Ide fantastike, lojërash paraprake...

Intervista - - INTIMITET -

Seksi është i mirë, por shpejt, mund të biesh në rutinë. Për ta befasuar partnerin, ju propozojmë disa ide lojërash paraprake, para orgazmës. Bëhuni pra mbretëresha e lojërave paraprake! Mund të përdorni aksesorë të ndryshëm, modën, ushqimin, duart, ose jo...

Aksesorë seksualë

Ai ka nxjerrë puplën e tij, me të cilën fshik lehtë trupin tim nga lart poshtë dhe nga poshtë lart, duke u ndalur në zonat e ndjeshme.

Jam e lodhur nga dita e punës? Ai nuk hidhet mbi mua si një i vdekur urie pas copës së bukës. Më masazhon lehtë qafën, supet, kurrizin, me një vaj aromatik.

Balli i krevatit është me hekura. Ai më lidh me një rrip të gjatë, të butë dhe unë jam krejtësisht në mëshirën e tij.

Ai më lidh sytë dhe plotëson gjithë dëshirat e tij.

Unë hyj në dhomë, krevati është mbuluar i tëri me petale trëndafili të kuq.

Ai ka blerë plot prezervativë, me forma, tekstura e aroma të ndryshme dhe më kërkon mua të zgjedh.

Trup me trup sensual

Kur më sheh, ai më kafshon lehtë llapat e veshëve, buzët, gjoksin...

Ai m’u bën masazh këmbëve, pastaj më lëpin gishtat e këmbëve ngadalë, një nga një.

Mbase ai nuk di fare latinisht, por e di shumë mirë se ç’do të thotë kunilingus.

Ai më pëlqen shumë, aq shumë sa nuk mund të presë. Jemi në ashensor, një dorë ma vendos poshtë fundit dhe tjetrën, poshtë bluzës.

Ai më bën masazh në lëkurën e kokës dhe më përkëdhel flokët lehtë.

Jemi në restorant dhe ndjej këmbën e tij gjithnjë e më lart mbi këmbën time. Kësaj radhe, nuk do të hamë ëmbëlsirë...

Ai mendon se unë mbaj erë të mirë dhe e provon këtë, duke më shijuar.

Ai e di se ç’më pëlqen, ose kur, si, për sa kohë. Dy-tri puthje sensuale, një dorë që më prek lehtë gjinjtë. Ai e ka “itenerarin” në dorë dhe nuk largohet kurrë prej tij...

Pa duar

Unë jam lakuriq e shtrirë para tij, sytë e tij me shohin me detaje nga të gjitha anët, sikur ai është duke përsëritur leksionin e anatomisë.

Para meje, lakuriq, ai ka shikimin e një djali të vogël para vitrinës së një ëmbëltoreje.

Ndj e j f r y mën e t i j t ë ngrohtë mbi qafë, ndërkohë që po shkojmë në një festë ku jemi ftuar.

Ai propozon të më shohë, ndërkohë që unë përkëdhel veten. Më pas, do të bëjmë të kundërtën.

Për të mos humbur asgjë nga ajo që ndodh, ai do ta mbajmë dritën ndezur.

Luajmë role

Sytë e tij shkëlqejnë; ai ka një ide në kokë: Do të luajmë doktorash. Ai ka nxjerrë në stetoskop dhe një bluzë të vockël, të bardhë, për mua. Ai do të jetë kirurgu, ndërsa unë, infermierja naive.

Unë kam qenë një vajzë e keqe që meriton një shuplakë në të pasme dhe ai po bëhet gati të më dënojë (me kusht që të jetë shuplakë e lehtë...)

Ai më kërkon të zhvishem me stilin e Dita Von Tiz. Ai ulet rehat-rehat në një kolltuk dhe më vështron në heshtje.

Aksesorë mode

Kam v e s h u r n j ë p a l ë skarpina të bukura, me taka 12 cm. Ai, gjithashtu, i adhu- ron... aq shumë sa nuk do që t’i heq as në shtrat.

Një dhuratë më pret mbi shtrat. Është një këmishë me dantella prej mëndafshi të zi.

Ai nuk duron dot, sapo më sheh, humbet kontrollin dhe duart e tij më shqyejnë rrobat.

Ai më zhvesh ngadalë. Në fillim këpucët, pastaj fundin, pastaj bluzën dhe më thotë se i pëlqejnë sutjenat e mia, etj.

Kam veshur të brendshme të bukura. Ai i vë re dhe i vlerëson, megjithatë, kjo nuk e pengon të m’i heqë.

Ai më lutet ta zhvesh, ndërkohë që ka hequr vetë çorapet dhe këpucët.

Ai nuk ka veshur mbathje poshtë xhinseve dhe ma thotë.

Si në një film

Mb i k o mo d i n ë n e dhomës së gjumit është një libër erotik. Ai më kërkon t’i lexoj ngadalë faqen 127, ku ka vënë shenjën.

Ai vë këngën-baladë “The Sea” të Morcheeba-s dhe më fton të kërcejmë bashkë. Pastaj, më shtrëngon pas vetes dalëngadalë dhe duart e tij fillojnë të luajnë në trupin tim.

Ai vë dvd-në e një filmi erotik dhe unë, nuk i ul sytë...

Çarçafët janë të freskët, drita është e mpakur, ka një muzikë të lehtë në sfond dhe dhoma mban aromë trëndafili...

Ai ka marrë një kamera dhe do të filmojë seancën tonë të seksit, të cilën do ta shohim të dy, së bashku, më vonë.

Fjalë të ëmbla

Ai më thotë fjalë të ëmbla, ose më sheh drejt e në sy, me një shikim që vlen sa mijëra fjalë.

Ai më pëshpërit “Të dua” pranë veshit dhe jo vetëm kur jemi duke bërë seks.

Ai ka fjalor të pasur në fushën e fjalëve të ndyra dhe ato e frymëzojnë.

Ai më thotë atë që do të më bëj ë . Nga f i l l i mi, në fund, plot detaje.

Ndërmjet dy përkëdheljeve dhe gjërave të tjera, ai gjen kohë për të më pyetur nëse më pëlqen ajo që është duke më bërë.

Partneri im është djalë me edukatë; para se të më bëjë diçka, më kërkon leje.

Ai më dikton se çfarë duhet t’i bëj. Ai më komandon dhe unë bëj atë që më thotë.

Në banjo dhe kuzhinë

Ai e ka mbushur vaskën me shkumë dhe me ujë, as të nxehtë, as të ftohtë. Ka vend për dy vetë.

Ai sapo del nga dushi. Lëkurën e ka ende të ngrohtë dhe ngjitet pas meje.

Një bombol e vogël me krem shantiji, një kavanoz me N u t e l a . K u s h d o të kënaqet sonte?

Mbi komodinë presin dy gota dhe një kovë e vogël shampanje me akull, me shishen brenda.

Papritur kam nxehtë dhe ai më kalon një copëz akulli nëpër trup.

Hap ç a n t ë n e p a z a r i t . Mes shishes së verës dhe ëmbëlsirave me çokollatë, ka një tubet lubrifikanti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.