Pyetje-përgjigje për seksin...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Bashkëshorti më thotë shpesh: “Ti nuk di të thuash një fjalë të ëmbël, po më ftoh shumë”. Si ta kuptoj unë këtë gjë?

- Këtë gjë e di më mirë se askush vetëm ju, e nderuar zonjë. Përderisa burri ju thotë një gjë të tillë, do të thotë që ka nevojë vërtet për fjalë të ngrohta nga ana juaj. Nuk kanë nevojë vetëm femrat për komplimente, por edhe meshkujt. Nuk ju kushton asgjë t’i bëni ndonjë kompliment, ama duhet të keni kujdes dhe të jeni bindëse kur t’ia bëni komplimentin, sepse ata e ndjejnë kur gënjeni. Ndoshta i mungon intimiteti me ju, e keni menduar ndonjëherë këtë gjë? Duhet t ’ i përkushtoheni më shumë, që të mos ftohet më tutje ndaj jush. Kuptohet që çdo çift ka ulje-ngritje në mar- rëdhënien e tij, por është edhe në dorën e çiftit t’i kapërcejë këto gjëra. Mund t’i përgatisni një natë romantike dhe ta pyesni me lezet se të çfarë natyre i do komplimentet...

- S’e kuptoj pse ejakulon i fejuari pa kryer marrëdhënie... A e kam unë fajin sepse nuk kam patur eksperienca më parë?

- Kur një mashkull ejakulon para kohe, ky quhet ejakulacion prematurë dhe ndodh për arsye të ndryshme, por jo sepse është faji juaj. Në këtë mes, s’ka lidhje fare fjala “faj”. Shkaqet mund të j enë fizike, psikologjike, mund të jetë shumë i eksituar ose mund të ketë ankth dhe do që të jetë perfekt në sytë tuaj. Me kalimin e kohës, duke qëndruar më shumë me njëri-tjetrin, besoj se s’do të ndodhë më kjo gjë. Nëse vazhdon ta ketë sërish këtë problem, ai duhet të bëjë një kontroll fizik tek andrologu.

– Përgjithësisht, sa kohë i duhet një femre për të arritur orgazmën?

- Është normale që dhjetë minutat parapërgatitore (preludi i dashurisë) të ndjekura nga pesë minuta të kontaktit seksual të jenë të mjaftueshme për të arritur orgazmën. Shumë femra kanë nevojë për përkëdhelje me dorë më shumë sesa për penetrim vaginal për të provuar orgazmën. Te këto lloj femrash, as 8 orë kontakti seksual të pandërprerë nuk do të mjaftonin për të arritur orgazmën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.