Feridja nis të gjurmojë Turgutin

Intervista - - TELENOVELA -

Kur shikojnë që Adjutanti është Turguti, Mahiri dhe Jasini mbeten të shokuar. Mahiri vendos të dalë dhe ta qëllojë në atë moment, por Jasini e bind se nuk është kjo zgjidhja më e mirë dhe arrin ta frenojë. Për pak, Mahiri e Jasini, sa nuk zbulohen nga Turguti.

Nazifi i vogël vazhdon të këmbëngulë që babai i tij të kthehet në shtëpi, por Ilknuri është e bindur në vendimin për ta nxjerrë Bulentin nga jeta e saj. Në bordello, Jilani sjell Orhanin dhe u kërkon grave të kujdesen për të.

Mahiri dhe Jasini vendosin të shkojnë e t’ia tregojnë çfarë kanë zbuluar, shefit të këtij të fundit, por ai i ndërfgjegjëson se, edhe nëse ai u beson, ata nuk kanë asnjë provë për ta vërtetuar se Turguti është Adjutanti, aq më tepër, askush nuk do të besojë Mahirin, i cili u dënua me burg pikërisht për mashtrim. Turguti merr numrin e targës së makinës me të cilën po udhëtonin Mahiri me Jasinin.

Mahiri ka vendosur ta mbajë Feriden larg kësaj të vërtete, por Jasini, pa dijeninë e tij, shkon dhe i tregon Ferides gjithçka. Feridja nuk arrin dot ta besojë atë që dëgjon, por nis dhe i bashkon kujtimet një nga një, duke kuptuar se e ka patur shumë pranë armikun, pa e ditur këtë. Jasini i tregon se po përgatitet të bëhet një tregti armësh, pasi vetëm kjo do t’i ndihmonte ta kapnin Turgutin me presh në duar, por ata nuk e dinë kohën dhe vendin e saktë se ku do të bëhet ky shkëmbim...

Bulenti takon Ilknurin, acarohet dhe e qëllon, kur ajo i thotë se mes tyre nuk mund të ketë më kthim mbrapa. Në këtë moment, vjen Mahiri dhe e pyet se ç’i duket vetja që prek me dorë motrën e tij...

Feridja e kupton se Serah është gruaja për të cilën foli Seiti dhe se ajo është në dijeni të gjithçkaje që po ndodh me Turgutin, ndaj vendos të afrohet me të, për të mësuar më shumë. Ferides i kujtohet që Turguti mbante gjithmonë një axhendë me vete dhe është e sigurtë se aty mban edhe datën e vendin ku do të vëhet tregtia e armëve. Ajo i kërkon Turgutit ta presë te lokali i gjykatës sepse do të shkojë të pijë kafe me të dhe vetë futet në zyrën e tij, për të kontrolluar. Ajo arrin ta gjejë bllokun dhe vendin e takimit, por vjen Turguti dhe e gjen në zyrën e tij. Ai habitet me sjelljen e saj...

Ajteni këmbëngul që Nexhdeti t’i tregojë se me çfarë merret, por ai i thotë se s’kanë pse ta ngatërrojnë jetën e tyre me punën e tij.

Daljani del nga burgu, por Nexhdeti nuk shkon për ta marrë. Atëhere Daljani e kupton se ndoshta ka qenë pikërisht ai që e ka tradhtuar dhe inatoset me të...

Mahiri shkon të takojë Seitin në burg dhe arrin të zbulojë prej tij se Adjutanti nuk i beson gruas së tij dhe se ka qëllim të zbulojë diçka prej saj. Për këtë arsye, ai ka punësuar gruan e njërit prej gangsterëve, që të zbulojë një gjë që gruaja e tij e mban të fshehur. Mahiri vendos të shkojë në shtëpinë e Turgutit dhe i paraqitet shërbëtores si një njeri i dërguar nga ana e burit të saj. Kështu, arrin të vërtetojë se gjithçka që ka thënë Seiti, ka qenë e vërtetë. Serah me të vërtetë po mban diçka të fshehtë nga Turguti, diçka që këtij të fundit i intereson shumë. Mahiri e kupton se me siguri, bëhet fjalë për ndonjë provë që vërteton implikimin e tij në vrasjen e prokurorit...

Safija, në spital, i lutet Zotit që ilknurit dhe fëmijës së saj të mos i ndodhë asgjë. Erdali përpiqet ta ngushëllojë. Mjeku i thotë se Ilknuri është mirë, por ka një problem me fëmijën, i cili nuk është rritur aq sa duhet.

Feridja shkon te Jasini e Mahiri që t’u tregojë se ku do të bëhet shkëmbimi. Mahiri zemërohet me Jasinin që ka shkuar dhe i ka treguar Ferides që Adjutanti është Turguti. Mahiri ironizon ata që mendojnë se do të mund ta kapin Turgutin kaq lehtë, pasi ai nuk ka për të dalë asnjëherë hapur as para njerëzve të tij se ështëAdjutanti, ndaj edhe u thotë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë, është të gjejnë se çfarë fsheh Serah nga Turguti dhe se çfarë e frikëson këtë të fundit aq shumë, sa e detyroi të martohej me aq urgjencë me Serën dhe të vinte dikë për të përgjuar atë.

Kur Feridja ikën, Jasini e qorton Mahirin që sillet aq ashpër me gruan që do, por Mahiri i thotë se ai ka bërë një gabim shumë të madh që i ka treguar Ferides për Turgutin, pasi ai është gjithë kohës pranë saj dhe kjo e vë Feriden para një rreziku shumë të madh.

Jasini shkon në shkëmbim, por dështon dhe nuk arrin dot ta kapë Turgutin.

Sinani nis të tregojë më shumë interes për Feriden, madje edhe t’i kërkojë llogari se pse del vetëm natën, por Feridja ia bën të qartë që nuk duhet të ushqejë iluzione, pasi mes tyre nuk ka për të patur kurrë një lidhje të vërtetë.

Feridja shkon në shtëpinë e Serës, siç e kishin lënë në telefon dhe surprizohet kur e gjen Turgutin në shtëpi. Ndërkohë që Sera po bisedon, Ferides i bie në sy që shërbyesja ia bën me shenjë Turgutit, pasi do që t’i tregojë diçka.Ai ngrihet dhe Feridja kërkon të falur sikur do të shkojë në banjo dhe përgjon nga dera bisedën e atyre të dyve. Ajo dëgjon kur shërbyesja i thotë Turgutit se nuk ka mundur ta gjejë dot kopsën dhe se nuk mund të qëndrojë më në atë shtëpi, pasi Serah e ka gjetur duke kontrolluar në gjërat e saj dhe po e akuzon si hajdute. Turguti këmbëngul që ajo duhet ta gjejë patjetër, me çdo kusht...

Mahiri, Jasini dhe Feridja takohen sërish dhe tregojnë për të rejat e fundit. Feridja zemërohet me sjelljen e Mahirit dhe i thotë se e vetmja gjë që kërkon prej tij, është t’i thotë nëse janë të tre në një grup dhe për të njëjtin qëllim, apo jo...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.