I dolëm në krah nuses së djalit

Intervista - - FAQE 1 -

Jam një grua në moshë, që dua të tregoj historinë e djalit tim. Jam nënë e lumtur sepse kam rritur fëmijë të mrekullueshëm, që kanë vazhduar shkollë e kanë marrë zanate me mundësi punësimi. Djali i madh mbaroi Institutin e Fizkulturës dhe merret edhe me sport; ka krijuar familjen e tij dhe fatmirësisht, shoh që janë të lumtur me bashkëshorten e me fëmijët.

Djali i dytë, në adoleshencë, kur duhet t’i vinte forca shkollës së mesme, u dashurua me një vajzë shumë të mirë. Them “shumë e mirë” sepse i njihja familjen, i kishim në lagje dhe më dukej vajzë e urtë, por nuk ishte e thënë që historia e tyret ë zgjaste shumë. Nuk i di mirë arsyet e ndarjes, por u mërzita sepse djali filloi të binte në mësime dhe gjithë lagjja përgojonin fëmijët tanë. Fatmirësisht, sot sikur po ndryshon pak kjo puna e opinionit sepse mua më vinte keq edhe për vajzën, që të bëhej me llafe për shkak të lidhjes me djalin tim. Me gjithë përpjekjet tona, pas kësaj historie, ishte e pamundur që djali të vazhdonte shkollën...

Ndërsa vajza, fëmija ynë i tretë, ishte shumë e mirë në shkollë dhe sapo ka mbaruar Inxhinieri, një degë e vështirë. Është fejuar dhe them se vitin tjetër do martohet.

Unë dhe im shoq tashmë j etojmë në shtëpinë tonë, një hyrje e vogël, siç janë pallatet e vjetra, pranë të dy djemve. Përpiqemi t’i ndihmojmë djemtë, sepse edhe nuset i kanë në punë dhe ne merremi më fëmijët e tyre. Siç ju thashë, djali i dytë nuk vazhdoi shkollë, por duke qenë se i pëlqenin makinat, u bë mekanik. Në fakt, ka shumë punë, aq sa nuk e shoh asnjëherë bosh ofiçinën e tij. Lodhet shumë, por ka të ardhura të mira dhe nuk e kam merak për këtë. Meraku për të është tjetër, marrëdhënia e tij me bashkëshorten.

Pas ndarjes nga vajza me të cilën u dashurua në gjimnaz, djali ynë u njoh me një tjetër vajzë. Pas disa kohësh, na e prezantoi edhe neve dhe në fakt, edhe kjo tjetra m’u duk vajzë e mirë, aq më tepër që e shihja se djali im ishte i lumtur me të. Për mua, të dyja nuset janë më të mirat, për aq kohë sa djemtë e mi janë të lumtur, por jo gjithçka shkon sipas dëshirave. Pasi u fejuan, ata zgjodhën të bënin një dasmë jo shumë të madhe dhe me pjesën tjetër të parave, të shkonin për pushime në Turqi. Sigurisht, muaji i mjaltit shkoi shumë mirë. Edhe në vitet e para të martesës, ata ishin shumë mirë me njëritjetrin.

Zoti i gëzoi me vajzë, një bebe engjëll, e bukur, e shëndetshme dhe e urtë. E cila gjyshe do thoshte për gëzimin e jetës që s’është e mirë? E kam rritur atë vajzë, më ka dhënë lumturi e dashuri çdo ditë që ka ndenjur me mua. Djali punonte nga mëngjesi në darkë, nusja punonte 9 orë dhe lodhej, por si në moshë që isha, nuk i bëja dot edhe ndonjë punë në shtëpi. Të paktën i mbaja vajzën edhe disa orë pasi kthehej nga puna, që t ë bënte punët apo të pushonte pak. Me të vërtetë që e kam dashur këtë nuse si vajzën time. Edhe ajo na ka respektuar. Pas 3 vitesh, Zoti i gëzoi edhe me një djalë e sigurisht që familja e tyre tashmë po rritej e mua nga jashtë më dukej e lum- tur. Përpiqesha të mbaja vajzën e madhe që nuses t’i mbetej kohë të merrej me të voglin. Im shoq bënte pazarin. Realisht, burrë e grua jemi përpjekur të ndihmojmë më shumë djalin e dytë sepse ai mbeti pa shkollë të lartë e për ne, si prindër, nuk qe e lehtë.

Kur ktheheshim në darkë në shtëpinë tonë, ne ishim shumë të lodhur dhe si pleq që ishim, nuk kishim më as durim dhe as fuqi të flisnim për gjëra që na bënin përshtypje gjatë ditës. Ndonjëherë e shikoja që nusja isht e në kulmin e nervave, thjesht përpiqej të mos reagonte kur ne shkonim për të marrë vajzën apo të çuar ushqimet e pazaret. Ose e thënë më saktë, ajo përpiqej të mos na fliste. Në fillim, nuk i dhashë rëndësi kësaj heshtjeje duke menduar se e kishte nga lodhja, se e linte djali i vogël pa gjumë, po pas disa ditësh, kur e shihja edhe të acaruar, fillova të shqetësohesha.

