Im shoq më tradhtonte dhe u largova. Të kthehem tek ai apo jo?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam e martuar prej 6 vjetësh dhe ka 1 vit që kam zbuluar se im shoq më tradhton sistematikisht me një vajzë shumë më të re se vetja. Kur e zbulova herën e parë, para ca muajsh, u shokova kaq shumë saqë desh ika nga shtëpia, por e dashuroj dhe kemi dy fëmijë, ndaj e durova. Arrita ta fal, sepse më tha që ishte një lajthitje e momentit. Tani e kam zbuluar përsëri po me të njëjtën femër, e cila nuk është më shumë se 20 vjeçe dhe e di shumë mirë që ai është i martuar. Jam bërë kaq keq dhe kam shkuar te shtëpia e prindërve. Ai më lutet të kthehem me të, por unë s’i zë më besë, më ka shkatërruar shpirtërisht dhe psikologjikisht. Pavarësisht se kam dinjitet dhe karakter, u përballa edhe me vajzën 20 vjeçare, e cila ma pohoi këtë gjë dhe më tha që “ne duhemi”, ndërsa im shoq më thotë që “nuk e dashuroj. Dua që të kthehem me ty dhe nuk do të të tradhtoj kurrë”. Nuk di si të veproj, t’i besoj apo jo? Kam frikë se ky ves nuk do t’i largohet kurrë. Ai është punëtor, nuk na mungon asgjë në familje, por me këtë t radhti duket sikur i ka hedhur të gjitha poshtë, mundin dhe gjithçka tjetër. Familja më thotë të kthehem, motra më thotë, “kurvari ngelet kurvar gjithë jetën dhe vajza 20 vjeçare nuk do t’i ndahet”. Ju, si do të vepronit në rastin tim? Im shoq është 40 vjeç. A thua ndryshon njeriu në këtë moshë?

- Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Besi Sykja.

- Mashkulli nuk ndryshon në atë moshë, por kjo nuk do të thotë që nuk të do dhe as nuk do të thotë që nuk do t ë kthehet me 20 vjeçaren apo me ndonjë tjetër, edhe pse vetëm ty mund të të dojë. Patrik Ujkani.

- Veset e krijuara bëhen pjesë e mashkullit pas të tridhjetave.

- As mos u merr më me atë. Jepi duart, unë as që e mendoj ta tradhtoj personin me të cilin do lidh jetën. Elson Kala.

- Mirë të ka thënë motra, nuk ka për të ndryshuar. Nëse duhet të vazhdosh varet nga fakti se sa e përtyp këtë gjë. Ka boll që bëjnë kompromise për hir të shumë gjërave, kjo është individuale, domethënë, pyet 7 a 8 e bëj si di vetë. Armina.

- Ke të drejtë, Armina. Gëzim Kasa.

- Kjo është personale, është vendimi yt, po për mendimin tim, njeriu po tradhtoi një herë, do tradhtojë prapë dhe për mendimin tim, përderisa të ka tradhtuar, do të thotë se s’të ka dashur. Se, po e deshe një njeri, s’të vete mendja ta tradhtosh, ke sy vetëm për atë. Vendimi është i yti. Juli Juliana.

- Ky është një fenomen që është përhapur si epidemi, mallkuar qofshin kurvat që nuk shkojnë me moshën e tyre po shkojnë te burrat e martuar. Turp, degjenerim në maksimum! Nuk e ke vetëm ti këtë problem, por shumë gra të tjera. Unë them të kthehesh, për hir të fëmijëve. Ervina Pallo.

- Po ça t’i falësh më atij njeriu? Ai është 40 vjeç, ka fëmijë sa vetja tani. Unë për vete s’do ta falja as herën e parë. Mendo për veten e për të ardhmen e fëmijëve se ai baba çfarë edukate është duke u dhënë fëmijëve të tij, duke u tradhtuar nënën e vet? Aryuna Ola.

- Po meqë s’ju mungon gjë, ju duhej kjo 20 vjeçarja! Ildi Bregasi.

- Zonjë e dashur, të ndahesh me dikë nuk do të thotë se të mbarojnë dhimbjet dhe tradhtia që ndjen. Ai është babai i fëmijëve, gjithmonë do t’ju lidhin fëmijët tuaj dhe gjithmonë do t ë kujtosh tradhtinë e dhimbjet e saj. Më mirë lërini kohë vetes dhe shpirtit tuaj të qetësohet. Më pas, do të dini vetë se ç’vendim do të merrni. Lërini kohë kohës. Uroj të merrni vendimin e duhur. Eriksela Merolli.

- Ka 20 vjeçarë dhe për ty, tradhtia lahet vetëm me tradhti. Gjergj Mirdita.

- Dëgjo 7- 8 vetë e bëj si do vetë, ai me 20 vjeçare dhe ju me 19 vjeçar. Jori Fier.

- A thu ndryshon njeriu në këtë moshë, 40 vjeç? Po ndryshon natyra çdo ditë, jo njeriu çdo vit. Jaco Gega.

- Kur dëgjoj kështu historish për tradhti, nuk më bëhet hiç të martohem. Amo Solo.

- Përderisa ti arrin ta dashurosh akoma atë njeri, do të thotë që e meriton plotësisht këtë që po të ndodh. Fabio Nini.

- Mos shko më tek ai, gjej ndonjë tjetër, se nuk humbi vendi për burra. Beke Sarandë.

- Tradhtoje dhe ti, jepi hakun. Boy Albania.

- Një person që e ka bërë një herë, do ta bëjë përsëri dhe përsëri. Këta lloj robsh nuk kanë të ndaluar. Prandaj, më mirë ndaje një herë e përgjithmonë. Mos bjer pre e lotëve të tij, sepse thjesht po të mashtron. Këto 20 vjeçaret janë të rrezikshme; kur të ngjiten, nuk të shqiten. Jam dakord me motrën tënde që thotë se “kurvari ngelet kurvar gjithë jetën”. Ledi

Kjo është rubrika jonë për ju, që u jep mundësi të na pyesni për dilemat që keni. Do të jenë vetë lexuesit që do t’ju japin përgjigje ne gazetë dhe ne Faqen tonë te Facebook-ut Gazeta Intervista, e mendime, ndaj na shkruani... Do të gjeni patjetër një zgjidhje për çfarë ju shqetëson!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.