Ç’kuptim ka ëndrra ime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA - Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ

Tre djaj

- Isha shtrirë në krevat dhe po rrija. Pas pak, ndjeva një si tërheqje nga këmba. Kur pashë poshtë, ishin tre djaj me ngjyra të ndryshme: Një i kuq, një blu dhe një jeshil. I kuqi po me tërhiqte prej këmbe. I trembur, u kapa te dërrasa e kokës së krevatit, por ajo u thye, pa kaluar një sekondë. Rreth meje u shfaqën njerëz të cilët i njihja dhe ata po më shikonin me përçmim, kurse djajtë, qeshën me të madhe. Ju lutem, më thoni, çfarë do të thotë? - Djalli, në ëndrra, përfaqëson epshet dhe emocionet tona, të cilat nuk kemi mundur t’i shtypim apo t’i kontrollojmë. Inatet dhe nxitjet e epshit është shumë e vështirë të kontrollohen, ndaj edhe në ëndrra ato na shfaqen në një formë të tillë, si nxitjet e djallit. Brenda secilit prej nesh qëndron forca e kreativitetit dhe e shkatërrimit gjithashtu dhe përgjithësisht, janë frikërat tona ( më së shumti, frika nga sëmundjet) që na paraqiten në këtë mënyrë në ëndërr. Ëndrra juaj, tregon domosdoshmërinë që të përballeni me frikërat tuaja, të cilat nganjëherë janë të pajustifikuara. Ëndrra tregon se do të jeni shumë i ngarkuar, por momenti i tanishëm nuk duket shumë i favorshëm për të marrë përsipër çështje të rëndësishme në aspektin profesional, pasi ekziston mundë- sia që t’ju mashtrojnë. Detaj interesant në ëndrrën tuaj është fakti që tre djajtë kanë ngjyra të ndryshme që lidhen me anët e ndryshme të vetë karakterit tonë. Kjo do të thotë se, pavarësisht se si e keni parë ëndrrën, ajo nuk është negative… Ngjyra e gjelbër në ëndrra simbolizon një përmirësim të mundshëm, progres apo lulëzim, pasi është e lidhur me natyrën dhe paqen, ndërsa bluja, e lidhur me thellësinë dhe stabilitetin. Me sa duket, juve ju sulmon djalli i kuq, pra, ai që është i lidhur me energjinë, rrezikun, fuqinë e pushtetin, ashtu si edhe me dëshirën dhe dashurinë... Mos ndoshta kohët e fundit keni patur një tundim që bie ndesh me moralin apo parimet tuaja? Ndoshta synoni të ecni përpara, por nuk dini nëse rruga që keni zgjedhur do të përqafohet nga njerëzit te të cilët besoni? Djalli qesh me ju sepse jeni ju vetë në jetën reale që grindeni me veten për frikën që keni apo ato që ndjeni, por mos u trembni… nuk do të ndodhë vërtet kështu në jetë. Fakti që në ëndërr ju jeni kundërshtar me djallin, tregon se nuk keni pse t’i trembeni ndonjë sjelljeje të gabuar nga ana juaj. E vetmja gjë që duhet të bëni, është të keni më shumë besim te vetja dhe të mendoheni mirë para se t’i besoni dikujt që e ka vërtet në dorë çështjen për të cilën interesoheni.

Gremina

- Shoh gjithmonë të njëjtën ëndërr, sikur bie në greminë dhe pastaj, gjithmonë, zgjo- hem... Koli - Ëndrra shpreh një ndjesi frike, boshllëku dhe pamundësie aktuale. Nëse e shikoni ëndrrën herë pas here, siç thoni, mundohuni të kuptoni në cilat momente të jetës suaj e shikoni atë. Mos ndoshta atëhere kur ndiheni keq dhe bosh shpirtërisht? Në vetvete, kjo lloj ëndrre nuk bën ndonjë parashikim dhe, ndonëse mund të duket negative, një ëndërr e tillë, aq më tepër e përsëritur, është e lidhur me një lloj hapjeje tuajën ndaj botës, është simbol i dinamizmit dhe entuziazmit, ndonjëherë edhe i aftësisë për t’u shoqëruar me të tjerët. Në përgjithësi, tregon një predispozitë pozitive për të përballuar gjithçka që të ofron jeta, ndaj unë ju këshilloj të mos e mbani mendjen në përsëritjen e saj, por të shijoni çfarë keni në jetën tuaj. Do ta shikoni se është pikërisht mendimi juaj për të, ai që e kthen dhe e rikthen ëndrrën në netët tuaja…

Merimangat dhe pallati

pengues

- Në ëndërr isha me familjen me pushime diku në një plazh shumë të bukur. I thashë mamit: “Do të shkoj tek i dashuri t’i them që këtu është një mrekulli dhe duhet të vish patjetër këtu ku jam unë me pushime”. U nisa, por përpara më ngrihej një pallat shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh, e gjeta hyrjen e të

dashurit, por kur shkova të hapja derën, më dolën përpara dy merimanga shumë të mëdha të zeza, që nuk më linin të hyja brenda. Siç isha në siklet, u zgjova nga gjumi. Pres një shpjegim nga ju. Faleminderit. - Ëndrra tregon se jeni para një ndryshimi ose tranzicioni midis asaj çfarë ndjeni dhe çfarë realisht bëni në realitet. Plazhi i bukur paraqet vizionin tuaj për jetën dhe dëshirën se si do të donit të ishte realisht jeta juaj, sidomos ajo private. Pallati i ngritur është pengesa

që ju do të hasni për të arritur qëllimet tuaja, të cilat duket se kanë lidhje pikërisht me personin e zemrës. Doni ta bëni zyrtare, por diçka nga ana e tij ju është bërë, ose do ju bëhet pengesë. Do të kaloni disa vështirësi sidomos në këtë periudhë. Merimangat simbolizojnë problemet tuaja, pengesat, debatet, por edhe forcën tuaj për t’ia dalë mbanë çdo gjëje. Jeni shumë e ngatërruar këto kohë dhe është në dorën tuaj që t’u jepni një zgjidhje problemeve. Vërtet keni pengesa, por duke qenë natyrë krijuese, mund të gjeni

një zgjidhje të përshtatshme për ju. Nëse nuk është e thënë që zgjidhja të jetë drejt të dashurit tuaj, atëhere zgjidhja që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi është të kujdeseni për shëndetin tuaj, në radhë të parë. Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e tjetrit. Ju nuk mund të luftoni e vetme. Ëndrrat, veç të tjerash, janë edhe këshilluese. Shmangni problemet, qetësohuni dhe bëni një hap mbrapa që të reflektoni më mirë nëse ia vlen të luftoni për atë çfarë doni, apo jo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.