U dashurova me njerkun tim!

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Jam Denisa 17 vjeçe. Kjo që do t’ju rrëfej është ajo që mua më ka ndodhur në të vërtetë, ju betohem që nuk ju gënjej. Unë jam rritur pa baba sepse nëna ime mbeti shtatzënë me njeriun e ëndrrave të saj, ose më mirë të them, kështu ishte ai për të deri në momentin që ajo njohu fytyrën e tij të vërtetë.

U dashurua me Tanin që në moshë fare të re dhe ai i premtonte se do të kishin të ardhme së bashku. Qëndruan bashkë rreth katër vjet duke e mbajtur sekret marrëdhënien e tyre dhe kur ndodhi diçka shumë e madhe, pra, mamaja mbeti shtatzënë me mua, lidhja e tyre duhet të dilte në dritë.

Me sa më ka treguar ajo, ata kishin patur shumë frikë se si do të reagonin njerëzit e tyre, pasi dinin që shumë kohë më parë disa kushërinj shumë të largët nga fisi i mamasë kishin patur një konflikt shumë të madh me fisin e babait. Por gjithsesi, këto gjëra nuk duhet të ndërhynin në jetët e tyre dhe aq më tepër të ndikonin në dashurinë që po e kultivonin me aq kujdes për vite me radhë.

Kur më përshkruan kohën e “artë të dashurisë”, ajo emocionohet gjith- një dhe më thotë se që të dy janë dashur me të vërtetë shumë, por ja që nuk mjaftonte vetëm kjo që dashuria e tyre të përfundonte në martesë. Duhej më shumë guxim nga e babait tim. Në kohën kur ime më kuptoi se ishte shtatzënë, u gëzua sepse mendoi që kjo ishte një arsye më shumë se pse duhet ta bënin “publike” marrëdhënien e tyre dhe të mos u fshiheshin më syve të njerëzve. Ajo nuk kishte fare ndërmend që ta abortonte fëmijën edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe. Ishte shumë e sigurtë që ardhja në jetë e këtij fëmije do të ishte një lumturi e madhe për të dy ata.

Pra, erdhi momenti që ajo t’ia rrëfente këtë gjë familjes së saj dhe nga ana tjetër edhe Tani (nuk mund ta quaj dot me plot gojën “babi” sepse nuk jam mësuar dhe nuk e kam thirrur asnjëherë kështu) t’u tregonte të vërtetën familjarëve të tij. Kur ato e morën vesh këtë gjë u tërbuan fare dhe e ndaluan kategorikisht që ta takonte më mamin. Ndërkohë, ime më nuk e dinte ende se ç’i kishin thënë ata, ndaj përpiqej t’u shpjegonte prindërve të saj sa e fortë ishte dashuria e tyre dhe sa njeri i mirë ishte ai. Ajo u lutej atyre që ta lejonin të martohej me të dhe që edhe ata t’i jepnin bekimin kësaj martese, por ata vazhdonin të ngulnin këmbë:

- Ornela, ne të duam shumë, ndaj nuk duam që ti të lëndohesh nesër dhe të pendohesh që u martove me atë njeri.

Nga ana tjetër, përgjigjja ishte kategorike:

- Në asnjë mënyrë nuk ke për ta marrë atë vajzë! Ne ia njohim fisin e familjen asaj dhe e dimë shumë mirë çfarë dere janë. Nuk ke për ta marrë asnjëherë. Ose do të ikësh nga shtëpia dhe nuk ke më punë as me ne, as me kushërinjtë e tu, të cilët kur ta marrin vesh kanë për të të mbajtur mëri për të gjithë jetën.

Unë nuk e mora vesh asnjëherë konkretisht se përse bëhej e gjithë kjo hasmëri. Mamaja nuk ka dashur të ma thotë kurrë këtë gjë.

Pasi kaloi njëfarë kohe dhe që të dy ishin përpjekur për t’ua mbushur mendjen të afërmve, mamaja ishte ajo që kishte luftuar me mish e shpirt për të arritur atë ç’ka ajo ëndërronte, ndërsa Tani, me sa treguan faktet, nuk u tregua aspak burrë!

Ata u ndanë dhe ime më ka kaluar shumë peripecira, pasi duhej të ishte edhe nënë, edhe baba. Nuk kemi qenë gjithnjë në gjendje të mirë ekonomike, plus që më kryesorja për mua ishte fakti që unë deri njëfarë moshe nuk e njihja as si fytyrë tim atë, sepse ai me lëvizjet e viteve ’90 emigroi jashtë shtetit. Atë e fejuan me shkuesi me një vajzë që nuk e donte dhe mamaja ime nuk donte t’ia shihte më fytyrën.

Më vonë, kur unë fillova të rritesha, pas shumë këmbënguljeve të Tanit, ajo e kuptoi se ishte e nevojshme që unë të paktën ta njihja si fytyrë atë që duhet të kishte qenë pranë meje në foshnjërinë, fëmijërinë, adoleshencën time, në këtë moshë kur unë kam shumë nevojë për një figurë atërore. Pra, që ai të ishte pranë meje në çdo moment të rritjes sime!

E kam takuar dhe nuk më ka zgjuar asnjë lloj emocioni takimi me të. Më ka thënë që edhe ai e ka dashur mamanë t i me, p o r q ë n g j a r j e t r r o d h ë n n ë mënyrë të tillë që ata nuk duhet të shiheshin më dhe jo se nuk donte ai, ndërkohë që mamaja ime më thotë gjithnjë të kundërtën: Që atij ia mbushën mendjen prindërit dhe pastaj nuk donte as ai vetë që të martohej me të. Unë nuk di kujt t’i besoj. Ndonjëherë mundohem ta vë veten në pozitat e tij, por prapë më duket shumë absurde të lësh personin që ti do dhe fëmijën që ai mbart, në mes të katër rrugëve.

Por vuajtjeve të mamasë sime, pas shumë kohësh, dukej se po u vinte fundi... Ajo u njoh me një burrë që ajo e do dhe ...

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.