PYESNI NJËRI-TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Po gratë shqiptare pse zgjedhin thikën të vrasin fëmijët e tyre? Çfarë dreqin po ndodh? Filipi

- Epo, të vrasë gruaja me thikë fëmijën e saj, këtë fenomen vetëm në Shqipëri e vërteton. Edhe macja që është mace dhe që e gjen me vështirësi ushqimin, as qentë, nuk i vrasin kështu të vegjlit e tyre… Spanj ol l i

- Sepse u ka ikur truri! Nuk duan t’ia dinë që në fakt nuk janë padrone të askujt e fëmija nuk është prona e tyre. Vjollca Cumraku

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Si ju duket një tip tullac që del në televizor me syze e me kufje në vesh dhe që lyen thonjtë? A nuk ju duket si ufo? Shabani

- Ju lutem, mos ofendoni ufot! Hahahaha Klea Servantes - Robert Aliaj... Manjola Ola - E ka për Robert Aliajn ky, besoj... Ale Alessio

- Ashtu duken... Ani Anisa

- Pse ka kaq shumë shqiptarë që flasin greqisht në Jug? Unë shkova ca ditë me pushime në Himarë dhe m’u acaruan nervat... Kaq pa gjak e pa identitet jemi ne shqiptarët? Marsiania - Janë katunarë! Elmaz Eminaj - Është e vërtetë që flasin greqisht. Në shkolla pothuajse të gjithë greqisht flasin. Na çanë t...n! Ikën në det e dëgjon vetëm greqisht... Beke Sarande

- Si ju duket mbyllja e universiteteve private? A është ky një vendim i drejtë? Altini.

- Shumë mirë, se e dimë të gjithë si funksionojnë firmat private, lëshohet falco gjithçka. Me diploma janë pajisur persona që nuk kanë mbaruar 8-vjeçaren. Ervina Pallo

- Mirë ia ka bërë me ca, se qenë hapur si lokale. Beke Sarandë

- Kush e ka fajin, Edi Rama që u premton shqiptarëve shëndetësi falas apo shumica e shqiptarëve që mendojnë se në Shqipëri shëndeti duhet të jetë falas, si në kohën e xhaxhit? Filipi.

- Shqiperine e ka marre lumi ore te mjere... Ky vend perfundimisht s’behet! Ina Chopin

- Duhet të jetë falas, po me i thanë Edit që të hapë edhe aeroporte të tjera në qoftë se do turizëm ne Shqipëri, se na mbyti British Airvvays me nga 400£ bileta! Rejan Rei

- Shteti është i detyruar t’u ofrojë njerëzve shëndetësi falas, por edhe njerëzit janë të detyruar të paguajnë taksat dhe sigurimet shoqërore. Në Shqipëri bëhet garë kush vjedh më shumë... Altin Fjorda Jahollari

- Fajin e kemi ne, populli, që shkojmë pas këtyre politikanëve që duan të pasurohen në kurrizin tonë! Manjola Ola

- Patjetër që shëndetësia duhet të jetë falas. Të gjithë ata njerëz të varfër nuk kanë para për të ngrënë e jo për t’u kuruar. Klea Servantes

- Ne nuk bëhemi njerëz; qentë kanë më shumë tru se ne. Fabio Dervishi

- Nëse dhe vendet e huaja qenkan në kohën e Xhaxhit, okej, pranojmë, por ai veç sa po e shkatërron Shqipërinë. Ia mbylli Kukësit edhe një investim, që ishte shkolla. Apo zgjedhjet vijnë shpejt dhe ia rrëzojnë bustin, se as aty s’e ka vendin. Ana Sinamati

- A jeni të mendimit që pushimet më mirë të bëhen në Shqipëri në vendin tonë, edhe pse pak shtrenjtë, sesa të pasurosh një vend të huaj? Timi.

- Pse t’i bëj pushimet në Shqipëri shtrenjtë e të mos i bëj në Greqi që e kam edhe gjiton, edhe çmimet i ka njësoj dhe ofron 100 herë më shumë? Po pse, për budalla të dukem kështu? Filipi

- Ç’do të thotë për ju të jesh burrë, në kuptimin e plotë të fjalës? Çfarë e bën një mashkull të quhet vërtet burrë? Ana.

- Ana, duhet të jesh këtu, që të ta tregoj nga afër... Çapkëni

- Një burrë i vërtetë është ai që ka besë, që mban përgjegjësitë e tij, që i përgjigjet familjes dhe nuk u largohet problemeve, por i zgjidh ato. Gjithkush tjetër që nuk i ka këto cilësi, mashkull mund të jetë, por burrë jo! Marsiania

- Çfarë ndjeni kur shikoni djalin e Fullanit që fshin djersët me 500 euro?

