Kalvin Harris pengon Rita Orën. Reagon motra e saj

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se ndarja mes Kalvin Harrisit dhe Rita Orës nuk ishte aspak një nga ato ndarjet paqësore ku partnerët mund edhe të mbeten miq me njëri- tjetrin. Në rastin e Kalvin Harrisit dhe Rita Orës ka ndodhur krejt e kundërta. Kalvini duket se ka mbetur keq nga ndarja dhe, edhe pse nuk e jep veten, mundohet me mënyra të tjera për t’i bërë keq Ritës. Kështu, ai është angazhuar për ta penguar Ritën të këndojë në koncerte të ndryshme. Një gjest shumë i ulët nga ana e tij, të cilin e ka kritikuar mjaft ashpër pub- likisht edhe motra e Ritës, Elena. Ajo, duke iu drejtuar Kalvinit, ka thënë se duke vepruar kështu, ai vetëm sa tregon veten e tij sepse Rita ka fansa që e duan, e mbështesin e të cilët do të vazhdojnë t’i japin asaj forcë për t’u ngjitur edhe më lart. Dhe, edhe pse Rita duket shumë zemërthyer nga kjo ndarje, ajo ka vendosur të ecë para dhe ta bëjë pjesë të së shkuarës historinë e dashurisë me Kalvinin, aq sa kur e pyet nëse do të kthehej përsëri me të, Rita përgjigjet duke thënë se në një jetë tjetër, ndoshta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.