Aurela Gaçe zhgënjen fansat!

Intervista - - JAVA VIP -

Ka qenë “Summer Depo”, ambienti ku këngëtarja Aurela Gace pritej të jepte një nga koncertet e shumta të kësaj vere, i cili në vend të një forme argëtimi, është kthyer në një zhgënjim për admiruesit e saj. Për shkak të vonesës prej 3 orësh, me mbërritjen në koncert, Aurela është përballur me protestën dhe irritimin e të gjithë atyre që kishin paguar për ta parë e dëgjuar atë mbrëmje. Ky zhgënjim i fansave që janë ndjerë të nënvlerësuar nga moskorrektesa, ka lënë shenjë te këngëtarja, e cila ka reaguar menjëherë në faqen e saj në Facebook, duke shpjeguar arsyet e vonesës, për këdo që ruante ende shijen e hidhur të koncertit të dështuar. Një eksperiencë aspak e këndshme kjo edhe për Aurelën e cila ka vite në skenë dhe ngjarje si këto, do të jetë kujdesur që të mos ndodhin shpesh ose në rastin më të mirë, të mos ndodhin fare. Në këto fjalë, ajo e shpreh mjaft qartë se ndihet shumë keq, pasi karriera e një këngëtareje funksionon falë mbështetjes e pëlqimit të fansave dhe në raste si këto, publiku është “mbreti” dhe këngëtarët, “gaztorët” e mbretit. Më të plotë, mund ta lexoni vetë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.