Hekuran Krasniqi: Mos i thoni njeriu...

Intervista - - MUZIKE -

ekuran Krasniqi është ndër të paktët kantautorë që produk tet muzikore i nxjerr shpesh dhe saktë. Së fundi, ai ka lançuar klipin me titull “Atdheut tim”, në bashkëpunim me një këngëtar të ri, Albijon Rexha. Në pamje të parë duket si një shembëllim i kolegëve të tyre, Adrijan Gaxhës dhe Florianit, por vetë Hekurani na tregon që ky bashkëpunim është krejt ndryshe. Me Hekuranin folëm edhe për gjëra të tjera, sidomos për makinat, që ai i ka shumë për zemër...

HFabjola Kuburi: - Klipi yt më i ri, titullohet “Atdheut tim”. Pse pikërisht kështu?

Hekuran Krasniqi: - Kënga u djetohet të gjithë bashkatdhetarëve që j et ojnë j ashtë t r ojeve shqiptare ku kanë krijuar familjet e tyre dhe zhvillojnë jetën e tyre aktive në punë e shkollë, që të mos harrojnë atdheun e tyre rrënjët prej nga i kanë sepse konsideroj që dalëngadalë, me futjen e globalizimit me një ritëm të shpejtë te shqiptarët, po shkojmë drejt asimilimit kombëtar.

- Pse me Albijon Rexhën? Çfarë të lidh me të?

- Albioni është nj ë këngëtar i talentuar, që ka lindur në Zvicër dhe insistimi i babait të tij që të kri- jojë një profil artistik për djalin e tij, më ka motivuar të merrem me përgatitjen e këngëve të tij dhe t’i jap përkrahjen e nevojshme.

- A mund t ë quheni edhe ju një dyshe e suksesshme, si Ardiani dhe Floriani?

- Jo, nuk do të thoja një dyshe e tillë. Ne nuk kemi përgatitur muzikë për diskotekë, por muzikë që do të dëgjohet ndër vite.

- Keni menduar për ndonjë turne së bashku në Shqipëri dhe vendet ku jetojnë shqiptarët?

- Shpresoj që po, madje shumë shpejt.

- Po punon për një album të ri apo si shumë këngëtarë të tjerë, do të ndjekësh t r e ndin “nj ë këngë një klip”?

- Një këngë një klip! Fatmirësisht, unë kam studion t i me që quhet “By Heki”, ku kam një numër të konsiderueshëm këngësh dhe jam duke përgatitur albume e jo album.

- Si pas Hekuranit, çfarë i mungon t r egut muzikor shqiptar sot?

- Muzikantët e bashkuar, muzika live.

- Sa zemra ka Hekuran Krasniqi?

- Një timen dhe miliona t ë t j era, t ë dëgjuesve t ë muzikës sime.

- Ti ke një këngë me t i t ull “Ndarje pa kup-

Ne nuk kemi përgatitur muzikë për diskotekë, por muzikë që do të dëgjohet ndër vite

tim”. Sipas teje, si është një ndarje pa kuptim?

- Ndarje pa kuptim është si fillim titulli i këngës, duet me Albina Demakun, këngë që po pritet jashtëzakonisht mirë. Ne kemi kënduar s ëbashku dhe f at - mirësisht, nuk ka të bëjë me diçka t ë vërtetë apo personale.

- Darka më e mirë që e mban mend me miq, apo dikë të njohur?

- Fatmirësisht, kam darkuar shumë herë për gëzime dhe s e bepe të mira. Është diçka e bukur që të jesh pjesëmarrës në gëzime f a milj a r e , nj ë kënaqësi më vete.

- Kush ë s ht ë më e mira/ miri në botën e artit shqiptar, sipas teje?

- Veprat që kanë zgjuar emocionet e shqiptarëve janë të shumta, por sinqerisht, do të shkëpusja kësaj here muzikën e viteve ‘ 90 e cila është kultivuar në nivele shumë të larta. - Ke qarë ndonjëherë? - Po, kam derdhur lot pikëllimi dhe lot gëzimi, kam parë dhe ndjerë ngjarje të gëzueshme e pikëlluara...

- Ka mbetur diçka në letër, që nuk e ke realizuar ende?

- Kam s humë t ekste këngësh dhe ditarin e jetës sime plot ngjarje, ku në një të ardhme do të skicoj ngjarjet, do të bëj një skenar dhe një film!

- Pse vi s hesh me t ë zeza?

- Ngjyrën e zezë e kam qejf, por kjo nuk do të thotë që nuk i përdor edhe ngjyrat e tjera.

- Kur këndon në klub apo diskotekë ku ke qenë

i ftuar, ka ndodhur të takosh aty edhe f qinjin tënd?

- Po, sidomos në koncertet e organizuara në Prizren, sepse unë vetë jam nga Prizreni dhe atje kam më shumë fqinjë.

- Cila është f j ala që përdor më s hpesh me përkëdheli me miqtë e tu?

- “Lali”. Më ka mbetur ves nga miqtë e Shqipërisë. ( Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.