Një ditë mora guximin dhe e pyeta mos vallë e shqetësonte prania jonë, apo i kishim thënë ndonjë gjë për të cilën ishte fyer. Helbete, pleq, thashë, por nuk kisha dyshuar kurrë që shkaku të ishte im bir... Më duket se kaq mjaftoi që ajo të shkrehej në lot para meje. Im shoq bëri sikur nuk e pa dhe doli menjëherë për të bërë pazaret.

- Djali yt ka dashnore! - më tha, mes ngashërimeve.

M’u duk sikur mu shemb tavani. Nuk po dija çfarë të thoja, ç’të bëja, të ikja apo të rrija. Të rrija... me atë që kishte bërë im bir nuk kisha vend në atë shtëpi. Të ikja... dukej sikur nuk shqetësohesha aspak se si do t’i vinte halli martesës së tyre.

- O Zot, bija ime, nuk di ç’të të them apo ç’të bëj, më thuaj si mund të të ndihmoj... - i thashë dhe ishte e pamundur të mbaja lotët.

Djali im ishte shkaktari i gjithë kësaj, ai ishte i papërgjegjshmi për bashkëshorten, për fëmijët... o Zot i madh, nuk po dija ç’të mendoja. U ula se filluan të më merreshin mendtë dhe as që mendoja të thoja “a mund t ë mas t ensionin” sepse ishte e dukshme ashiqare se ajo ishte më keq se unë dhe për shumë kohë, e kishte mbajtur për vete këtë brengë ose do të ishte përpjekur ta zgjidhte me tim bir. Po përpiqesha të vija trurin në punë dhe arrita vetëm t’i thoja që do të bëja ç’të më kërkonte ajo, do të bëja çmos që martesa e tyre të shpëtonte. Pas disa minutash, pasi u qetësua, nusja filloi të më tregonte. Ajo e kishte kuptuar para 2 muajsh, kur im bir i kishte shkuar me kemishë t ë përlyer me buzëkuq në jakë.

- Kisha vënë re njëfarë ftohjeje të tij, por nuk më shkoi mendja te tradhtia. Men- doja vetëm se lodhej shumë e nuk kishte fuqi të merrej me vajzën apo me mua në darkë, kur kthehej. Dhe ç’është më e keqja, kur i pashë këmishën me buzëkuq, e pohoi menjëherë, - tha ajo. Dukej sikur po i dilte edhe fryma e fundit kur më tha këto fjalë. Duart i dridheshin akoma, fatmirësisht që djali po flinte. - “Po, t ë kam tradhtuar dhe e dashuroj atë vajzë”, më ka thënë djali yt.

Plumbi do të kishte qenë shumë më i ëmbël për mua në ato momente sesa kjo fjali e tmerrshme që ajo e kishte mbajtur përbrenda për dy muaj rresht.

I kërkova nuses një ditë kohë që të mendohesha dhe leje, që këtë muhabet ta flisja edhe me tim shoq. I thashë se çfarëdo vendimi që do të merrnim, ne do të vinim në dijeni nusen të parën. Ishte më e pakta që mund të bëja për të. Im bir kishte përfituar nga ajo, duke qenë se ishte natyrë e qetë, punëtore, jo llafazane, ishte si një engjëll që na kishte ardhur në shtëpi.

Sapo erdhi im shoq, i thashë të iknim se nuk isha mirë. Shkuam direkt në shtëpinë tonë sepse ne banonim te pallati ngjitur.

Menjëherë iu shkreha atij duke qarë e duke i treguar për ç’më kishin dëgjuar veshët. Për së dyti, m’u shemb tavani ndërsa tregoja e edhe atij sikur i ra pika. Arriti të fliste vetëm pas çerek ore nga tronditja që pësoi. Biseduam gjatë të dy dhe arritëm në përfundimin që ne duhet t’i kërkonim llogari djalit tonë për këtë. Pasi mblodha veten, fola në t elefon me nusen dhe i thashë që ne do flisnim me djalin, por do të ishte më e mira të flisnim kur të ishim vetëm me të.

- Dakord, - tha ajo, - mbasdite po iki nga mamaja ime dhe po vij nesër paradite për kopshtin e vajzës...

Në mbrëmje, në kohën që djali duhet të kthehej në shtëpi, ne ishim në shtëpinë e tij, sepse edhe ne kishim një kopje të çelësit. Ai bëri sikur nuk ...

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.