A të ftoh kondicioneri?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, kam kaluar një grip para dy ditësh, por më ka lënë me pasoja sepse kam dhimbje të kraharorit. A ka mundësi të ketë kaluar në ftohje ky grip i thjeshtë, apo mos vallë jam ftohur nga kondicioneri? A të ftoh kondicioneri? Sa orë në ditë mund ta lësh ndezur dhe cilat janë shenjat që po merr ftohje nga kondicioneri? Unë punoj në zyrë gjithë ditën, por dhimbja në gjoks më shfaqet më shumë natën kur fle dhe më ther aq shumë saqë e ndjej edhe në kurriz. Pres një përgjigje, çfarë analizash duhet të bëj? Jam 45 vjeç. Kam shenja të tilla si dhimbje kraharori, therje...

Dr. Mira Xhixha, alergologe: - Me shqetësimet që më përshkruani, do t’ju këshilloja të bëni një grafi të mushkërive, një gjak k o mplet me formulë dhe t ë paraqiteni për konsultë. Kondicioneri bëhet shkak për fillimin e një alergjie, sidomos atyre nga sporet e mykrave dhe gjithashtu, disa personave që t ashmë j anë me alergji, kondicioneri ua rëndon më shumë gjendjen sepse ai rrit shumë lagështirën në ajër. Problemi që keni ju, me dhimbje në gjoks dhe në shpinë, nuk ka të bëjë edhe aq me mushkërinë, por më shumë me muskujt dhe artikulacionet. Jeni e mirëpritur për konsultë për të përjashtuar një alergji dhe për të saktësuar më tej problemin tuaj. Me respekt, dr. Mira!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.