Zbulohet një varr i lashtë në Veri të Greqisë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një varr i lashtë, i epokës së Aleksandrit të Madh është zbuluar në Verilindje të Selanikut, në Greqi. Disa arkeologë që po bënin gërmime në një kodër, zbuluan një varr shumë të madh që i përket fundit të periudhës së mbretërimit të Aleksandrit të Madh.

Kryeministri grek, Andonis Samaras, i cili vizitoi sitin arkeologjik që ruhet me forca ushtarake, tha se zbulimi ishte “jashtëzakonisht i rëndësishëm” dhe i përkiste periudhës 325-300 p.e.s. Për nga madhësia, varri mund t’i përkasë ndonjë pjesëtari të familj e s s ë Al e k s a n d r i t të Madh, si për shembull gruas apo djalit të tij. Në hyrje të tij ndodhen dy statuja të mëdha sfinksi, krijesa mitologjike që janë një përzierje e njeriut, zogjve dhe luanit. Mendohet që varri të hapet për publikun brenda dy javëve që vijnë.

E çuditshmja është se prej kohësh, ky varr po kërkohej nga arkeologët e Maqedonisë, të cilët po synonin ta gjenin atë para zgjedhjeve presidenciale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.