bënit kompromis për t’u martuar sepse po ju ikën mosha? A keni frikë nga vetmia? Migena.

- Nuk do të bëja, edhe nëse më ikwn mosha. Nuk më pëlqen vetmia, por do të ndihesha më e vetmuar nëse do të jetoja me dikë që nuk e dua. Bona.

- A lexoni libra apo rrini më shumë në Facebook? Arturi.

- Duke parë që jetesa e sotme ka përparuar shumë në teknologji dhe shumica e njerëzve e harxhojnë kohen e tyre në rrjetet e ndryshme sociale, edhe unë, për të mos qënë ndryshe nga të tjerët, bëj si të tjerët, rri në Facebook, shkoj pas rrymes, domethënë. Po më shumë rri se më tërheqin lojwrat që shpërndahen në rrjetet sociale. Librat i kam qejf, por nuk i lexoj. Kristi.

- Sa besnike dhe e sinqertë është shoqëria sot? Zapata.

- Shoqëria e sotme nuk është aq e sinqertë dhe besnike siç ka qenë dikur. Dikur njerëzit ishin më të afërt me njëritjetrin dhe gjithmonë dashamirës. Me një fjalë, shoqëria e sotme është me të futme, secili mendon për veten e vet. Kristjani.

- Shoh që shumë të rinj dëshirojnë patjetër të largohen nga Shqipëria! Mendoni që ky vend nuk po na ofron asgjë? Kristi.

- Nuk mendoj që ky vend nuk po na ofron, por unë shoh më shumë problem në arsimim sepse nuk kemi kushte financiare të shkojmë në universitete të mëdha e të mira. Edhe kushtet e jetesës janë më të ulëta se në vendet e tjera, edhe punë nuk ka dhe pastaj detyrohemi t’i hedhim sytë nga bota. Kristi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.