Babai po më vdes... Ta bëj dasmën?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje redaksi! Jam një vajzë nga një qytet i vogël… Jam në një gjendje shumë të keqe shpirtërore. Jam fejuar me një emigrant në Angli dhe ai vetëm në shtator mund të vijë të më marrë, kështu që kemi ndarë ditën e dasmës, kemi prenotuar lokalin e kemi përgatitur gjithçka që ka të bëjë me dasmën. Unë prej kohësh e kam babin sëmurë, por ditët e fundit mësuam se kanceri kishte përparuar shumë dhe atij i kanë mbetur vetëm pak javë jetë, ndoshta edhe vetëm disa ditë… Jam shumë keq shpirtërisht. Në këtë gjendje, as që dua të mendoj për dasmën, por babai më thotë se do që të më shohë nuse dhe unë nuk e di a do t’ia arrijë ai asaj dite… Si t’ia bëj, të anulloj gjithçka dhe t’i kushtohem atij në ditët e tij të fundit, apo të vazhdoj me përgatitjet e dasmës, që, nëse ai do të jetë gjallë deri atëhere, të arrijë të më shohë nuse? Nuk e ndjej të vishem nuse kur e di se atij i kanë mbetur edhe pak ditë jetë… Jam shumë, shumë keq... Si do të vepronit ju po të ishit në vendin tim?

- Dasma duhet të bëhet për të mirën e babait, se nëse babai vdes, atëhere mos e bëj dasmën. Regensburg Wiesau

- Po të bëhet dasma, babai mund të përmirësohet nga gezimi. Jori Fier

- Është gjynah të ndërrohet dita e dasmës... Ëndrra e prindërve është t’i shohin fëmijët e tyre të lumtur... Shpresoj që babai yt t’ia arrijë ditës e të të shikojë nuse. Ka ndodhur edhe që babai i vajzës ka vdekur ditën e dasmës dhe dasma ka vazhduar. Mbas dasme kanë bërë funer- alin e babait. Dasma nuk kthehet kurrë. Elona Balliu

- Unë, ose do ta bëja dasmën sa ai është gjallë, ose do ta shtyja ndoshta për vitin tjeter. Nio Apple

- Plotësoja dëshirën babit se do të të ngelet peng për gjithë jetën! Ildo Rozgari

- Më vjen shumë keq. Ale Alessio

- Dëshira e madhe e babit tënd për të parë nuse, përkundër sëmundjes famkeqe, do të bëjë që ta shohë lumturinë tënde, prandaj deri në momentin e fundit, përpiqu ta realizosh ëndrrën e prindit dhe tënden. Dëshiroj që babai yt ta presë atë ditë dhe juve ju uroj shëndet dhe lumturi. Hasan Hasanaj

- A nuk paske njerez te tjere ne familje ti qe po kerkon ndimen e gazetes moj budalle un dasmen e coj ne djall para familjes ti thua a te bej dasem a ti qenke nje debile e super budalle ik moj zhduku ske turp ne vend qe te jesh duke i ndejt afer meresh me gazeta u qiti ment fb. Izabela Izabela Gonzales - Dasmën beje. BekeSarandë - Sa injorantë që jeni!Asaj po i vdes babai e ju thoni “dasmën” o kafshë! Dasma edhe përsëritet, por babai saj nuk kthehet ma! Për mendimin tim, shërbeji babait deri në frymën e fundit, ndoshta merr hallallin e prindit. Behar Brahaj

- Bëje dasmën dhe ishalla të sheh babai nuse... Çdo gjë është e shkruar dhe s’mund të kundërshtojmë fatin që na ka caktuar Zoti!!! Manjola Ola

- Plotësoja dëshirën e fundit... Endrit Sulejmani

- Baba e Nënë s’të bëhet njeri. I thuaj atij shokut, “hajde në Shqipëri se këtë po e bëj për babin! Po iku ai, s’më duhet gjë ajo dasëm”, sepse ti, teorikisht, s’bën dot më dasëm. Jam i bindur që do të të kushtojë pak, por nëse vërtet ai djalë të do aq sa thotë, duhet ta bëjë, edhe pse kushton. Nëse babai ikën, ty s’ka ç’të duhet dasma sepse dasëm bën prapë, por baba s’gjen më. Unë do të bëja të pamundurën në këtë rast, por ti mos i humb shpresat, sepse Zoti është i madh! Të uroj të gjesh kurajon në këto ditë të vështira. Mos e humb besimin te Zoti, sepse ai është i madh. Respekte, Albion Mulaj

- S’ka gjë më të bukur, vetëm të të shohë nuse, të mos ikë me kokën pas (me merak). GushiYzo

Kjo është rubrika jonë për ju, që u jep mundësi të na pyesni për dilemat që keni. Do të jenë vetë lexuesit që do t’ju japin përgjigje ne gazetë dhe ne Faqen tonë te Facebook-ut Gazeta Intervista, e mendime, ndaj na shkruani... Do të gjeni patjetër një zgjidhje për çfarë ju shqetëson!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.