Molusqet dykanatëshe

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Janë një klasë molusqesh të ujërave të kripura dhe të ëmbla, të cilat në latinisht quhen Bivalvia. Ato dallohen nga molusqet e tjera sepse e kanë guaskën dykanatëshe, me një të prerë në mes, që i jep mundësi të hapet dhe të mbyllet si derë dykanatëshe sa herë që i paraqiten nevoja jetike. Në dallim nga gjithë molusqet e tjera, Bivalviat nuk kanë kokë. Shumica e klasës së tyre kanë velza (ktenidina), të cilat kryejnë jo vetëm funksione të frymëmarrjes, por luajnë edhe rolin filtrave për të tërhequr ushqimin nga ujët. Ato përgjithësisht jetojnë në llumrat (baltën) e fundit të deteve apo liqejve për t’u mbrojtur nga armiqtë e tyre, por ka edhe molusqe, siç janë për shem- bull kuajt e detit që notojnë në ujërat e niveleve të ndryshme, apo të llojeve të tjera, që jetojnë edhe në brigjet e deteve dhe te liqeneve. S’janë të rralla rastet kur ato jetojnë nën shkëmbinjtë ujorë. Zakonisht, ato lëvizin pak. Si rregull, guaskat e tyre janë simetrike dhe dimensionet e tyre vari-

ojnë nga disa milimetra, deri në 10 centimetra. Duke filluar nga kohët parahistorike, molusqet dykanatëshe përdoreshin si ushqim nga banorët e bregdetit. Përveçse janë përdorur si burim ushqimi, Bivaldet kanë qenë edhe burim i prodhimit të margaritarëve. Ato janë rezerva ushqimore për peshqit dhe qeniet e tjera. Arkeologët kanë gjetur guaska molusqesh dykanatëshe shumë të lashta, që i

kalojnë të 500 milionë vjetët. Tani jetojnë mbi 20 mijë lloje të ndryshmë molusqesh, të cilat ndahen në 1260 lloje dhe 106 familje. Këto molusqe janë shumë të përhapura, sidomos në plazhe. Kështu, për shembull, është llogaritur që në plazhin e Uellsit Jugor jetojnë deri në një milion e 44 mijë molusqe, të cilat njerëzit mund t’i përdorin fare mirë si ushqim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.