Dobitë e turshisë me lakër të bardhë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ajo ndihmon për të nxjerë krimbat-parazitë, për të lehtësuar frymëmarrjen e të sëmurëve me astmë, për të luftuar hemorroidet, madje edhe për të hequr dhimbjet e kokës… Lundërtari i mirënjohur Xhejms Kuk, ka thënë: “Lakër-armeja e shpëton njeriun nga shumë sëmundje, madje, mund të them se ajo ka qenë një mjet që u ka shpëtuar jetën marinarëve të mi”. Nuk është aspak e rastit që të gjitha anijet, kur nisen për rrugë të largëta, marr i n me v e t e s a s i t ë k o n - s i der ueshme t ë l a kr ë s s ë bardhë të përgatitur si turshi, lakër-arme. Në alpet e Austrisë ka një zakon të këtillë: Nusja, para se të shkojë për të vënë kurorë, futet në kuzhinë dhe kripos lakrënarme (lakër turshi). Ajo i hedh asaj shëllirë sepse kështu, sipas besimit popullor, do të jetë e dëshiruar dhe e shijshme për bashkëshortin në gjithë jetën dhe nuk do ta dëshpërojë kurrë atë.

Por, si përgatitet lakërarmeja? Për të përgatitur lakër-arme, amvisat me përvojë, së pari, zgjedhin lakrën e vonët. Pastaj, sipas traditës familjare dhe përvojës personale, përdorin mënyra të ndryshme për përgatitjen e turshisë: Njëra i hedh lakrës mollë, tjetra rrush, e treta karota, e katërta, panxhar sheqeri… Rekomandohet sidomos ruajtja e proporcioneve: Më të sprovuarat, që japin një lakër-arme shumë të shijshme, janë: Në dhjetë kilogramë lakër të grirë, të hedhësh deri në 350 gramë karota dhe 180-200 gramë kripë, ose 1 kilogram mollë dhe të njëjtën sasi kripë. Në 9 kilogramë lakër, një kilog r a m k a r o t a , 5 0 0 g r a më mollë, pesë gjethe dafine dhe 1 8 0 - 2 0 0 g r a më k r i p ë . Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë: Në 3-6 ditët e para të “ardhjes” (fermentimit aktiv), ajo lihet në një temperaturë 16 deri 20 gradë, pastaj është mirë ta vendosim në një ambient të ftohtë nga 0 deri në dy gradë minus. Kësisoj, pengohet mykosja. Shumë amvisa pohojnë se lakra del më e mirë në rast se do të “shtrohet” nja 5-6 ditë pas hënës së re... Po kështu, nuk është keq të mbahet parasysh se po të “s ht r ohet ” l a kr a në di t ë t “mashkullore”, pra, të hënën, t ë mart ë n d h e t ë e n j t e n , armeja nuk zbutet (qulloset), d e l më t r a n s p a r e n t e d h e kërcet gjatë përtypjes. Tradicionalisht, lakër-armenë e f e r me n t o j n ë n ë v o z a të posaçme druri ose plastmas i , p o r a j o d e l s h u më e shijshme edhe po ta përgatisësh me të ashtuquajturën “metodë të nxehtë”, në kavanoza të mëdhenj trelitroshë.

Sipas kësaj mënyre, lakra grihet, përzihet me karota dhe hidhet në kavanoz. Sa më e ngjeshur të jetë lakra në kavanoz, aq më mirë është. Pas kësaj, hidhet shëllirë e ftohur, të cilën e kemi përgatitur duke përzier 2 lugë gjelle me kripë në çdo litër ujë. Mirë është t’i vëmë kavanozit një pjatë të thellë poshtë sepse gjatë fermentimit, lakra nxjerr lëng… Kësisoj, e lëmë 4-5 ditë në t e mper a t u r ë n e d h o mës . Pasi kalon kjo etapë, e kullojmë dhe lëngun, e ziejmë për 10 minuta, duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr përsipër. Këtë shëllirë të ngrohtë, ia hedhim lakrës në kavanoz. Kur ftohet, e mbulojmë duke ia lidhur grykën me një celofan dhe e v e n d o s i m n ë a mbi e n t t ë ftohtë. Tanimë, armeja është gati për t’u konsumuar.

Lakërarmeja ndihmon të sëmurët me astëm si dhe avitaminozët. Ka vlera të mëdha për shëndetin, sidomos lëngu (shëllira), e cila pihet esëll nga një gotë çdo ditë. Më i mirë është lëngu i armesë kur atë e shtrojmë të pagrirë, por në copa të mëdha, ose në koçanë të paprerë. Në këtë mënyrë, ajo i ruan më mirë vitaminat. Po kështu, lëngu rekomandohet gjatë temperaturave të larta. Në rastet e të sëmurëve me gastrit dhe hemorroide, rekomandohet të pihen deri në dy gota lëng armeje të ngrohtë. Thamë në fillim të shkrimit s e a r me j a n d i h mon p ë r nxjerrjen e k r i mba v e - parazitë te njeriu. Për këtë, duhet të hahet nga 100-200 g r a më a r me n ë d i t ë , n ë mënyrë të pavarur nga ushq i me t e tjera. Edhe të sëmurët nga diarreja mund të shërohen duke pirë 1-2 gota lëng armeje, të përzier me lëng domateje, në ditë.

Ndërkaq, është e domosdoshme të mbajmë parasysh se konsumimi i armesë nuk lejohet për të sëmurët me gastrite të rënda, me hipertension (për shkak të kripës), si edhe me sëmundje të veshkave…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.