Briam

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit: 5-6 patate mesatare 5-6 karota 5-6 kunguj 2-3 patëllxhanë 3-4 speca jeshile 1 qepë 6 thelpinj të mëdhenj hudhre 1 domate Vaj, kripë, piper 3 lugë nenexhik

Gatimi: Lajmë e presim gjithë perimet në rondele dhe i vëmë në tepsi. Grijmë në kombinat qepën, hudhrën, nenexhikun e domaten dhe këtë përzierje ua hedhim perimeve. Shtojmë kripë e piper, vaj dhe një gotë me ujë. E pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 45 minuta duke kontrolluar sasinë e ujit, që të ngelet pak lëng.

Për ata që pëlqejnë perimet është ushqimi më i lehtë dhe i shijshëm për t’u përgatitur. Mund të shtoni dhe të hiqni perime sipas preferencës tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.