Ledion Liço dhe Sara Hoxha të dashuruar!

Intervista - - JAVA VIP -

Më në fund u bë publike edhe kjo e cila mund të quhet lidhja e vitit. Po flasim për lidhjen mes moderatorit të njohur të Top Channel, Ledion Liço, me vajzën e pronarit të po këtij televizioni, Dritan Hoxhës, Sarës. Këto fjalë u përhapën krejt papritur sepse deri më sot asgjë nuk ishte bërë publike dhe ata ishin munduar ta mbanin sa më larg vëmendjes së mediave këtë histori. Ledioni dhe Sara, sipas “Anabel”, kanë disa muaj që janë të lidhur dhe dikush i ka parë duke u puthur në makinën e tij, ndërkohë që Sara ka frekuentuar shpesh ambientet e Kodrës së Diellit, ku jeton Ledioni. Gjithashtu, Sara dhe Ledioni kanë qenë me pushime jashtë Shqipërisë. Lidhja e tyre është mirëpritur nga familja e tyre. Më parë Sara jetonte në Itali bashkë me motrat e saj ku edhe studionte, ndërsa në shtator do të zhvendoset në Londër me studime, kurse Ledioni do të vazhdojë me programin " E Diell". Për më tej, do të jenë ata të dy që do të na tregojnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.