- Atë që ndjemë kur pamë njërin e tjetrin të na vjedhë, s’ka ndonjë gjë ndryshe kjo vjedhje nga të tjer- at... Ne shqiptarët dimë vetëm të flasim e nuk e ngremë kokën kurrë, na vjedhin nga xhepat e s’themi asnjë llaf, na përgjojnë e s’themi një llaf, edhe kur të na e marrin shpirtin, asnjë llaf s’kemi për të thënë. Milet më të keq se ne nuk ka, s’kishte faj Konica i shkretë! Më ka zhgënjyer ky vend, populli im, popull kot! Marsiania

- Çfarë ndjej për djalin e Fullanit që fshin djersët me 500 qindëshe? Më duket si djali i ish-Millosheviçit dhe babai i tij, si Millosheviçi. Anonim

- Ehu, ju shqiptarët jeni llumi i njerëzimit o vëlla, çfarë t’ju bëj e t’ju them unë?

- Të gjithë këta të mëdhenjtë që dalin në Shqipëri, a nuk duhen pushkatuar si tradhtarë dhe vjedhës të pasurisë së vendit, pa përjashtim?! Sokrati

- Ku dallohet femra e përdalë nga femra normale, sepse nga e veshura që kanë kohët e fundit, unë nuk i dalloj më. Më thoni ju kam të drejtë, apo gaboj? Xhimi.

- Nuk e dallon dot në të parë o Xhimi. Duhet të martohesh me të, që ta marrësh vesh, po pastaj ta ka marrë ferra uratën o i zi... Mira M

- A ka ndonjë politikan apo fondacion këtu që mbron shtresën e varfër, sepse unë nuk njoh të tillë? Maria - As unë... Bora - Edhe ato që duken sikur, e bëjnë vetëm për veten e tyre Maria. Duhet Maria e shenjtë o Mari, që të bëjë diçka e kur s’është ajo, bëj si bëj e gjej ndonjë zgjidhje vetë, mos mbaj shpresa askund. Marsiania

- Sa të pavarur ndiheni në familje dhe a keni problem të shpreheni lirshëm për çdo lloj teme me ta? Bora

- Ç’temë të hapësh në familje? Kush të kupton? Adoleshenti proudtobeme

- Disa po, disa jo... me mamin po, me babin jo, se me vëllain as që bëhet fjalë... Po flas për tema shoqërore e, të merremi vesh, se për çështje dashurie, kush e hap gojën?! Të gjithë jemi të ndershëm në kulm... hahahaha Bora

- Cili nga shtetet e huaja mendoni se është vërtet aleat miqësor i Shqipërisë? Nardi.

- Mendoj se është Turqia e Gjermania. Kasapi

- Historikisht, Turqia! Megjithëse e kemi sharë e bërë copash pse na pushtoi shekuj më parë, turqit janë tëvetmit që na shohin si vëllezër... Gjithë shtetet e tjera, hiqen kot si aleatët tanë se janë gati të na hanë të gjallë dhe vetëm interesat e tyre shohin te ne... Anonim

- Si do të reagonit nëse ju ngacmon një maniak në rrugë? Bora.

- Maniaku seksual ose shejtani seksual nuk i del një njeriu me mendje të shëndoshë, i pabesi ose qeni i biri qenit, por i del një njeriu jo fort të qëndrueshëm mendërisht dhe emocionalisht. Të gjitha ndodhin në këtë botë të çmendur ose, më falni për shprehjen, të pjerdhur. Fatosi

- Sikur të kisha fuqinë e duhur, do ta kisha rrahur aq keq sa të mos i shkonte mendja më jo të ngacmonte vajzë, po as të ngrinte sytë për ta parë. Ç’të bëj, nuk i kam fuqitë e Stalones! Miku

- Varet nga situata... Por besoj se do ta kisha gjetur një zgjidhje... Do Zoti nuk rastis natën në ndonjë rrugicë se ç’do t’i bësh një maniaku në ato kushte? O Zot, larg nesh! Bora

- Këtu çdo ditë dëgjon për krime në familje. Çfarë po ndodh me vendin tonë? Nuk është parë e dëgjuar të ndodhin kaq shumë vrasje në një vend kaq të vogël. Ju, si mendoni, përse ka kaq shumë krime këtu, cilat janë arsyet e shtimit të tyre? Bashkimi.

