Vërtet duhet të japësh, që të marrësh?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A është e vërtetë që duhet të j apësh, që t ë marrësh në j etë? Shpesh më ndodh të ndihem i vetmuar, sepse vetëm pres nga miqtë që të kujtohen për mua dhe asnjëherë s’e marr guximin t’i marr në telefon. Çfarë duhet të bëj?

- Duhet ta dini se, po nuk dhatë, nuk do të merrni asnjëherë. Është ligj i natyrës, i shoqërisë dhe i vetë jetës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për miqtë, nëse do t’i kesh pranë, varet gjithnjë nga ju. Mos prisni që të vijnë pranë jush në mënyrë tele- patike, po nuk u kujtuat ju për tjetrin. Nëse ju kujtoheni disa herë, në s hkëmbim do t ë merrni t ë njëjtën gjë. Tani ndodh që jo të gjithë janë njësoj, por përsëri këtë gjë, të afruarit me tjetrin, bëjeni për veten tuaj, duke mos pritur asgjë nga të tjerët. Duhet të jeni të kujdesshëm, t ë pranishëm, t ’u telefononi, të shqetësoheni për ta, të dëgjoni, ta mbështesni miqësinë në momente të vështira dhe të gëzuara. Ta merrni tjetrin qoftë edhe për një kafe, për qejf. Të gjitha këto veprime dhe gjeste do të vlerësohen dhe do të shpërbleheni në t ë njëjtën mënyrë nga dikush. Në mos njëri, tjetri do të bëjë të njëjtën gjë me ju. Rëndësi ka të mos ndiheni i/ e vetmuar. Pra, duhet të jepni, pa të merrni. Sa më social të jeni në jetë, sa më aktiv, aq më shumë do të keni njerëz rreth j ush. Siç e shikoni, është shumë e thjeshtë, mjafton një telefonatë, një ftesë për kafe dhe ja ku u thye akulli për gjithë herët e tjera. Gjithçka varet nga vetë ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.