Savjana Vjerdha: Kujt i këndoj “Lajka bon”...

Intervista - - MUZIKË -

“Lajka bon” është kënga e parë që bukuroshja shkodrane ka lançuar, pas suksesit në spektaklin e zërave të rinj, “X Factor”. Savjana Vjerdha, pas lançimit të kësaj kënge, premton

- të vijë me sur priza të reja për publikun shumë

pse shpejt. Edhe shumë e re në moshë dhe pas suksesit të këngës, Savjana qëndron me këmbë në tokë. Ajo pranon se tanimë jeta i ka ndryshuar, por për të qenë një sukses absolut në këtë treg, duhen shumë komponentë të tjerë. Një nga më të rëndësishmit, veç talentit, duket se është

e dhe mbështetja një artisti. Savjana, vjen në këtë intervistë e çiltër dhe plot humor, siç mund të jetë një shkodrane si ajo!

Fabjola Kuburi: - Savjana, ja ku na vjen me “Lajka bon”... Ti vetë, i ke qejf lajkat?

Savjana Vjerdha: - Jo, nuk i kam qejf. Edhe pse teksti është i tillë, kjo këngë ka shumë nënkuptime. - Si erdhi kjo këngë? - Kjo kënga erdhi aq shpejt dhe e freskët saqë edhe ne ngelëm të çudit u r.

- Kujt i bën lajka Savjana?

- Në fakt, kënga u dedikohet personave që bëjnë shumë lajka sepse ka plot të tillë.

- Kush i bën lajka Savjanës? - Vetja ime. (Qesh) - Të ka marrë malli për X Factor, meqë ke qenë një ndër konkur- rentet më të suksesshme në “X Factor 1”?

- Ah, më ka marrë shumë malli, por më shumë më ka marrë malli për prezencën time në skenë, provat e pandalshme, disa nga shoqëria e shumë gjëra të tjera që më bëjnë ta kujtoj atë vend me nostalgji.

- Mesazhi më bukur që ke marrë kohët e fundit...

- Mesazhi më bukur ishte i dikujt që nuk e prisja dhe që u befasova. Flas për një nga personazhet e tregut të sotshëm muzikor.

- Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde, qëkur ke qenë në “X Factor”?

- Ka ndryshuar jeta ime, aktivitete të ndryshme pafund, duke dashuruar përditë e më shumë mikpritjen e dashamirësve të mi në klubet ku jam e ftuar. Jam e lumtur për gjithçka!

- Çfarë duhet të dimë për karakterin e Savjanës??

- Jam shumë e sinqertë dhe përjashtoj interesaxhinjtë nga grupi shoqëror.

- Me syrin tënd, më i mirë “X factor” 1, 2 apo 3?

- Nuk e them për mburrje, por natyrisht që “X Factor 1” ka pasur talente të jashtëzakonshëm, me vokale

iidrithëruese.

- Çfarë ka ndryshuar te Savjana pas lançimit të kësaj kënge?

- Si karakter, nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që kam qenë, ajo jam përsëri. Thjesht, është rritur vëmendja ndaj talentit tim.

- Çfarë të mërzit më shumë?

- Më mërzit prania e njerëzve patetikë.

- Playlista jote për verën...

- Surprizë, super këngë, bombë, vullkan, edhe pse verë! (Qesh)

- Cili është vendi më i bukur për të kaluar pushimet?

- Mua më pëlqen shumë Bora-Bora dhe së shpejti do organizoj një udhëtim atje.

- Je e fiksuar pas veshjeve firmato apo mjafton që veshja të jetë e bukur dhe të të shkojë?

- Jo gjithmonë. Më pëlqen të kem atë që unë dua, stilin tim.

- Po pas parasë, je e fiksuar?

- Jo, falë Zotit. (Qesh)

- Të është ngulitur ndonjëherë ndonjë gjë në mendje, që pastaj të është kthyer në fiksim dhe mezi e ke hequr?

- Më janë ngulitur disa fiksime, disa përjetime jetësore, që sot do të doja shumë t’i ndryshoja.

- Mban hajmali me vete? - Ndonjëherë, po. - Të kanë ndihmuar prindërit me para, apo ia ke dalë gjithnjë mbanë vetë?

- Normal që edhe prindërit më kanë ndihmuar me mbështetjen e tyre, por unë gjithmonë kam qenë ajo që i kam bërë gjërat vetë dhe, nëse i hyj një rruge, dua ta përfundoj vetëm me forcat e mia.

- Fiksohesh më shumë pas një arome parfumi apo pas një fustani?

- Parfumi, pika ime e dobët!

- Kukullat barbi apo kutite e tualeteve? - Make-up. - Ke fiksim të bësh foto, apo të të bëjnë foto?

- Më pëlqen të bëj foto, por edhe të më bëjnë, pse jo?!

- Je e fiksuar pas medias së shkruar apo asaj televizive?

- Më shumë jam pas medias televizive, edhe pse shoh shumë rradhe televizion!

-E fiksuar pas yjeve, apo le realitetin të veprojë?

- E fiksuar pas dëshirës dhe pasioneve që ndikojnë në realitetin tim sot!

- Po pas Facebookut? Bën shumë “like”?

- Pse jo? Mendoj që thjeshtësia bën për vete shumë persona.

- U ke bërë lajka mësueseve që të merrje nota të mira në shkollë?

- Mbaj mend një herë me një profesor të psikologjisë, por nuk jam shumë e zonja me lajka. (Qesh)

- Çfarë duhet të fiksojë publiku te muzika që këndon?

- Stilin, ngjyrën vokale dhe shpirtin e këngëtarit.

- Është më mirë të fitosh një llotari apo një festival a konkurs muzikor?

- Mendoj se një konkurs muzikor, pasi shpërblehesh për atë që merr, por dhe llotaria është një fat për njerëzit.

- Bën palestër që të jesh në formë për pushime?

- Në fakt, palestra është e përditshme në jetën time, e dashuroj atë!

- Do mjaftohesh vetëm me këtë këngë për këtë verë?

- Jo, projekte të mëdha janë në horizont dhe shumë shpejt do të jenë në duart e publikut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.