Me cilën shenjë mund të jetë mik një Shigjetar?

Intervista - - HOROSKOPI -

(Vijon nga numri i kaluar)

Shigjetari-Dashi

Të lindurit e shenjës së Shigjetarit dhe Dashit ndajnë parime të përbashkëta dhe kanë të njëjtin vizion për jetën. Ata, pra, mund të ndërtojnë një miqësi të fuqishme dhe jetëgjatë. Përsa u përket daljeve dhe pasioneve, të dyja shenjat zhvillojnë aktivitete ku liria dhe eksperiencat e reja janë të privilegjuara, si, për shembull, sportet ekstreme ose udhëtimet me zbulime. E vetmja hije në këtë tablo? Dashit i pëlqen të ndjehet udhëheqës dhe të marrë vendime, ndërkohë që Shigjetari i nënshtrohet me vështirësi autoritetit.

Shigjetari-Demi

Yjet nuk janë shumë optimistë përsa i përket pajtueshmërisë miqësore mes Shigjetarit dhe Demit. I pari është kureshtar dhe i pëlqen të dalë e të zbulojë gjëra të reja, ndërsa Demi është më sedentar. Që një miqësi mes tyre të jetë e mundur, duhet që Shigjetari të mësojë ta kanalizojë energjinë e t i j , ndërsa Demi, të zgjerojë fushën e interesave. Shigjetari dhe Demi mund të zhvillojnë së bashku aktivitete intelektuale dhe lojëra të ashtuquajtura shoqërore ( shahu, l etra, monopoli, etj).

Shigjetari-Binjakët

Një Binjakët dhe një Shigjetar mund të merren vesh dhe t ë j enë miq t ë mirë, megjithëse kjo nuk është gjithmonë e lehtë, nëse merret parasysh pajt ueshmëria e pakët astrologjike. Në fakt, këto dy shenja e kalojnë kohën e l i rë në mënyrë t ë ndrys hme. Është e mundur atëhere një lidhje sipërfaqësore, e bazuar në daljet për të pirë një kafe. Kështu, evitohen edhe deliret e përbashkëta dhe udhëtimet spontane. Megjithatë, Shigjetari është mendjehapur dhe Binjakët kanë aftësi përshtatjeje, gjë që mund të lehtësojë shkëmbimet mes tyre.

Shigjetari-Gaforrja

Në astrologji, dy shenja mund t ë j enë s humë t ë ndryshme, por njëkohësisht, të plotësojnë njera- tjetrën. Nuk është ky rasti për të lindurit e Gaforres dhe Shigjetarit, që mund të merren vesh me vështirësi. Në fakt, Shigjetari karakterizohet nga egoizmi, materializmi dhe të qenit sipërfaqësor, ndërkohë që Gaforrja është shumë e ndjeshme, bil e s hpesh, e bri s htë. Megjithatë, yjet nuk përjashtojnë mundësinë që ata të jenë shokë të mirë, që mund të luajnë bashkë futboll, të shkojnë në kinema, apo të pinë një gotë.

Shigjetari-Luani

Ekziston një lloj pajtuesh- mërie miqësore mes Shigjetarit dhe Luanit. Në fakt, këto dy shenja kanë të përbashkët të njëjtat parime dhe vlera si bujarinë, dëshirën për t’u zbavitur dhe për t’ia kaluar mirë në shoqëri. Me një fjalë, ata të dy takohen lehtë në të njëjtat grupe shokësh. Luani nganjëherë merr në dorë f r erët e lidhjes, për shkak të natyrës së tij prej lidershipi (drejtuesi), gjë që nuk vlerësohet shumë nga Shigjetari, që nuk duron njeri mbi kokë. Evitoni, pra, aktivitete të tilla si udhëtimet me makinë, ose fundjavat vetëm për vetëm të dy, të organizuara si gjithmonë nga... Luani.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.