10 arsye për të preferuar dashuritë e pushimeve

Intervista - - INTIMITET -

Jeni me pushime dhe ju pëlqen dikush? Temperaturat e larta dhe relaksi, i kanë këto pasoja. Megjithëse kjo dashuri nuk ka shanse të zgjasë për një kohë të gjatë, ajo përsëri ka përparësitë e veta dhe ia vlen të shijohet. Ja, cilat janë arsyet për këtë...

1.

Ju nuk e dini çfarë pamjeje ka ai në jetën e përditshme; mbase vesh xhinse shumë të shkurtra dhe bluza ngjitur pas trupit, me stemën e ekipit të futbollit të preferuar. Për momentin, ju jeni në plazh, ai e ka gjoksin lakuriq, me muskuj dhe ju nuk e vrisni mendjen për jetën e vërtetë. 2.

Fakti që është kamerier në një bar në modë të kryeqytetit ose aktor të cilit “sapo i kanë ofruar një rol të rëndësishëm”, nuk ka rëndë- si për ju. 3.

Ju keni një të dashur që mund të mos e vlerësojë faktin që keni sjellë një djalosh biond të dekoloruar, bashkë me valixhet tuaja të pushimeve! 4.

Të themi të vërtetën, kishit kohë që dëshironit që një djalë t’ju fliste për yjet dhe për formën e konstelacioneve të ndryshme. “Shiko, ai atje ka formë deveje”. Ju duhet të bëni sikur jeni në ekstazë, me s yt ë që j u s hkëlqejnë, si në një film me kartona. 5.

Ai nuk do t’ju shohë kurrë me puçrra për shkak të një overdoze me pica, sytë me rrathë si të një arushi panda, për shkak të pagjumësisë. Ai nuk do t’i shohë kurrë qimet që zgjaten brenda xhinseve tuaja në vjeshtë dhe ju do të mendoni plot kënaqësi se ekziston një burrë në këtë planet që mendon se jeni e përkryer. 6.

Jeni në një vend tjetër, ku askush nuk ju njeh dhe gjykon. Për pasojë, mund të shpikni çfarë të doni për veten, të thoni se bëni bamirësi nëpër botë: “Arrita pikërisht para tërmetit dhe shpëtova një familje koreanësh që kishte bërë kamping në breg të Detit të Kuq!”. Do të shihni në sytë e tij një admirim që u rezervohet vetëm heroinave të romaneve, me kusht që të njihni mirë gjeografinë... 7.

Nuk k e n i p s e t ë n j i h n i prindërit e tij rrotull tryezës familjare, përveçse nëse ai udhëton me ta dhe, në këtë rast, largohuni menjëherë prej tij! 8.

Deri në atë moment, Kamasutra ishte një shpikje kot e revistave për femra. Është diçka që ju nuk kishit guxuar kurrë ta vinit në praktikë me një djalë që mund t’ua tregojë këtë më pas të njohurve të përbashkët. 9.

Me kalimin e kohës, ai do t’ju duket djali ideal, sepse nuk keni njohur të metat e tij dhe sepse largësia e koha e zbukurojnë imazhin e tij... 10.

...dhe kujtimet e ëmbla të ngrohin gjithmonë kur vjen dimri, në një natë pak të trishtuar dhe të vetmuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.