Dy disfatat e jetës sime

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje gazeta “Intervista”! Unë që ju shkruaj quhem Sokol dhe jam tridhjetë vjeç. Sapo kam mbaruar shkollën e lartë dhe jam duke kërkuar punë. Për momentin, dua të vë rregull në jetën time dhe të rifilloj të jetoj si njeri normal.

Mezi arrita ta mbaroja shkollën e lartë, pasi gjatë kësaj kohe kam pasur shumë probleme. Unë kam lindur në një fshat të Durrësit dhe prindërit e mi ishin shumë keq ekonomikisht. Ata mezi arrinin të na siguronin bukën, le pastaj gjërat e tjera. Jam mësuar të kem ftohtë në dimër dhe të robtohem në verë. Për të pasur ndonjë lek, më duhej të ngrihesha që në mëngjes e të vija në Tiranë, ku punoja si kamarier. Në atë kohë isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, por duhet ta bëja këtë sakrificë. Shkollën e kam pasur gjithnjë ëndërr. Doja të vija në Tiranë, të mbaroja universitetin dhe të isha dikushi në jetë. Gjithnjë e kam ditur se prindërit e mi nuk ma siguronin dot mbështetjen e duhur, sepse nuk kishin mundësi, me gjithë dëshirën e tyre të mirë.

Kështu, unë u mësova të punoja që i vogël. Përpiqesha të ruaja edhe ndonjë lek më tepër që t’ua jepja prindërve. Për veshje as që bëhej fjalë, pasi kishim gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.

Kur mbarova gjimnazin, konkurova për Universitet dhe arrita të fitoja, madje të dilja i dyti. Isha shumë i lumtur dhe krenar për veten time. Kisha punuar edhe gjatë verës kështu që kisha kursyer lekë për t’u regjistruar dhe mezi po prisja ta bëja këtë.

Gjatë asaj kohe, në kulmin e gëzimit tim, mamaja ime u sëmur. Shkuam nëpër doktorë dhe të gjithë lekët që kisha hequr për universitetin, i harxhova për të. Fatkeqësisht, ajo doli me kancer. E kishim të pamundur t’i ofronim kura apo trajtime të shtrenjta. Mamaja u operua dhe nisi të përkeqësohej. Mua m’u desh ta lija shkollën atë vit. Jo vetëm që nuk kisha më lekë, por edhe më duhej të rrija afër saj. Mjekët ia hoqën shpresat.

Kam kaluar ndoshta periudhën më të keqe të jetës sime. Ndihesha i vrarë shpirtërisht... Kam qenë shumë i lidhur me mamanë. Kur mendoja sakfrificat që kishte bërë për mua, tërbohesha. Kisha ëndërruar gjithnjë që t’i siguroja një jetë më të mirë, qoftë edhe për pak, por unë ende nuk kisha një shkollë, një punë të mirë.

Ajo vdiq në shtëpinë tonë në fshat, e varfër dhe e vuajtur, siç kishte jetuar gjithnjë.

Edhe vitin tjetër nuk shkova dot në shkollë. Isha i mbytur nga dhimbja dhe hidhërimi. Nuk bëja dot asgjë. Më pas, vendosa të vija rregull në jetën time dhe të rinisja punën për të realizuar ëndrrat që kisha. I vura vetes qëllim që këtë do ta bëja për mamanë time.

Kështu, konkurova sërish, kësaj here në mjekësi. Doja që përveçse për mamanë time, ta bëja këtë për të gjithë njerëzit që do të sëmureshin. Doja vetëm të shpëtoja jetë njerëzish.

Kështu, nisa të mësoja. Deri në atë kohë, nuk kisha pasur asnjë lidhje. Kushtet e mia të vështira të jetesës kishin bërë që ...

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.