Paleontologët kanë gjetur një breshkë uji sa një automobil

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Paleontologët e Universitetit të Karolinës Veriore në SHBA kanë zbuluar në territorin e Kolumbisë kockat e një breshke gjigande, që ka jetuar 60 milionë vjet përpara. Kjo breshkë ka jetuar pas zhdukjes se dinozaurëve, në ujërat e një liqeni të madh, ku ushqehej me mishin e krokodilëve. Për nga përmasat, ajo i ngjan një automobili të madh dhe me pancirin e saj mund të ndërtohet një pishinë fëmijësh… Breshkën e quajtën Carbonemys cofrini, që do të thotë “breshka e qymyrit” sepse kockat e saj janë gjetur në një minierë qymyri, pranë Kerehonit. Shtresat e dekantuara në këtë vend, i përkasin kohës së paleocenit. Nga të dhënat paraprake del se breshkat kanë qenë bashkëkohëse të dinozaurëve, madje kanë jetuar edhe pas zhdukjes se tyre dhe me sa duket, vetë Carbonemys është shfaqur në ato vise 5 milionë vjet pas zhdukjes se dinozaurëve. Asokohe, në territorin e Amerikës Jugore, shpërtheu një gjigandizëm i paparë në radhët e zvarranikëve. Po në të njëjtën minierë, është gjetur edhe një skelet nepërke gjigande, të cilat quhen Titanoboa. Me sa duket, pas zhdukjes se dinozaurëve, zvarranikët që mbetën, u përpoqën të arrijnë përmasat e tyre dhe, për këtë, i ndihmonte ushqimi i bollshëm e mungesa e grabitqarëve. Gjatësia e pancirit të breshkës gjigande arrin në 172 centimetra, diametri i kokës saj arrinte në 24 centi- metra, sa një top futbolli. Kjo është breshka e parë gjigande e ujërave të ëmbla. Nofullat e forta të breshkës së ujit tregojnë se ajo ishte në gjendje të përtypte ushqime nga më të ndryshmet, që nga molusqet, deri te krokodilët. Këto lloj breshkash kërkonin shumë ushqim. Me sa duket, në gjithë liqenin kishte një ose dy breshka të tilla; të tjerat ngordhnin pa u rritur mirë, për mungesë ushqimi. Në pancirin e saj, duken shenjat e një lufte me krokodilët, mirëpo breshkat gjigande Carbonemys nuk kishin frikë prej tyre; ato e ndjenin veten shumë të forta…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.