Alehandro plagoset. Monserrati fillon të ndjejë për të

Intervista - - TELENOVELA -

Montserrati e di se nuk ka të ardhme me Hoze Luisin, ndaj i kërkon të largohet, por ai nuk pranon. Atëhere, Monserrati e bën të besojë se ajo po pret një fëmijë nga Alehandro. Ndërkohë, Alehandro i kërkon Marias që ta ndihmojë për të hetuar se cili nga punëtorët e ndihmoi Monserratin të largohet nga ferma. Ajo i thotë se ishte pikërisht ajo që e ndihmoi. Më vonë, Alehandro pyet Gracielën nëse Dimitri ka gisht në vdekjen e Gamboas. Ai i kërkon t’i tregojë Moserratit gjithë të vërtetën, përndryshe, Don Lauro do t’i tregojë asaj se e ëma ishte dashnorja e BenjaminAlmontes. Viktori i çon Alehadros fotot e rivalit të tij Hoze Luisit, gjë që mund ta bëjë Alehandron ta kuptojë se ky i fundit është në fermën e tij.

Maria përpiqet të joshë Alehandron, duke shkuar e zhveshur në dhomën e tij. Ajo i thotë se është e vetmja që mund ta bëjë atë të lumtur. Monserrati e akuzon Alehandron se është një gënjeshtar, por ai i thotë se e vetmja e vërtetë që mund t’i ofrojë është dashuria e madhe që ndjen për të dhe i afrohet për ta puthur...

Monserrati i thotë Alehandros se ajo dëshiron të marrë përsipër të gjitha detyrimet e saj si zonja e shtëpisë. Alehandro i thotë Marias se duhet të respektojë dhe t’u bindet urdhrave të Monserratit, përndryshe, të shkojë të punojë në Aguazul. Monserrati i kërkon Rozarios t’i çojë Hoze Luisit një letër ku ajo i thotë edhe një herë tjetër se dashuria e tyre është e pamundur, ndaj duhet të heqë dorë.

Juventino i thotë Gracielës se vajza e saj mund të mbetet e ve dhe ajo të trashëgojë të gjithë pasurinë... Hoze Luisi dheAlehandro udhëtojnë nëpër fshat, kur Juventino me shokët e tij, qëllojnë për ta vrarë. Hoze Luisi arrin t’i shikojë në kohë, por Alehandro plagoset e bie nga kali...

Alehandro është shtrirë në shomën e tij dhe Maria nuk del prej andej, gjë që e acaron shumë Monserratin e cila i kërkon që të dalë nga dhoma. Ajo e kundërshton, por Monserrati e qëllon me shuplakë. Refugio dëgjon bisedën e Juventinos me Marian dhe mëson se ata janë në dijeni të asaj çfarë do të ndodhte...

Hoze Luisi hyn në dhomën e gjumit të Alehandros dhe i kërkon Monserratit që të bisedojnë, por ajo i thotë se po tregohet shumë i pakujdesshëm që ka hyrë aty dhe se duhet të largohet. Monserrati fillon të ndjejë për Alehandron, i cili i thotë asaj se nëse ai vdes, do të jetë e lirë, por ajo i thotë se nuk e dëshiron kurrë një gjë të tillë për burrin e saj. A do të arrijë Alehandro të mbijetojë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.