S’po më del fati; ngela në derë të babait!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Jam A. nga një fshat i Jugut të Shqipërisë. Jam një lexuese shumë e rregullt e gazetës suaj dhe disa herë jam matur që edhe unë të bëhem pjesë e historive nga jeta, por vetëm sot e mora guximin dhe po ju shkruaj. Në fillim dua ta nis me një shprehje të popullit “më mirë të të dalë syri sesa nami”. Pikërisht kështu ndodhi me mua. Sapo kisha mb a r u a r k l a s ë n e t e t ë d h e prindërit nuk më lanë të vazhdoja shkollën më tej, të paktën të kisha bërë gjimnazin. Në fshatin tonë nuk kishte shkollë të mesme, duhet të jetoja në konvikt në një qytet afër fshatit tonë, për ta vazhduar atë. Kështu, jeta ime u mbyll brenda katër mureve që në moshën katërmbëdhjetë vjeçare.

Në fakt, unë nuk është se fajësoj prindërit e mi, sepse ata ishin dhe vazhdojnë të jenë shumë të varfër. Në ishim gjashtë fëmijë, katër motra e dy vëllezër dhe unë isha më e madhja e fëmijëve. Në moshën më të bukur, isha e detyruar të punoja gjithë ditën, në tokat tona, ndihmoja mamin edhe babin me punët që unë kisha mundësi t’i bëja në atë moshë. Të vetmen argëtim që kisha ishte kur dilja në qendër të fshatit për të bërë ndonjë psonisje të vogël sipas mundësive të mia. Në qendrën e fshatit ndodheshin tre dyqane dhe disa lokale të vogla, që frekuentoheshin vetëm nga burrat dhe nga djemtë e rinj. Sa herë q ë d i l j a , mu n d o h e s h a të vishesha bukur, sipas mundësive të pakta që kisha, për t’u rënë në sy djemve të fshatit, por të paktën deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçe, nuk m’i hodhi sytë asnjë djalë. Si vajza e madhe e familjes, prindërit duhet të më fejonin sepse pas meje do fejoheshin edhe motrat, s e n ë s e n a k a l o n t e mos h a , atëhere nuk na i hidhëte sytë asnjë njeri. Ky ishte mentaliteti i prindërve të mi.

Ashtu siç po ju tregoja më sipër, i vetmi argëtim për mua ishte të dilja në qendrën e fshatit. Gjithmonë shkoja në një dyqan ku shiste një burrë rreth të gjashtëdhjetave. Gjithmonë kur shkoja dhe blija ushqime, ai më jepte ndonjë çokollatë për mua, për motrat dhe vëllezërit e mi. Unë gëzohesha shumë. Atyre ua jepja fshehurazi nga prindërit, sepse ata nuk do të më linin që unë të merrja gjëra falas. Edhe pse ishim shumë të varfër, asnjëherë nuk e ulnim kokën përpara të tjerëve. Shitësi e dinte se ishin të rralla rastet që ne mund të blinim çokollata. Fakti që ai mundohej të na kënaqte me ndonjë gjë, kishte bërë që unë ta adhuroja atë njeri dhe, për ta parë ata gjithnjë e më shpesh, bëja sikur harroja të blija ndonjë gjë dhe pas disa minutash shkoja përsëri në dyqan. Unë nuk e di nëse ai arriti ta kuptonte ndonjëherë se unë kthehesha për atë dhe jo për ta marrë atë që kisha harruar. Imagjino sa e vetmuar ndjehesha në atë fshat, në atë shtëpi, saqë një burrë në moshën e babait tim, ndoshta edhe më i madh, kishte zgjuar tek unë një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë. Nuk e dija se çfarë ishte kjo, ai sillej në mënyrë korrekte me mua, por fakti që ai ndjente dhembshuri për ne që ishim të varfër, më bënte të ndjehesha ndryshe kur isha me të. Mezi prisja të shkoja në dyqan, madje kur prindërit e mi dërgonin motrat dhe vëllezërit, unë menjëherë u dilja përpara dhe nuk i lija të shkonin ata. Një ditë, babai im erdhi në shtëpi dhe i t h a mamit s e p r o n a r i i a t i j dyqani i kishte kërkuar që njëri nga ne fëmijët të shkonte të paktën dy herë në javë që të pastronte dyqanin kundrejt një pagese që ai mund t’i jepte. Mua më shkëlqyen sytë nga gëzimi dhe menjëherë u hodha duke thënë: “Babi, të shkoj unë?”. Ai nuk ngurroi fare dhe tha: “E mira është që të shkosh ti, sepse je edhe më e madhja, e dhe më e pë r gj e gj s hmja”, sepse motrat e vogla, mund të gënjeheshin nga gjërat që ishin në dyqan dhe mund të zgjasnin dorën pa lejen e pronarit. M’u bë zemra mal kur mora aprovimin e babit tim. Unë e dija se pronari i dyqanit nuk kishte nevojë për një punëtor, sepse në fund të fundit mund të shkonte gruaja e tij të pastronte, po ai e bënte këtë në një formë bamirësie për ne, sepse i vinte keq që ishim shumë fëmijë dhe pa asnjë të ardhur.

