Urime

Intervista - - POSTA -

Me daten 16 gusht, mbesa ime, Etleva Agall i u Topçiu, mbush 32 vjeçe. Të uron tezja jote, Lindita me vajzen Ermira dhe djalin Indrit. Nje urim, Etleva e mer nga prindërit Habibe e Safet vellai Ervis dhe moter Erjona. Një urim special ia japin gjysh Fetau dhe nënë Fajreja, gjyshe Filikua. Vajza e saj Emili, i uron mami Eves lindjen e vellait te cilin Emili po e pret me padurim. E pra, vajza jonë, mbesa jonë, motra jonë, u befsh edhe 132 pranvera te bukura sic je vete te urojme se shpejti lindjen e djalit me respekt nga familja që të do dhe tezja Lindita, që të do shumë.

Dua t ë përshëndes fëmijët e mi Alteon dhe Erisën, që i dua shumë. Gjithashtu, edhe burrin t i m, Landin. Nga Artemisa

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Në fillim, nuk u besova veshëve, por dola, bleva gazetën dhe e lexova: Muhamet Malo kishte marrë titullin Kandidat Misionar i Paqes, i akorduar nga Misioni Siplomatik Paqe dhe Prosperitet. Pra, është familja e madhe e misionarëve të paqes, e Nënë Terezës, Gandit, Luter Kingut, Mandelës, Hollbrukut etj. Tani, mes tyre, është edhe Meti ynë i dashur. M’u mbushën sytë me lot gëzimi, ndërsa zemra, plot urime.

- Anglezët (por jo vetëm ata) kanë shprehjen “gruafëmijë”, që do të thotë se, një vajzë, edhe kur martohet dhe bën fëmijë vetë, mbetet pak fëmijë, nga buzëqeshja, çiltërsia, afrimi me fëmijët. Ky është një fat i madh, që jo të gjithë e kanë, por kjo goca e Tosit, elektroautit komshi, e ka këtë veti. Një Zot e di sa mirë ndihem kur e shoh që qesh me gjithë shpirt, apo vrapon pas djalit. Gjërat më të bukura janë kaq të thjeshta! Pastaj mendoj: Si ka mundësi që nuk më hiqet nga mendja? Hë pra, pse? Gjithsesi, e uroj fort.

- Prapë një belgo-shqiptar, Safet Kryemadhi. Është nga Librazhdi, por jeton në Bruksel, një enciklopedi e vërtetë! Ka mbaruar dhe botuar në frëngjisht një tip enciklopedie se çfarë kanë thënë të huajt (të panjohur deri tani) për shqiptarët. Më preke fort, Safet! Faleminderit edhe ti Arjan Mluka, që ma prezantove. Ju uroj të dyve, lumturi në familje.

- Agim Hamzallari është oficer në Drejtorinë e Policisë, Qarku Durrës, por unë e njoha në Golem, ku vete herë pas here. Gimi, simboli i mirësisë njerëzore! Ky oficer, t ani edhe gjysh, por që kujdeset aq shumë edhe për lulishten e hotelit-shtëpi. Të uroj jetë të gjatë, i dashur Agim!

- Dëgjova për rigjenerimin e Parkut të Lurës. Mua më duket ëndërr, i dashur miku im, Lefter Koka, por po u bë, do besoj se mrekullitë ekzistojnë. Të uroj fort ty, si Ministër u Mjedisit dhe stafin.

- Kam një shok të vjetër sa unë, pothuaj. Nuk ka pikë kyçe në jetën e njëritjetrit që të mos jemi të pranishëm. Quhet Tomorr Çani, por të gjithë e thërr asin Coli i Myrvetes. Shoh jetën time te ti, Coli dhe të përqafoj fort, fort, fort.

- Vete nganjëherë (për të mirën time) te Çim Babasi, në Fushë-Krujë. Më të shumtën e herës, nuk e gjej, por gjej personelin e tij shumë të edukuar, për të cilin kam urimin për të qenë familjarisht të lumtur.

- Ti, Iris Luarasi, del rrallë, por kur del, del! Të pashë tek emisioni i Nisida Knezit, kur po flisje për të mirënjohurën Oriana Fallaci. U ndjeva aq mitë. Frëngjisht, në këto raste, thuhet: “Chapeau!”, Iris!

- Aty në Hardhishtë të Shijakut është një vreshtë bio dhe një verë që ke qejf ta pish. Të uroj ty, Blerim dhe gjithë stafin e firmës “Kokomani”, atje.

- Kam një lloj dobësie për ata që janë pleq, por që lëvizin, sidomos nga liqeni. Janë shumë, shumë! Mes tyre, ja edhe dentisti Hasan, babai i Mozës dhe vjehrri i shokut tim. Të uroj fort, jetë të gjatë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.