Si bëhet çaji i ftohtë në kushte shtëpie?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për ju. Mund të duket shumë e zakonshme, por ama, unë nuk po di se si të veproj... Fëmijët e mi e pinë shumë çajin e ftohtë, sidomos në këtë periudhë, por unë nuk kam mundësi t’ua blej sa herë e kërkojnë sepse është shumë i sht renjtë dhe sepse kam frikë se ka shumë konservamntë dhe nuk u bën mirë. Dua të di, si mund të bëj sa më shpejt çaj të ftohtë në kushtet e shtëpisë?

- Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes mënyrës se si bëhet çaji i ngrohtë, me atë se si bëhet i ftohti, përveç faktit që ky i dyti, para se të konsumohet, duhet futur në frigorifer.

Nxehni afërsisht 700 ml ujë, pa e lënë të vlojë. Hiqeni nga soba dhe hidhini 3 bustina çaji (sipas dëshirës), të cilat nuk duhet t’i lini në ujë më shumë se pesë minuta. Nëse ju pëlqejnë shijet e forta, mund të hidhni edhe katër bustina. Pasi të keni hequr bustinat, hidhni 140 gramë sheqer dhe përziejneni mirë (shqerin mund t’ia hidhni edhe në fillim, kur po nxehet uji, pasi shkrihet më mirë). Në këtë pikë, hidhni ujë të ftohtë derisa çaji të arrijë në masën një litër e gjysëm dhe hidheni në një shishe t ë zakonshme. Shtoni edhe pak lëng limoni. Preferencialisht, mund të shtoni edhe lëng të ndonjë fruti tjetër, sipas dëshirës suaj, por kini parasysh se çaji pjeshkës, për shembull, jeton më gjatë se ai i limonit. Që ta përftoni sa më shpejt çajin e dëshiruar (pa pritur derisa ai të ftohet në frigorofer, mund ta konsumoni menjëherë, duke shtuar në të disa kuba akulli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.