Në ditën e parë të punës, ai më urdhëroi që të gjitha artikujt ushqimorë t’i lëvizja nga vendi dhe t’i pastroja duke i sistemuar në rafte. Unë sa nuk fluturoja! Ai, pas çdo dite pune, përveç lekëve, më jepte dhe një çantë të mbushur me fruta perime dhe ndonjë gjë tjetër për t’ia çuar familjes sime. Imagjino, kjo lloj pune ishte e vetmja kënaqësi që më dhuronte jeta në ata moshë aq të bukur! Por fshati, siç e dini edhe ju, nuk të lë rehat. Gjithmonë kur vinin klientë, na gjenin duke bërë muhabet, kishte raste kur pronari i dyqanit më përkëdhelte kokën, kur unë thoja ndonjë batutë ose diçka të mençur për moshën që kisha, mirëpo të gjitha këto, njerëzit i merrnin në një kuptim tjetër, kuptohet, ashtu si u vinte atyre më për mbarë. Kështu pra, lindën edhe thashethemet për mua dhe pronarin e dyqanit, i cili ishte vërtet një njeri shumë i mirë dhe ato që thoshte fshati, atij as në mendje nuk i kanë shkuar e jo më që të ndodhnin në realitet. Nga ana e tij, ai nuk kishte tentuar asnjëherë të afrohej me mua në një mënyrë tjetër sepse ishte njeri me norma dhe me një familje shumë të rregullt.

Kur e shoqja filloi të dëgjonte llafet e fshatit, i kërkoi të më hiqte nga puna, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Nëse ai do dëgjonte fjalët e gruas së tij dhe të më hiqte nga puna, do ishte sikur të më vriste, ose sikur të më mbyllte në burgun tim të përjetshëm. Fjalët kishin shkuar edhe në veshin e prindërve të mi. Ata e dinin që ai nuk e bënte kurrë një gjë të tillë, por për t’u mbyllur gojën njerëzve, babi u detyrua të më hiqte nga puna. Ishte një tmerr i vërtetë! Nuk mund ta kaloja gjithë ditën duke bërë punët e rëndomta që kishte shtëpia në fshat. Mendja më rrinte gjithë ditën tek ai. Edhe ps e nuk ki s ht e a s gj ë midis nesh, unë e ndjeja se përveç prindërve të mi, ai ishte një njeri që më donte shumë dhe që mund o h e j t ë më n d i h mont e n ë mënyrën e tij. Kishin kaluar vite nga dita ku unë dola nga puna, por për çudi nuk kisha asnjë kërkesë për fejesë, isha 23 vjeçe dhe prindërit e mi po shqetësoheshin për fatin tim, pasi kisha edhe motrat, të cilat ishin bërë në moshë fejese. Babi u kishte folur të gjithë njerëzve tanë për problemin që e shqetësonte dhe asnjë nuk e kishte vënë ujin në zjarr për këtë gjë. Madje, ndonjë fjalë na kishte ardhur në vesh, sikur njerëzit ishin më të interesuar për motrën time të d y t ë . P r o b l e mi n q ë p o më s h q e t ë s o n t e g j i t h n j ë e më shumë, ia thashë një ditë pronarit të dyqanit (sepse unë vazhdoja t’i blija ushqimet tek ai). Ai më tha: “Nuk më kishte shkuar në mendje një gjë e tillë, po unë kam shumë njerëz me të cilët mund të të sistemoj ty, menjëherë do bëj përpjekjet e mia”.

