Hekura ni dhe makina t

Intervista - - MUZIKE -

- Kur ishe i vogël, cila ka qenë makina jote e parë? - Fiat 750 FIQA, siç e quanim ne! - Kur ka qenë kontakti yt i parë me timonin? - Para vitit 1999, e kam ngarë makinën pa patentë. Mos i thoni njeriu... ( Qesh) - Sa makina ke ndërruar deri tani? - Katër makina. - Çfarë makine preferon dhe çfarë makine ke? - Tani preferoj makinat angleze dhe e kam një të tillë aktualisht, Land Rover, Free Lander. - Cili nga garuesit në botë të pëlqen më shumë? - Nuk kam ndonjë preferencë për garuesit, ngaqë nuk e pëlqej shpejtësinë. - Udhëton me makinë edhe jashtë Kosovës? - Po, udhëtoj edhe nëpër Evropë sa herë që jam andej me koncerte. Më pëlqejnë shumë rrugët dhe funksionimi i komunikacionit.

- Në cilat vende të pëlqen të udhëtosh më shumë?

- Në Zvicër, sepse edhe shpejtësia është e kufizuar në 120 km/ h maksimumi.

- Cila është shpejtësia më e madhe që ke arritur deri më sot? - 140 km/ h. - A ke probleme me trafikun? - Në Kosovë po, por edhe në Shqipëri, sepse të flasim realitetin, rrëmuja bën të vetën.

- Çfarë nuk të pëlqen te shoferët në Kosovë e në Shqipëri?

- Te shoferët në Kosovë nuk më pëlqen ngutja në ngasjen e makinave me shpejtësi sikur kanë urgjencë dhe në fund përfundojnë nëpër kafene për të pirë kafe e makiato, ndërsa në Shqipëri, presioni që ushtrojnë shoferët me boritë e makinave, aq sa duket sikur je në dasmë dhe po marrin nusen. ( Qesh)

- Cila prej makinave që ke pasur, të ka mbetet në mendje?

- Fiat Punto. Është makina më të cilën kam bërë shumë kilometra...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.