A mund të bëhet bashkimi i periudhave kontributive mes dy vendeve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam A. Semini, i datëlindjes 05.01.1951, emigrant në Itali. Kam marrë shtetësinë italiane, bazuar në shtetësinë e bashkëshortes sime. Kam një vjetërsi kontributive në Shqipëri prej 16 vitesh. Kam dëgjuar se për ne që kemi shtetësinë italiane, bëhet bashkimi i periudhave kontributive që kemi në Shqipëri me atë që kemi në Itali. Ju lutem, brenda mundësive, më sqaroni nëse është i mundur ky bashkim?

- I nderuar letërshkrues, bazuar në legjislacionin italian është i mundur bashkimi i periudhave kontributive vetëm për ata që janë riatdhesuar në Itali nga Shqipëria deri me datën 31.12.1997. Këto akte ligjore u njohin mundësinë për të përfituar nga INPS, nga viti 2008, qytetarëve italianë të riadhesuar nga Shqipëria për rregullimin e pozicionit të sigurimeve shoqërore për periudhën e punës si i punësuar apo i vetëpunësuar, të zhvilluar në Shqipëri nga 1 janari 1955 e deri me datë 31 dhjetor 1997. Për të provuar riatdhesimin, i interesuari duhet të paraqesë në origjinal ose në kopje të noterizuar nga zyrat shtetërore, dokumentacionin e lëshuar nga Autoriteti Kompetent Konsullor Italian, ose një vërtetim të Ministrisë së Jashtme Italiane. Mund të rishikojnë pozicionin sigurativ sipas kërkesave t ë mësipërme, vetëm:

a. Qytetarët italianë në posedim të shtetësisë italiane deri më 31.12.1997.

b. Bashkëshortet, me shtetësi italiane të subjekteve të përmenduara në paragrafin “a”.

c. Pasardhës të drejtpërdrejtë, me shtetësi italiane, të subjekteve të përmendura në paragrafin “a”

d. Bashkëshortet, me shtetësi italiane, të subjekteve të përmendura në paragrafin “c”. I interesuari do të duhet të paraqesë dokumentacionin (origjinal ose kopje autentike nga zyra shtetërore) që vërtetojnë statusin civil, anagrafik dhe pikërisht shtetësinë, në qoftë se kërkohet, për bashkëshorten dhe pasardhësin. Veçanërisht në rastet e pikës a. dhe c. do të jetë e domosdoshme që i interesuari të grumbullojë, së bashku me kërkesën dhe dokumentacionin që vërteton statusin e shtetësisë familjare të subjekteve a. dhe c. Në rastin e germes d. do të jetë e nevojshme që i interesuari të ketë sëbashku me kërkesën edhe dokumentacionin që vërteton statusin e shtetësisë familjare të subjekteve a. dhe c. Të interesuarit duhet të nxjerrin dokumentacionin me datë të përcaktuar, që vërteton periudhën e punës si i punësuar apo i vetëpunësuar, efektivisht të zhvilluar në Shqipëri nga data 1.1.1955 deri me 31.12.1997. Dokumentacioni në origjinal ose kopja autentike nga zyra shtetërore, duhet të tregojë ekzistencën, kohëzgjatjen dhe karakteristikat e punës. Prova e ekzistencës, kohëzgjatja dhe karakteristikat e punës, mund të jenë të provuara edhe nëpërmjet certifikatave që vërtetojnë deklaratat e lëshuara nga Autoriteti Konsullor dhe entet publike italiane ose shqiptare. Të tilla vërtetime, certifikime e deklarime, domosdoshmërisht, duhen bërë duke cituar burimet dokumentare në bazë të të cilave ato janë lëshuar. I interesuari duhet të përkthejë dokumentet e përgatitura. Përkthimi i përgatitur nga kërkuesi duhet të përmbajë vlefshmërinë te autoritetet diplomatiko- konsullorë shqiptarë, si edhe nga përkthyes të autorizuar. Përsa më sipër, sqarojmë se totalizimi i periudhave kontributive në Shqipëri dhe Itali, mund të bëhet vetëm në rastin kur ju e keni përfituar shtetësinë para datës 31.12.1997 dhe jeni riatdhesuar në Itali me shtetësi italiane.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.