- Në Shqipëri ka shumë krime, nga qeveria që ne kemi. Tani që u futëm në BE, ligjet do të ndryshojnë, do të zbuten. Ne si vend, duhet të marrim shembull nga vendet arabike. Atje ka ligje shumë të rrepta: Në qoftë se vjedh, të pritet dora, në qoftë se përdhunon, të pritet koka etj. Pran- daj, tani, burgjet e këtyre vendeve janë pothuajse të boshatisura. Asnjeri nuk vjedh, nuk vret, nuk përdhunon etj. Ne dhe shumë vende të botës duhet të marrim shembull nga këto shtete dhe krimet do të uleshin ndjeshëm. Minatori

- Mua më duket më me vend të hapen shtëpi publike, sesa të bredhin rrugëve këto të përdalat. Ju, si e shikoni këtë gjë, a duhet ligjëruar një gjë e tillë edhe në vendin tonë, tashmë? Eltoni.

- Epo, duhet të hapen se s’bën shtëpi publike se prostitutat po shtohen si kërpudhat. Shtëpia publike tanimë duhet të jetë e madhe si qendër tregtare. Boli

- Sado shtëpi publike të hapen, të përdalat prapë rrugëve do mbeten o Elton, se, përndryshe, do kishin mbetur rrugët bosh... hahahahaha. MDN

- Dikush më tha që populli shqiptar është shumë sherrxhi. A jeni dakord me këtë përcaktim? Neta.

- Për mendimin tim, jo të gjithë shqiptarët janë sherrxhinj, por shumica po. Njerëzit, shikojnë një shqiptar që është sherrxhi e mendojnë se të gjithë shqiptarët janë kështu. Për shembull, në shumë vende të botës, në qoftë se një shqiptar kryen një krim, njerëzit mendojnë se të gjithë shqiptarët janë kështu dhe shqiptarët zakonisht paragjykohen kudo që janë. Joni

- Aq sherrxhi janë, saaaa! Me ata që janë të dobët ama, se po t’u dalë përpara ndonjë hundëlesh, si mace bëhen... Mira M.

- Mendoj se duhet bërë një protestë për turizmin këtu, që çdo gjë e ofrojnë me euro, kjo nuk më duket e drejtë. Ne kemi lekun shqiptar, përse duhet të jenë të gjitha hotelet apo blerjet të llogaritura me euro? A ju duket e drejtë kjo gjë? Albina.

- Sa gjëra të padrejta ka te ne o Albina!!! Sikur të ishte vetëm kjo... Bora

- Sigurisht që s’është e drejtë, prandaj edhe po “lulëzon” turizmi këtu te ne. Kanë mësyrë të gjithë Sarandën sivjet se është pak më e lirë se pjesa tjetër e Jugut, ku shkojnë ata që s’kanë bukë të hanë, ama hapen brinjësh me euro... Për së prapthi janë gjërat këtu... Mira M.

- Në qoftë se do të merrnit vesh që shoqja juaj e ngushtë flirton me të fejuarin tuaj, si do të vepronit? Meri.

- Do t’ia kisha shkul flokët një për një, edhe pyet? Meri, nëse e ke nga vetja këtë pyetje, nëse ta ka bërë ty shoqja, domethënë e ti pret të marrësh përgjigje nga ne se çfarë t’i bësh, ajo me siguri i është futur në krevat të fejuarit tënd. Janë bërë femrat maskaresha... Kape dhe bëje peshk! E quan edhe shoqe të ngushtë... Ana

- Hiç, do t’ia kisha dhënë, ta mbante me shëndet... Anonime

- Sikur të thotë Ambasada Amerikane: “Jeni të lirë të shkoni, të qëndroni e punoni në Amerikë!”, çfarë mund të ndodhë vallë në Shqipëri? Klajdi.

- Shqipëria do të boshatiset dhe Amerika do të mbushet me shqiptarë, por Ambasada Amerikane nuk e bën një gjë të tillë. Geri

- Ç’do ndodhë në Shqipëri? E ç’të ndodhë? Asgjë... Pleqtë prapë këtu do mbeten, fillikat... hahahahha. MDN

- Shoh që shumë të rinj dëshirojnë patjetër të largohen nga Shqipëria! Mendoni që ky vend nuk po na ofron asgjë? Kristi

- Pse, mos ke ndonjë mendim më optimist ti Kristi? Marsiania

- Jo, jo, ky vend na ofron tallje b...e. ohu, këtu është bërë për të ik natën për shi... MDN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.