Capital T, djali serioz që shndërrohet në Kazanova

Intervista - - JAVA VIP -

Deri tani, reperi kosovar Capital T na ishte dukur një djalë mjaft serioz jo vetëm në këngë, por edhe në klipe, ndërsa tani duket se ka ndryshuar. E themi këtë sepse këtë herë, Capital T do të na vijë shumë ndryshe. Ai po përgatitet për klipin më të ri nga xhirimet e të cilit na sjell disa imazhe paraprake, imazhe në të cilat Capital T gjendet mes femrave gjysmë të zhveshura që me siguri janë figurantet e klipit. Nga këto pamje, paramendojmë një klip që do t’u shkojë mjaft për shtat temperaturave të këtyre ditëve të gushtit, por nuk përjashtohet mundësia që klipi të jetë akoma më i nxehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.