Nga afër, me Kostandinin

Intervista - - TELEVIZION -

- Sa ndikon familja juaj në profesionin tuaj?

- Familja, është e privuar nga shumë gjëra, por gjithsesi, udhëtimet më tepër i kryej me bashkëshorten time, Ledian. Për ne që merremi me futbollin, koha e lirë është me pikatore, për të mos thënë fare.

- Ku ju pëlqen t’i kaloni pushimet, në mal apo në det?

- Unë kam lindur në Himarë buzë detit dhe pa dyshim, lidhja ime shpirtërore është me të...

- Ushqimi i juaj i preferuar...

- Jam ballkanas 100 %, si në të ngrënë, ashtu edhe në fushat e tjera.

- Cili është pasioni tjetër, veç futbollit?

- Leximi dhe kryesisht, literaturë sportive, por edhe mësimi i gjuhëve të huaja. Flas shkëlqyeshëm gjuhën greke, e cila është edhe gjuha e nënës sime, serbo-kroatisht, duke përfshirë edhe bullgarishten, anglisht, si dhe jam në fazën e perfeksionimit të gjuhës portugezo-spanjolle.

- Për ta mbyllur...

- Faleminderit që më rezervuat një pyetje të fundit të lirë, pasi dua të flas pikërisht për gazetën “Intervista”. Jam nga të parët që kam marrë pjesë si intervistues, që në daljet e para të saj, ndaj dua t’i uroj gazetës “Intervista”, edhe 200 vite të tjera, duke e falënderuar në mënyrë të veçantë për këtë vlerësim dhe respekt, duke më përfshirë tashmë, në të intervistuarit e saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.