Atë natë nuk më zuri gjumi fare, mendoja se ai ishte engjëlli im mbrojtës, i cili mund të më shpëtonte nga ai burg i tmerrshëm që më kishte rrethuar. Nuk vonoi shumë kur pronari i dyqanit kishte folur me babanë tim për një djalë, edhe ai nga fshati aty në zonën tonë, i cili kishte shprehur interes për mua. Ai ishte emigrant dhe në muajin gusht erdhi dhe më kërkoi dorën në familje. Të them të drejtën, fillova ta doja që në momentin e parë, sepse në jetën time nuk kisha pasur asnjë lidhje më përpara. Me të fejuarin tim ndenja vetëm dy ditë, kur ai më mori në shtëpinë e tij në fshat, sepse babanë e kisha shumë fanatik dhe nuk më linte te burri. Për herë të parë fillova të mbaja telefon kur u fejova. I fejuari ma solli nga Greqia dhe ne komunikonim vetëm nëpërmjet tij. Të dy kishim thurur shumë plane, ne do martoheshim në verën e vitit tjetër. Ndërkohë, sa u fejova unë, u fejua edhe motra ime e dytë, dukej sikur njerëzit kishin pritur që te sistemohesha unë, pastaj të kërkonin atë. Jeta ime ndryshoi shumë mbas fejesës, fillova të isha një vajzë akoma më e lumtur. Ne nuk do të jetonim në fshat, ku kishte prindërit ai, por do jetonim në Greqi. Po shumë shpejt i gjithë gëzimi im u shua, sikur mos të isha fejuar kurrë. I fejuari im i ndërpreu telefonatat me mua dhe unë f i l l ova t ë bëhesha merak. Mbas dy ditësh erdhi vjehrri, takoi babanë tim dhe i tha se fejesa është e prishur se “çupa juaj ka bredhur me mblesin e kësaj fejese”. Babi im vuri duart në kokë. Mua sa nuk më iku mendja fare, fillova po qaja dhe po i betohesha se ato janë thjesht thashetheme pa baza. Në një moment dëgjova babin, i cili më tha: “Mos qaj, bija ime! Edhe sikur të duan këta, ne nuk lidhim miqësi me njerëz që thashethemet e fshatit i marrin për të vërteta”. Babai im e përzuri atë nga shtëpia dhe mbas dy ditësh më mori në telefon i fejuari. Ai, me siguri, donte të sqarohej, por im atë ma rrëmbeu telefonin nga dora dhe e përplasi pas murit, duke thënë:

“Ti nuk ke punë me atë djalë, përndryshe, nuk je më vajza ime”.

Ja pra, kjo është ajo që ju thashë në krye të historisë time “më mirë të të dalë syri se sa nami”. Është një shprehje e popullit që tek unë gjeti vend. Është e kotë t’ju tregoj se si ndjehem unë tani... Ne jemi zënë dhe me pronarin e dyqanit, i cili u mundua për mirë dhe i doli keq. Babi nuk më lë që unë të shkel më në atë dyqan, pasi për faj të asaj pune, ndodhën gjithë këto gjëra. Tashmë, si asnjëherë tjetër, jam mbyllur në botën time dhe i lutem Zotit të më ndriçojë rrugën që edhe unë, ashtu si motrat e mia, të kem fatin tim dhe mos të vuaj gjithë jetën në derën e babit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.